“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizdari, në një deklaratë për mediat ka folur për deklaratat e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, për numrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin gusht.
Dizdari ngre pikëpyetjen se pse qeveria nuk ka ngritur ende sistemin e statistikave të dedikuara për turizmin SAT, të cilin e premtoi këtë vit.
Sipas Dizdarit statistikat që nxirren sot janë një kryqëzim i burimeve të ndryshme nga Instat, Tatimet, Ministria e Financave apo Bashkitë duke çoroditur opinionin publik me shifra laramane.
Ajo ka deklaruar se Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe.
Deklarata e Fjoralba Dizdarit:
Në një dalje publike ministrja e Turizmit, Znj. Kumbaro, deklaroi se këtë vit Shqipëria deri në muajin gusht është vizituar nga 8.5 milionë vizitorë të huaj, ndërkohë që sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria për periudhën janar – korrik të këtij viti, është vizituar nga 6,4 milionë të huaj, dhe vetëm 1,6 milionë nga këta të huaj, kanë fjetur në struktura akomoduese, që do të thotë se shumë pak është harxhuar në strukturat akomoduese, hoteleri.
Pse kjo qeveri, që e ka aq për zemër turizmin, ende nuk e ka ngritur Sistemin e Statistikave të dedikuar për turizmin SAT (Satellite Açount of Tourism), të premtuar për këtë vit.
Statistikat që nxirren sot janë një kryqëzim i burimeve të ndryshme nga Instat, Tatimet, Ministria e Financave apo Bashkitë duke çoroditur opinionin publik me shifra laramane.
Ajo çka u reflektua sivjet në plazhet e vendit, është pikërisht dështimi i qeverisë shqiptare në manaxhimin e turizmit bregdetar. Sivjet, po ashtu qeveria dështoi me sukses, në menaxhimin e turizmit natyror, malor e ndërqytetas, si rezultat i mungesës së kapaciteteve akomoduese dhe linjave të transportit nga qyteti në qytet.
Kryeministri pretendoi në nisje të vitit “se për 2024 kishte rritje të prenotimeve në krahasim me 2023 në vend”, dhe madje ishin mbyllur rezervime edhe për vitin 2025, ndërkohë që vetëm pak javë më parë udhëzonte operatorët turistik vlonjatë që të ulnin çmimet pasi plazhet ishin bosh.
Shqipëria deri para pak ditësh nuk kishte një strategji për zhvillimin e sektorit të turizmit të qëndrueshëm 2024-2030, por një strategji deri në vitin 2023. Ndonëse Ministria e Turizmit e kishte premtuar atë muaj më parë.
Mesdheu këtë vit do të vizitohet nga mbi 500 milionë turistë dhe vetëm dy vendet fqinje, Greqia dhe Kroacia tërheqin rreth 10% të këtyre vizitorëve, ndërkohë që Shqipëria nuk tërheq dot as 1% të tyre.
Sipas ministres së Turizmit, qeveria shqiptare ishte e kënaqur që bashkëkombësve tanë, shqiptarëve të Kosovës, u ishin liberalizuar vizat, duke shpresuar gjithsesi të vizitonin bregdetin tonë, ndërkohë nga ana tjetër kjo qeveri ka gjobitur me dy taksa shqiptarët e veriut, që kërkojnë të aksesojnë plazhet e vendit!
Ministria e 800 tonëve mbetje të rrezikshme, deklaroi se impiantet e filtrimit të ujërave të ndotura që janë në Shqipëri, nuk i përballojnë kapacitetet e shtuara të qyteteve.
Pse nuk investohet në këtë drejtim, por rrezikojnë shëndetin e fëmijëve dhe pushuesve që lahen nëpër plazhe, duke e bërë Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë, për cilësinë e ujërave detare.
Këtë na e vërteton edhe raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit për cilësinë e ujërave detare, ku nga 29 vende të rajonit dhe Europës, Shqipëria është pozicionuar e fundit.
Që Shqipëria të shndërrohet në një atraksion turistik, kërkohen më shumë se ‘letra strategjike’ dhe zotime televizive./ CNA
Kryeminsitri Edi Rama ka folur sërish për planin e qeveris...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, ka dalë në mbrojtje të mediav...
Ervin Salianji "qahet" nga qelia e burgut të Fierit ku po ...
Këtë të martë delegacioni i eurodeputetëve të Parlamentit ...
Sot opozita do të zhvillojë protestën kombëtare kundër qev...
Analisti Neritan Sejamini komentoi shkarkimet e 12 drejtor...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar prapaskenat e shkarkimit...
Gazetari Blendi Fevziu bëri një analizë të situatës po...
Ilva Gjuzi, një fenomen në Partinë Socialiste. Ajo u ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëv...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë daljes së tij tele...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bër...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për med...
Seanca plenare e kësaj të hëne zgjati rreth 20 minuta dhe ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë kundër mosbindj...
Në reagimin e tij nga burgu, kryetari i PL-së, Ilir Me...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, fajëson ish-b...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga...
Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklara...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...