Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, deklaroi sot se mbledhja e firmave në mënyrë konsensuale në Kuvend është zgjidhja më e mirë në garën për Avokatin e Popullit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi u shpreh se Bashkimi Europian nuk e mbështet nxitimin e mazhorancës në këtë moment dhe as kandidaturat politike, e për rrjedhojë janë të gatshëm të presin më shumë kohë për emrin e ri që do të drejtojë institucionin.
“Që t’ju sqaroj dy gjëra. Rregullorja e përcakton fare qartë se nuk janë kandidatët që vetëkandidohen, por janë deputetët që propozojnë. Rregullorja ia jep të drejtën deputetit që të tërhiqet nga projektligji, nga projektvendimi, nga projektrezolutat dhe nga kandidaturat në çdo moment. Për analogji ju citoj nenin 72. Nismëtari i projektligjit ose projektvendimit, që mund të jetë dhe një deputet i vetëm, mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është votuar në parim në seancë plenare. Jo vetëm kaq, po mbi bazën e vendimit të Komisionit të Ligjeve të datës 17 nëntor, i cili në fund fare e thotë fare qartë që një deputet mund të firmosë vetëm për një kandidat, me datë 5 nëntor është bërë tërheqja zyrtare e të gjitha firmave dhe e të gjitha propozimeve për të gjithë kandidatët. Që do të thotë, asnjë kandidat sot nuk ka qëndrim të ligjshëm përpara kësaj salle plenare.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që në përputhje me nenin 119, kjo tërheqje është bërë përpara vlerësimit përfundimtar që parashikon neni 111 i rregullores për kandidatët nëse i kanë firmat apo jo. Kur më datë 9 dhjetor, pra dy ditë më përpara, Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar kandidatët, në atë moment nuk ka pasur më asnjë kandidaturë të ligjshme. Të gjithë kanë qenë me propozim të tërhequr, me firma të tërhequra. Në rastin konkret Endri Shabanit i është bërë e qartë ditën që ka marrë firmën, që në rast se ai do të do të shkojë përpara duke përdorur firmat e opozitës, por votat vetëm të mazhorancës, atij do t'i tërhiqet mbështetja. Kështu që qëndron ajo kërkesë që kemi bërë. Rikthehem te procesi. Ju paralajmëroj gjithashtu diçka.
Bashkimi Europian nuk e mbështet nxitimin tuaj në këtë moment. Nuk mbështet as kandidaturat politike. E për rrjedhojë, janë të gatshëm të presin më shumë kohë derisa ky Parlament të mbledhë firma në mënyrë konsensuale, një proces konsensual me një avokat populli, i cili i qëndron në mënyrë të denjë atij funksioni. Rikujtoj edhe njëherë, dy herët e fundit, Avokati i Popullit në vitin 2010 ka qenë kompromis politik në mbyllje të asaj, ju e mbani mend darkën e famshme të Krokodilit, kur kryeministri Berisha ia ofroi me një kusht të vetëm.
Me një me një kusht të vetëm. Të mos jetë persekutor politik, po të jetë dikush, kushdo tjetër. E përzgjodhët në selinë e Partisë Socialiste Avokatin e Popullit, Totozani. Në vitin 2017 ka qenë sërish marrëveshje politike që ta kishte opozita. Pra, është traditë e mirëvendosur, të cilën e keni konfirmuar ju në fund të sesionit që shkoi. Unë ju ftoj dhe njëherë t'i rikthehemi këtij procesi, përndryshe Avokati i Popullit do të jetë me një cen thelbësor kushtetues, i zgjedhur pa propozim zyrtar nga deputetët e për rrjedhojë, juve do t'ju vinin pikëpyetje kushtetuese, ligjore avokatit të ardhshëm të popullit. Kështu që, ju ftoj edhe të mos përplasemi, nuk do të njihet si përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, për këtë jua siguroj. Kështu që më mirë të bëjmë një proces, të gjejmë rrugën, të mblidhemi, të vendosim firmat mbi kandidatët dhe më pas të fillojmë procesin e votimit”,-tha Bylykbashi./CNA
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza ndaj mazhorancë...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i kërkoi sot mazhorancë...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të enjte hapjen...
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në një seancë...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka reag...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sot lidhur me krizë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sërisht so...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, akuzoi ...
Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e projektligjit “P...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë i pranishëm në...
Këtë të mërkurë në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Adm...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka bërë një analizë...
Politologu Ermal Hasimja ka deklaruar sot se zhvillimet e ...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot procesin ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje-kartolin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...