Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur Gjykatën Kushtetuese duke e shndërruar shtetin ligjor në Kodin e Mafies.
Ai përmendi vendimin për Olta Xhaçkën si dhe prishtjen e Teatrit Kombëtar.
Berisha nënvizoi se heshtja e Presidentit të Republikës është dëshmi e pushtetit absolut të Edi Ramës.
Deklarata e plotë:
Kushtetuta e Shqiperisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një leter pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij. Në rast të kundërt këto vendime të cilat në doktrinë kanë vlerën e normës kushtetuese, kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si leter pa vlerë dhe së bashku me to de-facto hidhet vetë Kushtetuta dhe rendi i bazuar në librin themelor të shtetit. Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen Teatrit Kombëtar, i cili nga Edi Rama nuk u zbatua, por u hodh në koshin e plehrave.
Ky precedent i rrezikshëm i cili faktoi se mbi Gjykatën dhe Kushtetutën qëndron Edvin Gjipea me interesat e tij mafioze, çeli rrugën për akte të tilla të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, të cilin përseri Edi Rama per intersa te tij mafioze e hodhi në kosh te plehrave dhe nuk e zbatoi. Ai urdhëroi Lindën e tij të parlamentit të mos zbatojë vendimin e gjykatës për t’i dërguar asaj për shqyrtim legjimitetin e mandatit të saj pasi deputetja dhe ministria Xhaçka kishte lumturuar burrin e vet me 11,000 m2 në Himarë dhe e kishte shpallur me firmën e Edvin Gjipese në kundërshtim të hapur me nenin 70 të Kushtetutës investitor strategjik.
Ky vendim i Edi Ramës është një grusht shteti brenda shtetit në të cilin në aparencë narko-mazhoranca, por në fakt Edi Rama, marrin pushtetin gjyqësor në ratin konkret pushtetin e Gjykatës Kushtetuese duke bërë kështu në vend të saj interpretimin përfundimtar të neneve të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pra duke rrëzuar Kushtetutën dhe marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky akt anti-kushtetues shënon përseri zëvendësimin e shtetit ligjor dhe rendit kushtetues me kodin e mafies dhe rendin e narko-shtetit në vendin anëtar të NATO-s dhe qe pretendon te antaresohet ne BE.
Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në gërmën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës.
Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrant se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipea lufta kundër korrupsionit në raste ku vetë ai haptas apo fshetas është personalisht i përfshirë. Por këto akte dëshmojnë se sa të pashpresë janë qytetarët shqiptarë në paditë e tyre kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave të tyre civile dhe penale në një sistem gjyqësor fiktiv që kontrollohet me dorë të hekurt nga Edvin Gjipea. Por këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend, janë objektivat më madhore të saj./CNA
Në një deklaratë nga selia blu, drejtuesi politik i PD...
Nëse hapim dhe lexojmë CV-në e ministrit të ri të Fina...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti u ka bërë t...
Sot është heshtje zgjedhore në Bashkinë e Himarës, ndë...
Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu hodhi ...
Zëdhënësja anti-korrupsion në PD, Genta Vangjeli denon...
Kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë në 4 gush...
Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme vendore në H...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish bizneset në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me a...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën dorëzoi sot në S...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga selia...
Të premten, në një konferencë për mediat nga selia blu...
Nga Dhërmiu, atje ku ka nisur pushimet verore, kryemin...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur pushimet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Përpara më pak se 2 javësh Kuvendi përmbylli procesin ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...