Petro Gjikuria, i vendosur: Pavarësisht kartave ID të skaduara, do të fitojmë
Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës, Petr...

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, denoncoi se Spitali Rajonal Memorial i Fierit prej 4 muajsh nuk u siguron ushqim pacientëve.
Ajo sqaroi më tej se jan edhe 6.6 tonë mbetje spitalore brenda ambienteve të këtij spitali.
Deklarata e plotë:
Shëndetësia falas është dështimi më i madh i Edi Ramës, që prej kohësh është shndërruar në vuajtje falas për pacientët e familjarët e tyre.
Kemi denoncuar prej vitesh, çdo muaj, çdo ditë, zhbërjen dhe shkatërrimin e çdo shtylle të shëndetësisë. Kemi denoncuar vjedhjet dhe abuzimet, nëpërmjet prokurimeve e koncesioneve abuzive. Kemi denoncuar përgjegjësit me emër e mbiemër duke filluar që nga Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu, zëvendësministra, drejtues të QSUT etj.
Ditët e fundit kemi denoncuar skandalin me mungesën e medikamenteve, kurave, terapive, shtretërve, poltronave te Spitali Onkologjik pranë QSUT-së, manipulimin e sistemit të farmacive për të lejuar qarkullimin në farmaci të ndryshme të pavijoneve të ndryshme të QSUT edhe të medikamenteve të skaduara.
Siç e shikoni të dashur qytetarë, janë të babëzitur, nuk kursejnë askënd! As burra, as gra, madje as fëmijë!
Sot do t'ju bëjmë publik një tjetër skandal.
Nga informacionet që kanë mbërritur pranë PD-së ditët e fundit, informohemi se ka një tjetër problem në Spitalin Rajonal të Fierit.
E mbani mend të gjithë se si Kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të 2021-shit, u investua vetë për promovimin e ndërtimit të këtij spitali, u ndërtua në kohë rekord një spital elektoral, për ta përdorur posaçërisht për zgjedhjet e 2021-shit.
Rama – Manastirliu në atë kohë premtuan një qendër ekselence, shembull të sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.
Ata premtuan që ky spital do të shërbente si një laborator i dijeve të transferuara, rritje kapacitetesh, eksperiencë e mbi të gjitha do të realizonte atë objektiv që ka pasur prej kohësh, që qytetarët shqiptarë të mos shkonin në Turqi, por të merrnin shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri.
Por si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh i Edi Ramës. Sepse Spitali Rajonal i Fierit jo vetëm nuk është shndërruar në qendër ekselence, në të kundërt, po shndërrohet në një qendër vuajtjesh për pacientët, të cilët nuk marrin as shërbimin me standarde minimale.
Nga informacionet që kanë ardhura pranë PD-së, ka më shumë se 4 muaj që spitali (që nga muaji mars) nuk ka fonde për furnizim me ushqime. Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. Gjithashtu edhe për lavanderi.
Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve.
Nuk mjafton kjo, por në spital, sot që ne flasim, informohemi që janë grumbulluar 6,6 tonë mbetje spitalore brenda ambienteve të Spitalit Rajonal të Fierit në vend që ato t’i asgjësojnë.
Mendoni pak, brenda ambienteve të spitalit, për shkak se nuk kanë gjetur një vend për t’i asgjësuar, janë mbetje të rrezikshme, që lëshojnë gazra apo substanca të rrezikshme për pacientët, familjarët, por edhe stafin e spitalit.
Si çdo gjë tjetër elektorale, edhe spitali elektoral është një dështim! I kërkojmë ministres së Shëndetësisë të marrë masa urgjente të sigurojë shërbimin e ushqimit, shërbimin e lavanderisë, dhe të evakuojë të gjitha mbetjet e rrezikshme.
Jeta e çdo pacienti shqiptar është më e shtrenjtë se çdo kosto që mund të ketë. Reagoni, protestoni të dashur qytetarë. Protestoni për të mbrojtur shëndetin tuaj, për të mbrojtur jetën tuaj e të familjeve tuaja./CNA
Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës, Petr...
Dega e Omonias në Himarë, përmes një deklarate, ka rea...
Për qytetarët që kanë kartat e identitetit të skaduara...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka votua...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar që prej orë...
Mëngjesin e së dielës ka ushtruar të drejtën e votës e...
Në një postim në rrjetin sociale "Facebook", kryeministri ...
Në 9 Qendra Votimi në Himarë ende nuk ka nisur procesi...
Policia në Himarë ka marrë në ruajtje të gjitha qendra...
Sot, 23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t'u drejtohen kut...
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuz...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë këtë të...
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berish...
Në një deklaratë nga selia blu, drejtuesi politik i PD...
Nëse hapim dhe lexojmë CV-në e ministrit të ri të Fina...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti u ka bërë t...
Sot është heshtje zgjedhore në Bashkinë e Himarës, ndë...
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu hodhi ...
Zëdhënësja anti-korrupsion në PD, Genta Vangjeli denon...
Kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë në 4 gush...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...