SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Këtë të shtunë, në Pallatin e Kongreseve ka nisur Kuvendi Kombëtar, ku Partia Demokratike dhe Aleanca po shpalosin programin politik 2025-2029. I pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. Këlliçi u ndal të një sërë çështjesh të evidentuara në këtë prag zgjedhjesh.
Këlliçi tha se për cilindo që shfaq skepticizëm mbi programin e PD-së, duhet të dinë se paratë, energjitë, njerëzit punëtorë dhe kreativë janë në PD.
Në fjalën e tij, Këlliçi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në administratë, infrastrukturë dhe mirëmenaxhim të buxhetit.
Këlliçi shtoi se PD-ja është e vendosur të heqim qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë, që quhet Edi Rama.
Në fund, Këlliçi tha se me votën e shqiptarëve do të shembin përfundimisht instalacionin pa leje në Kryeministri, që quhet Edi Rama.
“E kuptoni tani përse u mbush sheshi “Nënë Tereza” mbrëmë?!
Sepse Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë opozitare, denoncuese dhe qëndrestare. Partia Demokratike është alternativa qeverisëse e besueshme dhe konkrete për shqiptarët, alternativa që ka dëshmuar në historinë e saj se mund ta çojë vendin në zenitin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit politiko-shoqëror.
Për cilindo që shfaq skepticizëm mbi programin tonë, ne ju themi se paratë janë tashmë këtu, energjitë janë këtu, pasuritë dhe burimet natyrore janë këtu, njerëzit e mrekullueshëm punëtorë dhe kreativë janë po ashtu në këtë vend.
Ajo që mungon është vullneti për ta ngritur këtë vend në piedestalin që meriton. Dëshira për të qeverisur në mënyrë demokratike dhe jo për të sunduar me despotizëm dhe plaçkitje.
Pa asnjë dyshim që ndërhyrja e parë, emergjente dhe e drejtpërdrejtë është Paketa e Emergjencës. Nuk mund të flasim për rritje ekonomike dhe turizëm ndërkohë që pensionistët, familjet e reja, të rinjtë jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pabarazia sociale është e skajshme.
Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor.
Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.
Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.
Çmimi i energjisë 7 lekë/Kë/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme.
Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor:
Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare.
Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët.
Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe garantimi i cilësisë së tyre, duke i dhënë fund ferrit të ilaçeve skadente dhe çmimeve të papërballueshme nga shtresat më të brishta ekonomikisht.
Programi për rininë, synon t’i japë fund dramës familjare dhe shoqërore të shpopullimit. Çdo prind meriton t’i ketë afër bijtë dhe bijat e veta. Çdo i ri meriton të ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjinën e pashkëputur kulturore.
Dyfishim i buxhetit për arsimin. Çdo teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor kyç. E nuk mund të ketë arsim modern pa një model serioz të financimit në nivelin e pagave, në shpërblim të kërkimit shkencor dhe në investime në pajisje dhe infrastrukturë arsimore.
Zërimi i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve. Të rinjtë shqiptarë e kanë dëshmuar në të gjithë botën se kanë shkëlqyer në rezultate studimi, pune dhe sipërmarrje. Është koha që këtë energji ta shfrytëzojmë në shtëpinë tonë.
1 çati për çdo çift. Saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift.
Sigurisht që këto masa janë vetëm fillimi.
Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në administratë, infrastrukturë dhe mirëmenaxhim të buxhetit.
Ne tashmë jemi të vendosur ta heqim qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë, që quhet Edi Rama.
Një fjalë e kam për të gjithë ju miq në këtë sallë dhe ata që po na ndjekin përmes ekranit.
Askush nuk më besoi dy vite më parë kur nisa rrugëtimin për çmontimin e Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj. Shumëkush qeshi. Shumëkush tha tërhiqu. Shumëkush ishin cinikë e mosbesues. Të tjerë madje kërcënuan.
Por ja ku jam përpara jush, pas dy vitesh, me një zotim të mbajtur.
Sot ju premtoj se, ashtu siç çmontuam kështjellën e rërës në Bashkinë Tiranë, e cila zuri nën vete tigrin prej letre Erion Veliaj, nën drejtimin e Sali Berishës, me këtë program qeverisës të shkëlqyer, me votën tuaj, me besimin në Zot e në familje, ne do të shembim përfundimisht instalacionin pa leje në Kryeministri, që quhet Edi Rama”,-tha Këlliçi./CNA
Ka nisur këtë pasdite shpalosja e programit politik 2025-2...
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërin...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot Në një po...
Pastor Akil Pano ka reaguar sot pas çeljes së fushatës së ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka ndarë sot një re...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga çelja e fusha...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në hapjen e fus...
Kryesocialisti Edi Rama ishte i fundit që mbajti një fjali...
Qarku i Korçës ishte i fundit që mbylli prezantimin e qarq...
Në sheshin “Skënderbej” po zhvillohet tubimi për hapjen e ...
Drejtuesi i Qarkut Shkodër njëherësh dhe kryebashkiaku, Be...
Në sheshin “Skënderbej” vijojnë fjalimet nga drejtuesit e ...
Qarku i dytë në radhë në çeljen e fushatës zgjedhore të Pa...
Partia Socialiste ka nisur çeljen e fushatës zgjedhore në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka ndarë në...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka bërë m...
Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “PD-ASHM”, Le...
Drejtuesi i fushtës zgjedhore të Partisë Demokratike, Chri...
Ditmir Bushati në podkastin e tij të radhës “Public Square...
Partia Socialiste do të hapë sot zyrtarisht fushatën zgjed...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...