“Fshati ka vuajtur në 12 vitet e Ramës”/ Berisha: Të ofrohen të njëjtat shërbime si në qytet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë. Gjatë këtij takimi, Berisha vuri theksin te programi i qeverisjes së ‘PD-Shqipëria Madhështore’.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal te rëndësia dhe roli i vendosjes e funksionimit të një sistemi subvencionesh, për bagëtinë dhe fidanët.
Berisha u shpreh se në vitin e parë të qeverisjes, PD do rrisë me 5 herë subvencionet për fermerët.
Berisha tha se nuk ka vend më të mirë për t’iu përkushtuar bujqësisë sesa fshatrat e vendit.
“Vendosëm një sistem subvencionesh dhe ju jeni dëshmitarë që u subvencionuan ullinjtë, prodhimi, bagëtitë, lopët e me radhë. Të gjitha këto në tërësi u hoqën. Është e paimagjinueshme se kudo që shkoj, fshatarët më thonë se, në zonën tonë nuk është shtruar një kilometër rrugë.
Subvencionet. Çdo shtet, absolutisht çdo shtet subvencionon fermerin, i jep para në dorë për atë që mbjell, që korr, për bagëtinë që mbarështron, për fidanët që mbjell.
Dhe asnjë shtet nuk humbet nga kjo. Jo. Ato kthehen në prodhim, mirëqenie, kthehen për familjet, për shoqërinë.
Ky subvencionin vetëm që bëri, hapi kufijtë për Serbinë me ‘Ballkanin e Hapur’ se tha pret kamioni aq e kaq, marrëzira dmth. Dhe mallrat e Shumadisë, prodhimet e Banatës, që kanë të paktën 8 herë më shumë subvencione se Shqipëria, vërshojnë në Shqipëri.
Natyrisht fermeri shqiptar me një fermer që subvencionohet 8 herë më shumë, cilido qoftë ai, nuk ja del ta përballojë. I del me çmim shumë më të lartë.
Bëri dhe tjetrën. Grumbulluesve ju vuri TVSH asimetrike në mënyrë që ata të blinin prodhimet e importuara dhe jo të vendit.
Dhe tani, këto bënin që mijëra kuintal e tonelata mallra vendi të kalben dhe fermeri të mos mbjellë më, të iki, të largohen, të falimentojë.
Me mijëra ferma, më mijëra sera. Prodhimi bujqësor ka rënë.
Çfarë do bëjmë ne?
Ne vitin e parë jemi këtu, ua jap fjalën që subvencionin për ju do ta ngremë në nivelin e Maqedonisë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbisë, nivel që është 5 herë më i madh se ky sot.
Do subvencionojmë çdo fidan që mbillni. Do subvencionojmë çdo lopë, dele, apo dhi. Do subvencionojmë çdo njësi prodhimi që merrni nga toka juaj.
Taksa për grumbulluesit merr fund, do jetë simetrike si në shitje dhe blerje, çka do thotë ju do merrni mbrapsh TVSH e shitjes dhe nuk do e marrin grosistët.
Do e merrni ju se është e juaja. Është pra një sistem krejt tjetër ky. Për ne nuk ka Shqipëri të zhvilluar pa fshat të zhvilluar.
Nuk ka Shqipëri të zhvilluar me fshat të braktisur. Nuk ka tokë më pjellore se sa toka e Shqipërisë, është nga më të mirat që ekziston. Të tjerët e kthejnë shkretëtirën në tokë pjellore. Këta tokën pjellore e kthejnë në shkretëtirë. Kjo është e vërteta”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë pas...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vizituar sot një ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte s...
Turi i takimeve të drejtuesit politik të qarkut të Korçës ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot vizionin për sportin p...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka b...
Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Soci...
Kandidati i PD-së në Tiranë, Grigels Muçollari, zhvilloi n...
Siguria rrugore është një fushë ku angazhimi i kujtdo ësht...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Partia Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me të ri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, mori pjesë në një bashkëbisedi...
Pas Lulzim Bashës, mediat e urdhëruara nga burgu i Durrësi...
‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka komunikuar sot ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Cërrik me ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Cër...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...