
Gjyqtari Erion Bani është sulmuar ditët e fundit nga ana e kryeministrit Edi Rama me pretendimin se ai është vendosur në detyrë për të goditur njerëzit e PS-së siç është edhe Erion Veliaj. Megjithatë, historia dhe faktet tregojnë të kundërtën pasi në më shumë se një rast gjyqtari Erion Bani ka vendosur në favor të Erion Veliajt.
Erion Bani ishte gjyqtar dhe i dha të drejtë Veliajt në gjyqin me Grida Dumën, ashtu siç bëri edhe në rastet kur i dha të drejtë kryebashkiakut në gjyqin me Jorida Tabakun dhe Erion Isufin, kunatin e Lulzim Bashës.
Ndërkohë, në vitin 2023, Erion Veliaj bën një denoncim për shtetasin Sali Berisha dhe shorti i bie gjyqtarit Erion Bani, numri themeltar është 75 i kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës në GJKKO ndaj kryetarit të PD-së.
Në fakt, Erion Veliaj në ditët e fundit e ka sulmuar ballazi Erion Banin dhe njerëzit e rilindjes dhe 99-çat e tij apo mediat që çfarë nuk kanë trilluar sa e kanë bërë noter të prokurorëve, e kanë bërë edhe demokrat të madh.
Por, le t’ju sjellim pak memorien. Në atë kohë, mediat raportonin se Erion Veliaj kishte kallëzuar Sali Berishën dhe ishte gjyqtari Erion Bani, i cili në datën tetë maj të 2023-shit duhej të zhvillonte seancën gjyqësore ku kallëzues ishte Erion Veliaj dhe i kallëzuari ishte shtetasi Sali Berisha. Si gjithmonë, doktori nuk u paraqit në seancë, e refuzoi, nuk shkoi të paraqitej te gjyqtari Erion Bani.

Por, çfarë ndodh më pas? Ky gjyqtari që na pretendojnë se i paska rënë më qafë Erion Veliajt ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës ka një mal me dosje, një mal me fashikuj dhe një dosje të kopsitur në mënyrë perfekte, me një vendim shterues të gjyqtarit Erion Bani, ky i fundit në gjyqin e Erion Veliajt me Sali Berishën, vendos që Sali Berisha të shoqërohet me forcë.
Kush i thërret memories le të gjejë pak gjyqin e datës tetë maj të vitit 2023, kur gjyqytari Erion Bani urdhëroi pas seancës së parë që Berisha nuk u paraqit, që kryetari i PD-së të merrej me forcë dhe të paraqitej para gjykatës në datën 19 maj. Pra, vetëm 11 ditë më pas, Sali Berisha do të merrej me forcë për të qenë i pranishëm në seancën ku ishte kallëzuar nga Erion Veliaj.
Tani, çfarë e lidh Erion Banin me Sali Berishën kur e merr me forcë që ta përballë në gjyq me Erion Veliajn? Apo kur merrte Berishën me forcë në gjykatë ishte gjyqtar i mirë se u duhej socialistëve dhe tani është gjyqtar i keq se firmosi dhe vendosi të arrestojë Erion Veliajn me një masë sigurie pasi kishte parë me qindra e qindra prova. Ky është rasti i Erion Banit kur është i mirë dhe kur është i keq, sipas orekseve të politikës. /CNA
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Gazment Bardhi, në një dalje mediatike, ka raportuar se pr...
Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës...
Kukulla e Lulzim Bashës dhe e paguara nga Soros, Jorida Ta...
Shikoni komunikimin e kryebashkiakut, mënyra si bëhen post...
Kukulla e Lulzim Bashës dhe e paguar nga Sorosi, Jorida Ta...
Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme primaret nga të ...
Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme primaret nga të ...
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje ...
Kryedemokrati Sali Berisha në një intervistë televizive ka...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një dal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në nj...
Një delegacion prej dhjetë anëtarësh i Kongresit të Autori...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, i ftuar në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur gjatë pr...
Një marsi është dita e Primareve. Demokratët dhe simpatiza...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka publ...
Kryeministri, Edi Rama në një mbledhje me disa nga asamble...
Ditën e djeshme u publikua lajmi se sorosianët e “Nisma Th...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...