"Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë"/ Berisha mesazh urimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka folur për Samitin e Diasporës që do të mbahet këtë javë duke nisur nga dita e nesërme deri më datën 15 prill.
Rama theksoi se sot Diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit.
Ai nënvizoi se sfida nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturohet një rrjet i tërë zemrash dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për vetë shqiptarët, kudo që janë.
“Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri dhe, sa herë u jepet mundësia, mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë Shqipërinë.
E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, histori suksesi, pune e përkushtimi, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë, por, njëkohësisht, edhe një hapje për vlerësim.
Vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë arritur dhe kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre, miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar, në një farë mënyre, krahët e shqiponjës sonë.
Sot, diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner, si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe, hap pas hapi, në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes.
Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për vetë shqiptarët, kudo që janë”, tha Rama./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Në episodin e radhës të Public Square, i ftuar nga Ditmir ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në mbledhjen e As...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashk...
Në takimin e Asamblesë së PS-së në Berat, kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama në asamblenë e PS në Berat ka folur ...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në mbledhjen e Asa...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi e ka quajtur tallje dhe ar...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me pensionistët në njësi...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në rrjetet socia...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervis...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në ...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, komentoi sot lidhur me s...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, p...
Partia Demokratike ka organizuar në Durrës, tryezë diskuti...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot se në vaz...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...