
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në interpelancën e sotme për bankën digjitale Jet Bank, tha se standardet për bankat online nuk janë kapriçio, por mure mbrojtëse ndaj kolapsit financiar.
Këlliçi tha se Shqipëria e ka vërtetuar se nuk ka asnjë kapacitet për të përballuar sulmet kibernetike, ashtu siç e kërkojnë bankat digjitale.
Në interpelancën e zhvilluar, Këlliçi deklaroi se kërkon përgjigje të plota dhe të argumentuara nga kryeministri për disa pyetje të ngritura në lidhje me Jet Bank.
Këlliçi ngriti pyetje për kapitalin e depozituar dhe verifikimin e bërë, kërkoi rishikimin e menjëhershëm të licencimit të Jet Bank si dhe pezullimin deri në përfundim të hetimeve parlamentare.
“Në vendet europiane bankat digjitale themelohen nga profesionistë dhe me kapital institucional. Investitorë joanonimë, jo si në rastin e Jet Bank. Standardet nuk janë kapriço, por mure mbrojtëse ndaj pastrimit të parave dhe kolapsit financiar. Shqipëria ka provuar se nuk ka asnjë kapacitet mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike siç e kërkojnë bankat digjitale. Licencimi i një banke digjitale jashtë standardeve mund të rrezikojë procesin e integrimit. Nuk është rastësi që kjo licencë jepet me ritme rekord dhe me zero transparencë. Kërkoj përgjigje të shkruara të plota dhe të argumentuara nga kryeministri.
Mbi çfarë baze është dhënë licenca? Pse Banka e Shqipërisë nuk pezulloi procedurën e licencimit pas ndryshimit të strukturës aksionare? Cilat janë rezultatet? Nga vijnë 11 mln eurot e kapitalit të depozituar dhe si është kryer verifikimi?
Pse nuk janë hetuar lidhjet e drejtuesve të Jet Bank me Olive Hemmer? Lidhje të dokumentuara me dokumentet gjermane. Çfarë roli ka luajtur konsulli i nderit i Shqipërisë në Izrael? Çfarë masash mbrojtëse janë ngritur për të mbrojtur kursimet e qytetarëve që do t’i depozitojnë në Jet Bank? Pse 4 shtresa zyrtare të dorëzuara në Bankën e Shqipërisë kanë mbetur ende pa përgjigje?
Kërkoj rishikmin e menjëhershëm të licencimit të Jet Bank. Ngritjen e një komisoni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet. Pezullimin e menjërhershëm të licencës deri në përfundim të hetimeve parlamentare. Njoftimin publik të qytetarëve shqiptarë mbi rreziqet e identifikuara”, tha Këlliçi./CNA
Ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili, u përgjigj sot lidhur...
Interpelancë të cilën kryeministri ia delegoi ministres Er...
Partia Demokratike kishte kërkuar për seancën e sotme një ...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, tha sot se situata në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në fjalën e mb...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancën e...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në sesionin e ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Në seancën e sotme plenare është rrëzuar kërkesa e Partisë...
Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur m...
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancën e rad...
Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik lidh...
Politologu Ermal Hasimja tha sot se opozita shqiptare ndod...
Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën e krijuar ...
Qeveria ka miratuar sot listën e barnave që rimbursohen ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti sot n...
Partia Demokratike më në krye Sali Berishën po zhvillon fo...
Një vendim i ri i marrë nga mbledhja e sotme e Këshillit t...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh sot lidhur me shum...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...