Vizioni për sportin në Shqipëri/ Rama: Të rriten investimet dhe numri i disiplinave
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...

Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës Niko Peleshi u ndal në lagjen 7 të qytetit të Korçës ku ai zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone. Gjatë takimit, Peleshi u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe për realizimin e qëllimit të madh: integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.
Ai theksoi se, për Partinë Socialiste, vota në këto zgjedhje është më shumë se thjesht një proces politik. Ajo është një angazhim për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë anëtarësimin e Shqipërisë në BE me të drejta të plota.
“Vendoset fati i Shqipërisë dhe përmbyllja e një rrugëtimi që Shqipëria e ka filluar një shekull e gjysmë më parë. Me sytë nga Europa, gjithmonë shumë më afër edhe larg saj. Afër në kuptimin gjeografik, larg në kuptimin politik. Këto zgjedhje janë zgjedhje që vulosin një mandat që fillon me votën e 11 majit dhe të vazhdojnë për 4 vite, brenda të cilave me shumë gjasa, me shumë shpresë, me shumë besim, Shqipëria do ta përmbyllë mandatin e katërt të PS anëtare e Bashkimit Europian”, tha Peleshi.
Peleshi shtoi se ky proces është një mundësi për të siguruar një vend të denjë për Shqipërinë në Bashkimin Europian, duke e bërë këtë të mundshme vetëm me një qeverisje të përgjegjshme dhe të përkushtuar si ajo e Partisë Socialiste.
Më tej, ai theksoi ndryshimet e mëdha që janë realizuar gjatë viteve të qeverisjes së PS, të cilat kanë transformuar Shqipërinë dhe Korçën, duke e kthyer atë në një vend me një ekonomi më të qëndrueshme, një infrastrukturë më të zhvilluar dhe më të integruar me Europën.
Peleshi vuri në pah arritjet e PS, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët, e deri tek investimet e rëndësishme në fushën e infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë. Ai kujtoi se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2013 dhe këtë e dëshmojnë përmirësimet e dukshme që janë realizuar në çdo sektor të jetës.
“Korça ka qenë e para që dha shenjën se Shqipëria me punë mund të arrijë standarde dhe të bëhet e pranueshme për të qenë anëtare e grupit të madh të Bashkimit Europian. Kështu u punua këto tre mandate, pas vitit 2013, kudo, në gjithë Shqipërinë. Qytetet tona janë transformuar. Bëmë shumë reforma që kërkonin shumë guxim, shumë kosto”, u shpreh Peleshi.
Peleshi mbylli fjalën e tij duke apeluar për mbështetje masive për Partinë Socialiste duke theksuar se kjo është mundësia e fundit për të vazhduar procesin e integrimit dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe brezat që do të vijnë./ CNA
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka b...
Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Soci...
Kandidati i PD-së në Tiranë, Grigels Muçollari, zhvilloi n...
Siguria rrugore është një fushë ku angazhimi i kujtdo ësht...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mori pjesë në një bashkëbisedi...
Pas Lulzim Bashës, mediat e urdhëruara nga burgu i Durrësi...
‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka komunikuar sot ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Cër...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Këtë të mërkurë, ‘PD-ASHM’ po zhvillon një bashkëbisedim m...
Eduart Ndocaj, i njohur si kaubojsi dhe deputeti i Ramës, ...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se çdo votu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...