web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatët me detyra shtetërore/ PD: KQZ të mos trajtojë si të barasvlershme “heqjen dorë” me “pezullimin”

12 Prill 2025, 12:02, Politikë CNA

Kandidatët me detyra shtetërore/ PD: KQZ të mos trajtojë si

Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka bërë me dije se i është kërkuar KQZ-së të verifikojë ligjshmërinë e kandidimit të kandidatëve socialistë.

Vangjeli tha se 35 kandidatë janë deklaruar të dorëhequr apo pezulluar nga detyrat shtetërore që mbanin përpara se të shpallnin kandidaturën për deputet.

PD ka kërkuar nga KQZ që të mos quajë të barasvlershme dorëheqjen dhe pezullimin dhe të pezullojë nga detyra të gjithë kandidatët me poste shtetërore.

Deklarata e Genta Vangjelit

 

Në përgjigje të kërkesës zyrtare së Partisë Demokratike me objekt: “Dhënie informacioni”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti listën me  emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të cilët kanë deklaruar pezullimin apo dorëheqjen nga funksioni përkatës nëpërmjet deklaratës së pranimit  të kandidimit sipas modelit përkatës miratuar me Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 2, datë 22.01.2025.

Konkretisht sipas KQZ janë deklaruar të pezulluar apo dorëhequr nga funksioni vetëm 35 kandidatë nga lista e plotë e kandidaturave të PS.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zbatimin e detyrimeve ligjore për të gjithë kandidatët e jo vetëm këta 35, e në këto kushte :

Ju ridrejtua KQZ për të verifikuar ligjshmërinë e kandidimit për të tjerë zyrtarë të lartë të cilët nuk janë pjesë e listës me 35 emrat të administruar nga KQZ, duke mos konsideruar standartin ligjor. 

Në përmbushje të nenit 69 të Kushtetutës së RSH dhe sa i takon Kodit Zgjedhor si ligje supreme  mbi të gjitha ligjet e tjera, dhe përmbushjes së nenit 63 pika 4/g të tij, ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë taksative “heqjen dorë” si detyrim ligjor që duhet të përmbushet nga secili kandidat, që do të thotë largimin nga detyra shtetërore dhe nuk ka lënë asnjë hapsirë opsionale si “pezullimi” që nënkupton ndalimin përkohësisht të funksionit ose ndërprerjen e tij për një farë kohe për t’u rikthyer në detyrë në pamundësi të fitores së mandatit të deputetit.

Prandaj, për secilin kandidat i cili ka zgjedhur pezullimin mbështetur në dispozita të tjera ligjore që nuk prevalojnë mbi kodin zgjedhor e as Kushtetutën e RSH, ku citohet shkurt dhe qartë “heqja dorë” , Partia Demokrative kërkon nga KQZ të mos trajtojë si të barazvlefshme “heqjen dorë” me “pezullimin” dhe të përjashtojë kandidatët për këto arsye:

 

a.moszbatim të Kushtetutës së RSH neni 69;

b.moszbatim të Kodit Zgjedhor të RSH, nenin 63 pika 4/g;

c. moszbatim të Udhëzimit të KSHZ nr.2 datë 22 Janar 2025, “Për Përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit…….”,

d. moszbatim të Deklaratës për pranimin e kandidimit;

dh.sqarimit mbi mënyrën e plotësimit të  dokumentit Deklaratë e Kandidadit për hapje llogarie bankare të posaçme,

e. Parandalimin e përdorimit të aseteve dhe burimeve njerëzore të institucionit për qëllime zgjedhore sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor cilësuar njëkohësisht si vepër penale parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal të RSH ,  nga kandidatët e njëkohësisht titullarë të padorëhequr por të pezulluar momentalisht me potencial rikthimi pas rezultatit zgjedhor.

Kategoritë e funksionarëve shtetërorë të përcaktuar në nenin 69 të Kushtetutës nuk mund të  kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra.

Mandati i fituar në kundërshtim me sa më lart është i pavlefshëm dhe PD po ndjek e do vijojë me secilin rast./ CNA





Lajmet e fundit nga