Përjashtimi nga seanca/ Reagon Spaho: Nuk skuqen nga sharjet e kryeministrit, i trembin sulmet politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reagu...

Seanca e sotme plenare është zhvilluar me tensione të forta, jo vetëm mes kundërshtarëve politikë, por edhe brenda opozitarëve.
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
Bardhi i tha Nokës të dalë e t'u japë llogari demokratëve se përse Berisha u ka dërguar mesazh deputetëve që të bëhen bashkë me socialistët për të rrëzuar komisionin e Investimeve strategjike.
Nga ana tjetër, Noka i ka kujtuar Bardhit ngjarjen e Elbasanit, ku gjatë fushatës elektorale mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Noka tha se Bardhi është bërë deputet mbi gjakun e një njeriu.
Debati:
Noka: Përpos maskaradave që keni bërë dhe bëni, ju keni marrë një stil të keq vitet e fundit, të përdorni dhe opozitën. Të emëroni opozitën, të caktoni dhe opozitën, pavarësisht se demokratët e kanë caktuar kush është opozita. Ju përdorët opozitën e ‘kooperatave’ për të votuar çdo bastardllëk. Tani na keni gjetur një 'fake' opozitë, nga opozita e ‘keperatave’ tek opozita e bravave, dhe merreni me Enkin, me Gazin, me Jorin e me të tjerët, dhe i keqpërdorni, i fshini, i hidhni i lani, i ricikloni i fusni prapë në përdorim që ju të vidhni që të pasuroheni, që ju ta shtypni këtë popull. Këtë keni mision ju, që të varrosni opozitën. E vetmja që ju kishte ngel pa kapur ishte opozita, ja ku i keni pengjet. I keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen, i urdhëroni si të doni.
Opozitë nuk emëroni dot dhe as nuk caktoni dot. Na keni sjellë për të miratuar 2 komisione ua ka propozuar Enki, Gazi dhe Jori, komision për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale. Ore kjo opozitë a i ka 59 deputetë, me kë jeni konsultuar me 3-4 ushtarët tuaj që i bëni këto. A e dini ju që Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia të takojnë elektoratin, që të marrin mendime për reformën zgjedhore dhe komisionin për reformën territoriale sepse nuk ju hap dernë askush. Ju i keni përcaktuar opozitën dhe bëni ca të doni me ta, populli opozitar nuk bën pazar, dhe pse ju bëni Pazar me këta.
A e bëtë një komision për inceneratorët, ku ishte rezultati. Ju bë lavash Edi Ramës, u la Arben ahmetajt, u pastrua. Ai ishte komisioni i zgjedhjeve, i vjedhjeve të 25 prillit, ku shkoi komisioni i reformës, a mos e ndatë kokë më kokë këtë punë, një në këtë botë një në atë botë kalbet në burg, dhe ju të vazhdoni në paqe dhe në qetësi. Se kështu u la, që njëri të kalbet në varr e tjetri në burg. A është Pazar apo jo?
A ka ndonjë opozitar që e di se ccfarë u bë me atë komision që na propozohet një komision tjetër. Çfarë janë këta komisione që i ngrini ju? I ngrini për ti shërbyer Edi Ramës, ca lidhje kanë Enki, Gazi dhe Jorka me reformën territoriale e zgjedhore, asnjë lidhje. Në cilën zonë zgjedhore shkojnë këta. PD a ka marrë vota në Jug, kush është përfaqësuesi në këtë reformë. Elbasani ska përfaqësues se nuk duan këta e ka tmerr Bardhi, Elbasanin i bie të fikët, vetëm po ja ka kuruar plagët Taulanti, nuk do të jetojë. Ku është qarku i Vlorës, kush do ta bëje diskutimin për reformën për atë qark, ku është Berati. Ca janë këta? Pazare. Në kurriz të kujt? Këtu ka shërbëtor dhe fake opozitë dhe ndaj bëhen pazaret por jo ti emëroni. Doni të ktheni monizmin, populli demokrat do ju rrëzojë
Bardhi: Në fakt do i kërkoj falje demokratëve që duhet ti kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita të fliste për naftën po drejtonte gishtat lartë e poshtë po nuk përmendi kush është oligarku i naftës. Dil atje e fol po ta mbajti, po nuk ke guxim ta përmendësh. Nuk ke guxim ti përmendësh oligarkët që kjo fake opozitë i përmend çdo ditë. Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin. Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde, ti ke ardhur në 2020 dhe më ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia e Partisë./E.K-CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reagu...
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka përjashtua...
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka marrë vendim...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Edmond Spaho dhe Taulant Balla janë përplasur ashpër m...
Rikthimi i Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, ...
Nesër, shënohet plot 144 vjet nga Lidhja e Prizrenit. ...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replik...
Kreu i PD Sali Berisha nuk i është kursyer kreut të gr...
Zv.kryeministri Aren Ahmetaj ka folur për nismën Ballk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Rritja e çmimeve ka shkaktuar debate të ashpra në Kuve...
Ish-Presidenti, Bamir Topi, ka zbuluar se pasuesin e I...
Evi Kokalari prej disa ditësh po sulmon të rinjtë e Fo...
Ish-zv.kryeministrit, Erion Braçe, duket se nuk i del ...
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, futi në këtë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur me tone të ashpra...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij në Kuv...
Ndërkohë që në Shqipëri kishte filluar përçarja më e madhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...