“Rama përdhos policinë e shtetit" / PD: E ka kthyer në një çetë mercenarësh
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha,...

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, në një deklaratë për mediat, tha se kryeministri Rama teksa shpalli luftën e rremë me milionerët, me vendim qeverie vendosi të bëntë milioner një oborrtar të tij duke i falur 9200 m2 pronë në bregdetin e Himarës.
Agalliu denoncoi se me 5 prill 2022 Edi Rama vendosi miratimin e statusit “Investitor Strategjik” për projektin e investimit “White Roads Hotel”, në pronësi të kompanisë Gjikuria, në një nga pronat më të lakmueshme në zonën e bregdetit të Himarës, ku parashikohet të ndërtohet një hotel dhe 150 vila.
“Këtij vendimi personal të Edi Ramës i kishte paraprirë miratimi i ndryshimeve me VKM Nr. 187, datë 25.3.2021, ku një pjesë e pasurisë publike që do t'i jepej më vonë kompanisë Gjikuria, pa garë dhe në kundërshtim me ligjin, ishte hequr nga fondi i zonave të mbrojtura të Monumentit Natyror 'Delta e Përroit të Palasës'. Vetëm pas ndryshimit të kufijve të monumentit natyror, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura konfirmon se sipërfaqja ku do të zhvillohet projekti ndodhet në afërsi të Monumentit Natyror 'Delta e Përroit të Palasës', kategoria e III e zonave të mbrojtura, por nuk është më pjesë e zonës së mbrojtur.
Për të realizuar qëllimin e tij personal, më datë 29 korrik 2022, Edi Rama miraton një tjetër VKM, ku transferon për llogari të kompanisë Gjikuria 9200 m2 truall, duke ia vënë në dispozicion pa garë pronën publike për të ndërtuar hotel dhe 150 vila.
Kulmi i abuzimit me ligjin e investimeve strategjike është vendimi i Qeverisë i datës 7 shtator 2022, ku e gjithë prona publike në bregdet, me sipërfaqe rreth 9200 m2, i dhurohet klientit personal të Edi Ramës vetëm për 1 euro gjithsej.
Pra, ditën kur me propagandë njoftoi luftën e rremë me milionerët, vendosi të bëjë milioner me pasurinë tonë publike një klient personal të tij.
Për të favorizuar mikun e tij, për Edi Ramën 9200 m2 në bregdetin e Himarës, pronë e qytetarëve shqiptarë, kushton vetëm 1200 lekë të vjetër. Thënë ndryshe për Edi Ramën, 9200 m2 pasuri e shqiptarëve kushton më pak se 1 kafe në Himarë.
Po kush është oligarku i Edi Ramës që ka përfituar 9200 m2 pasuri të shqiptarëve duke i paguar buxhetit vetëm vlerën e një kafeje në Himarë?
Është i njëjti oligark që një vit më parë, më datë 4 shkurt 2021 ka përfituar statusin investitor strategjik për një tjetër projekt, të quajtur 'Coast to Coast', që gjithashtu parashikon ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 3 hotele, qindra vila rezidenciale, rinovimi i 40 (dyzet) shtëpive tradicionale dhe 1 (një) fermë me prodhimet bujqësore, në një sipërfaqe totale prej 21 ha. Edhe në këtë rast Qeveria parashikon në vendim që t'i vendosë në dispozicion pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin e strukturës akomoduese turistike.
Është i njëjti oligark që Qeveria i ka dhënë me koncesion ndërtimin e rrugës 'Orikum – Llogara', me vlerë rreth 50 milionë euro, me vlerë 3-fishi i cmimit në vendet e tjera të rajonit dhe Europës.
Është i njëjti që në këto 9 vite ka përfituar miliona euro nga tenderat korruptiv dhe klientelistë të Edi Ramës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka faktuar tashmë që Edi Rama e ka shndërruar ligjin për investimet strategjike në ligjin e favoreve klienteliste, ku pasuritë publike po jepen pa garë, në kundërshtim me ligjin, te një rreth i ngushtë i miqve dhe familjarëve të Edi Ramës. Zbatimi i ligjit ka provuar se asnjë investitor serioz i huaj nuk ka përfituar prej tij, për shkak se Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama është shndërruar në Komitetin e Oligarkëve Strategjikë të Kryeministrit.
36 projekte të investimeve strategjike, me vlerë 4.6 miliardë euro, i kanë marrë jo më shumë se 10 individë, ku secili prej tyre ka 2-4 projekte. Pra, Kuvendi në vitin 2015 miratoi një ligj, gjoja me sebepin se do të sillte investime të huaja dhe do krijonte lehtësi për investitorë seriozë të huaj, por përfundimi është që përfitues nga ligji janë 10 individë, miqtë dhe oratakët e përhershëm në biznes të Edi Ramës, shtuar ministren Olta Xhacka.
Kjo është arsyeja se përse në kundërshtim me Kushtetutën, Edi Rama urdhëroi bllokimin e ngritjes së komisionit hetimor për investimet strategjike. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të vijojë të bëjë transparencë me fakte se si Edi Rama e ka shndërruar ligjin e investimeve strategjike, në një mekanizëm korruptiv të grabitjes së pronës publike për llogari të një grushti njerëzish të oborrit të tij. Gjejmë rastin të nxisim Gjykatën Kushtetutese të marrë në shqyrtim pa vonesa kërkesën tonë dhe t'i hapë rrugë ngritjes së komisionit hetimor për investimet strategjike.
Ne do t'u provojmë shqiptarëve që Edi Rama është në ortakëri me oligarkët që i bën milionerë me pasuritë tona publike. Nuk ka luftë të Edi Ramës me milionerët, ka vetëm luftë të Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike për të bërë milionerë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që shqiptarët varfërohen cdo ditë e më shumë. Propaganda nuk e ndalon dot zbardhjen e së vërtetës dhe aleancën e Edi Ramës me një grusht njerëzish për t'u bërë milionerë me pronat e shqiptarëve”, tha Agalliu./ CNA.al
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha,...
Pas një viti hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme ka kalu...
Ilir Meta ka nxjerrë deputetët për të folur për problemati...
Partia e Lirisë e Ilir Metës po ndjek këmba-këmbës kryebas...
Në një intervistë për CNA.al, Besart Xhaferri, ka folu...
Besart Xhaferri, kandidati për lidershipin e FRPD-së, ...
Kandidati për kreun e FRPD-së, Besart Xhaferri, ka zbu...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar marrjen e një s...
Gjatë prezantimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shq...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehu...
Ilir Meta, kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, t...
Nuk është e rastësishme, por duket se dita ditës Parti...
Presidenti Bajram Begaj është nisur sot për një vizitë...
Ledina Mandia e Rithemelimit ka dalë dje në një konfer...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka bërë një r...
Kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, tashmë të qu...
Ferdinand Bushati, një nga personalitetet e Shkodrës q...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qev...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...