Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të PD-së do të zhdukë drogën nga Shqipëria.
Berisha ka paralajmëruar se pas 11 majit ata që kanë marrë licenca për mbjelljen e kanabisit nga Rama do të përballen me një qëndrim të fortë.
“Shqipëria kudo është një trevë shumë e pasur në bimë aromatike, në bimë mjekësore, me leverdi shumë të madhe për kultivimin, për trajtimin, grumbullimin dhe eksportin e tyre.
Kështu që ne së pari, Filipi në një takim të mëparshëm më tha, duhet të na rreshtoni me ullirin dhe arrorët. Kërkesa e tij ishte e drejtë. Shumë e drejtë.
U garantoj që kjo do të ndodhë në aktet më të para.
Ne do t’i japim përparësi shumë të madhe këtij sektori, çka do të thotë se për çdo hektar, për çdo njësi prodhimi, për çdo hapësirë grumbullimi, për çdo investim në përpunimin e tyre, në industrinë e tyre, ne do të qëndrojmë të vendosur të subvencionojmë, të kreditojmë me kredi të buta, të krijojmë çdo lehtësi.
Fitimet nga ky sektor, ju jeni realistë sepse i dini vështirësitë që keni dhe keni ambicie për t’i dyfishuar, por potenciali i Shqipërisë është për t’i pesëfishuar ato pa diskutim.
Ne, 80 për qind të sipërfaqes e kemi sipërfaqe bimësh aromatike, bimësh mjekësore, bimësh eterovajore.
Plus që ne nuk duhet të hezitojmë, por të mbjellim edhe çdo gjë që bëhet në tokën tokë që traditë nuk e kemi nga këto bimë të kushtueshme.
Studime më të thella duhet të bëjmë ne me institutet tonë për identifikimin sipas specieve, sipas grupeve të atyre që janë më të kushtueshmet, më fitimprurëset dhe të tilla ka plot Shqipëria.
Pra, ne duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë sektor, ku fermerët të mund të begatohen, të mund të rrisin prodhimin kudo në këtë vend.
Sot ju vuani nga rënia e euros. Kjo është kalimtare, por ju garantoj se pas datës 11 maj, bordi i parë që do të ngrihet është bordi i mbrojtjes suaj nga kjo.
Çfarë do të thotë? Ju dhe të gjithë eksportuesve, shteti do t'ju kompensojë rënien e euros në një mënyrë që të vazhdoni me të njëjtin nivel fitimesh sikur euro të kishte kursin e saj natyral dhe jo kursin e drogës.
Këtë e bëjmë për ju, e bëjmë për të gjithë eksportuesit.
Theksova çështjen e tarifave. Ne do adoptojmë zero tarifa, por në rast se kjo nuk funksionon për arsye madhore të vendit tjetër që importon, atëherë ne do të kompensojmë tarifën tuaj, shteti do ta njohë dhe ta kompensojë 10-përqindëshin.
Ju do jeni pjesë e vendimeve tona. Do të jeni pjesë e të gjitha vendimeve që do marrim. Ky sektor, duke i dhënë përparësi, natyrisht nuk mund t’i jepet përparësi në letër, por përparësi i jepet me mbështetje të fuqishme financiare në të gjitha hallkat e tij.
Do të subvencionojmë dhe ofrojmë kredi të buta për të gjithë ata që duan të fuqizojnë industrinë e përpunimit në mënyrë që ne të eksportojmë sa të jetë e mundur produkte përfundimtare. Kjo është në interesin e vendit dhe këtë do ta bëjmë.
Për ta mbyllur këtë takim, ju duhet të siguroni fermerët se një politikë krejt tjetër, një qëndrim krejt tjetër ndaj tyre dhe ndaj këtij sektori do të jetë.
Ne kemi një praktikë shumë të suksesshme. Kur e nisëm projektin e ullirit ne kishim 4.2 milionë rrënjë ullinj të trashëguar nga të gjithë kohërat. E dorëzuam me 11.3 rrënjë ullinj.
Ne subvencionuam 2500 deri në 3000 euro hektarin e mbjellë me ullinj. Ne do të subvencionojmë fuqishëm sektorin e bimëve aromatike. Sikundër do t'i mbrojmë ato aty ku ato kërcënohen sepse ka prej tyre bimë mjekësore, të cilat nga lakmia e madhe edhe mund t’i zhdukësh, por kjo nuk do ndodhë. Ne do përcaktojmë një kuadër të mirë që ato jo vetëm të zhduken, por të shtohen, të përdoren.
Pra do jetë një politikë krejt e re dhe me besim të madh se ju do ta zbatoni dhe do bëheni promotorë të zbatimit të saj. Do të zhdukim drogën nga Shqipëria ne! Ne jemi kundër dhe u them atyre që morën ato licenca nga Eid Rama, ato janë licencat e helmit. Më mirë mos bëni mëkat të mbillni drogë se absolutisht qeveria pas 11 majit do ketë një qëndrim shumë të rreptë ndaj saj.
Shqipëria nuk mund të zhvillohet mbi drogën, Shqipëria ka trashëgiminë e saj natyrore fantastike, të jashtëzakonshme, ndaj dhe ato licenca, u bëj thirrje atyre fermerëve që i morën për vota, t’ia djegin, të mos mbushin ato sipërfaqe me kanabis, me bimë helmi, por të shohin dhe të mbjellin bimë aromatike, të cilat kanë një eksport, janë me një kontribut të madh”, tha Berisha./ CNA
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama, në një nga komunikimet e tij me pub...
Në javën e parë të këtij muaji është organizuar nga Kuvend...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Më 28 korrik të vitit 2024 kryeministri Edi Rama në fj...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm në...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Në matjet e dyta politike të bëra nga Barometri në Euronew...
Luli Basha nuk ka asgjë origjinale si politikan, përveç gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjt...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte s...
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...