“Socialistët me këngë e valle rreth Yllit”/ Pastor Akil Pano: Shpërfaqe e ceremonive okulte
Pastor Akil Pano ka reaguar sot pas çeljes së fushatës së ...

Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri ka renditur 12 persona, politikanë ose të lidhur me politikën, të cilët sipas tij janë miq ndërkombëtarë të Edi Ramës.
Xhaferri shprehet se Edi Rama në 12 vite në pushtet ka bërë tentativa për të vrarë pluralizmin politik në vend.
Xhaferri tha se Ramën në këtë mision e kanë ndihmuar dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, disa prej atyre armiq të egër të faktorit shqiptar.
Xhaferri rendit disa prej këtyre personave, ku përmend: Aleksandër Vuçiç, George Soros, Antony Blinken, Charles McGonigal, Yuri Kim, Florian Coldea, Fabrizio Lisi, Stefano Boeri, Muhamet Alabar, Ron Yeffet dhe Vittorio Sgarbi.
“Ndonëse premton Evropën, Edi Rama në 12 vite në pushtet ka ndjekur çdo politikë dhe ka përdorur çdo mjet, që nga kriminalizimi i ekonomisë deri te tentativa për të vrarë pluralizmin, për të na larguar nga Evropa dhe në këtë mision e kanë ndihmuar dhe miqtë e tij ndërkombëtarë, disa prej atyre armiq të egër të faktorit shqiptar.
1-Aleksandër Vuçiç, ish Ministri i Propagandës së Millosheviçit, që bënte thirrje që për çdo serb të vrarë të vriteshin 100 myslimanë në Bosnjë dhe që kërkonte që Srebrenica të përsëritej në Kosovë, është miku personal i Edi Ramës dhe armiku më i egër i shqiptarëve në rajon. Kur Vuçiç ishte shpërfillur nga BE, Edi Rama me “Open Ballkan” e ktheu në faktor politik në rajon dhe si shpërblim Vuçiç nisi thikat pas shpine ndaj Kosovës, duke kulmuar me sulmin terrorist në Banjskë.
2-George Soros ideatori i Jugosllavisë së re tutori i Edi Ramës, e ka kthyer Shqipërinë një oaz për eksperimentet e tij dhe agjendat e errëta, që nga prindi 1 dhe prindi 2 deri tek nënat surrogato dhe pengmarrja e drejtësisë dhe ekonomisë që nxitën mjerim dhe eksod
3-Antony Blinken i shpallur “Non Grata” në zyrat e DASH nga administrata Trump u kthye në mashë të dyshes Rama Soros për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.
4-Charls McGonigal ish numri dy i FBI në Neë York, u pagua me taksat e shqiptarëve të varfër për të jetësuar projektin e Edi Ramës për të lënë Shqipërinë pa opozitë.
5-Yuri Kim, diplomatja që me babëzinë e saj tipike majtiste minoi si asnjë tjetër raportet Shqipëri- SHBA, teksa nga jahtet e investitorëve strategjikë ftonte shqiptarët të hanin bar nëse ishin kundër autokracisë së Ramës.
6- Florian Coldea ushtarak rumun, ish këshilltar i Edi Ramës, akuzohet në vendin e tij për lidhje me krimin e organizuar, që nisin nga Meksika, në Durrës e Bukuresht, lidhje në të cilat përfshihet dhe klani famëkeq Sinaloa.
7- Fabrizio Lisi, ish numri dy i Interpol Roma, kur kontrollonte nga ajri sipërfaqet e drogës në Shqipëri si zyrtar i Guardia di Finanza manipulonte shifrat, duke pohuar se në Shqipëri kishte luftë ndaj kanabisit, por në të vërtetë kanabisi po përgjakte shqiptarët.
8- Stefano Boeri, arkitekti i Edi Ramës që e ka ndihmuar në projektin Tirana 2030 që ka në fokus kryesor pastrimin e parave të drogës në kullat për të cilat firmos Edi Rama, është nën hetim në Itali për abuzime me tenderat dhe është nën arrest shtëpie, teksa në Shqipëri deri tani e kanë amnistuar.
9- Flavio Tosi ish kryetari i bashkisë së Veronës, i përfshirë në listën e personave të hetuar në operacionin Antimafia koduar "Isola Scaligera", është ndër miqtë e Edi Ramës dhe Lali Erit, që u ka asistuar me eksperiencën e tij për aferën e inceneratorëve.
10- Investimet strategjike janë kthyer në një sipërmarrje private të Edi Ramës dhe i vetmi investitor strategjik i huaj është Muhamet Alabar, i cili po ndërton në Durrës, teksa më gjasë do jetë një prestanome se paratë që po investohen në atë projekt janë paratë që Edi Rama u ka vjedhur shqiptarëve.
11-Ron Yeffet është një biznesmen i huaj, mik personal i Edi Ramës që sipas Arben Ahmetajt donte të blinte borxhin publik të Shqipërisë, ç’ka do të thoshte që falimenti i Shtetit Shqiptar të ishte në mëshirë të tij.
12- Në radhën e miqve nuk mungojnë as qesharakët si Vittorio Sgarbi që Edi Ramën na e paraqet në Itali si një lider global, ashtu siç me injorancën e tij prek kulturologu e cilësonte Bylysin një qytet grek”,-shkruan Xhaferri në rrjetet sociale./CNA
Pastor Akil Pano ka reaguar sot pas çeljes së fushatës së ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka ndarë sot një re...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga çelja e fusha...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në hapjen e fus...
Kryesocialisti Edi Rama ishte i fundit që mbajti një fjali...
Qarku i Korçës ishte i fundit që mbylli prezantimin e qarq...
Në sheshin “Skënderbej” po zhvillohet tubimi për hapjen e ...
Drejtuesi i Qarkut Shkodër njëherësh dhe kryebashkiaku, Be...
Në sheshin “Skënderbej” vijojnë fjalimet nga drejtuesit e ...
Qarku i dytë në radhë në çeljen e fushatës zgjedhore të Pa...
Partia Socialiste ka nisur çeljen e fushatës zgjedhore në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka ndarë në...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka bërë m...
Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “PD-ASHM”, Le...
Drejtuesi i fushtës zgjedhore të Partisë Demokratike, Chri...
Ditmir Bushati në podkastin e tij të radhës “Public Square...
Partia Socialiste do të hapë sot zyrtarisht fushatën zgjed...
Kryesocialisti Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin “...
Këtë të premte u çel fushata e demokratëve për zgjedhjet e...
Këtë të premte u çel fushata zgjedhore e Partisë Demokrati...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...