
GJKKO ka dalë me një deklaratë pas qëndrimeve publike të bëra nga Belind Këlliçi, në lidhje me silurat që lëshon kryeministri Rama apo kërcënimet që ka bërë publikisht dhe talljet e Erion Veliajt për ta çuar çështjen e tij në situacion brekësh, kur në fakt është një çështje korrupsioni, parash të marra nëpërmjet firmës së tij, nëpërmjet OJF-ve të ndryshme dhe të afërmve të bashkëshortes së tij apo shoqërive të tjera, që në fund përfundonin te xhepat e Ajola Xoxës.
GJKKO ka thënë se nuk ka patur kërcënime ndaj Ilirjana Olldashit. Në fakt, deklarata e Belind Këlliçit ishte e drejtpërdrejtë, duke thënë se ka indicie dhe përtej indicieve, GJKKO nuk mund të përgënjeshtrojë dot Edi Ramën.
Mjafton që zëdhënësi i GJKKO-së, apo trupa gjykuese të shohë deklarimet e kryeministrit Rama ditën e hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.
Ka folur dhe për Gjykatën e Apelit. Kush nuk e ka parë, le ta shohë.
Së dyti, prej ditësh Erion Veliaj hedh e përcjell mesazhe denigruese, fyese dhe akuza ndaj prokurorit Olsi Dado, duke kërkuar që ai të tërhiqet nga kjo çështje, për ta rrëzuar në fakt, thelbin e këtij hetimi.
Por, Erion Veliaj ka frikë të përmendë edhe Altin Dumanin, ka frikë të përmendë dhe Erjon Banin, por gjithë qëndrimet që mban Erion Veliaj, të gjitha deklarimet e Edi Ramës pasohen nga një grup ish-prokurorësh të larguar, zyrtarësh, politikanësh, avokatësh pa licensë, njerëz të paguar nga Erion Veliaj dhe Edi Rama, ushtarë të bindur të Rilindjes, të cilët dalin nëpër media dhe sërish hedhin akuza ndaj Ols Dados.
E të gjitha këto silura që hidhen nga Rama, nga Veliaj dhe nga ushtria e tyre, nuk janë thjesht për Ols Dadon, por janë silura që i drejtohen Ilirjana Olldashit. Dhe në rast se zyrtarët e GJKKO-së nuk e dinë, le ta mësojnë.
Në tryeza politike flitet se Erion Veliaj mund të dalë në apel, pasi diçka aty është zgjidhur. Deklarime këto tavolinash politike, të banaqeve të Tiranës, por në fakt, po artikulojnë shumë e më shumë në kryeqytet.
Ndaj edhe GJKKO, përtej një përgënjeshtrimi, se Ilirjana Olldashi nuk është kërcënuar, bën mirë t’i shikojë deklarimet e kryeministrit, të kryebashkiakut, të ushtarëve të tyre, që lëshojnë silura pa ndalim, kundër kolegëve që ata kanë, kundër gjyqtarëve të shkallës së I-rë në GJKKO, kundër prokurorëve të çështjes, për të kuptuar se mesazhet nuk janë për ata. Por mesazhet janë për apelin, ku shpresojnë që të lirojnë Erion Veliajn./CNA
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pak minuta...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se drejtu...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka vazhdon të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu m...
Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve ka dhënë këtë pasdite n...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet socia...
-Letër bashkëkombasve tanë nëpër botë- nga Agron Duka T...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rr...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë një shpjegim ...
Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të Partisë So...
Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u s...
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një p...
SPAK dhe GJKKO i kanë kërkuar llogari Policisë së Shtetit ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan Donald Tr...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...