U akuzua për blerje votash në Pukë/ SPAK-u dërgon në gjyq Vasil Shabanin
Pas një viti hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme ka kalu...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se me ndryshimin e ligjit për policinë e shtetit, ka përdhosur uniformën e policit, duke i kthyer në një çetë mercenarësh që mund të merren me qira nga të fortët, oligarkët dhe sharlatanët.
“Pasi shpiku investitorë strategjikë të oborrit të tij, pasi u dha badihava pasuritë publike të shqiptarëve, Edi Rama do t’u vendosë në dispozicion edhe policinë e shtetit.
Me një vendim skandaloz, për ndryshime në ligjin për policinë e shtetit, Rama e ka përdhosur edhe njëherë uniformën e policit shqiptar, duke i kthyer në çetë mercenarësh që mund të merren me qira nga të fortët, oligarkët dhe sharlatanët.
Ndryshimet ligjore parashikojnë që policia e shtetit, si të ishte orkestër dasmash, të pajtohet për afate të ndryshme kohore, deri në 3 muaj, për ruajtjen e personave fizikë e juridikë, publikë e privatë, si dhe eventeve, që nga koncertet, deri te panairet dhe aktivitetet sportive.
Parashikohet gjithashtu që policët, me uniformë dhe me automjetet zyrtare, të shoqërojnë ata që quhen investitorë strategjikë apo dhe persona që konsiderohen në rrezik.
Partia Demokratike e dënon këtë shfytyrim të rolit të policisë nga Edi Rama dhe e cilëson si, asgjë më pak se një atentat tjetër ndaj figurës, autoritetit dhe mitit të policit si personifikim i shtetit dhe ruajtës i rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.
Me këtë akt të ulët Edi Rama e kthen trupën e policisë së shtetit në një kompani sigurimi fizik. Paloshteti i tij prek kështu fundin, kur vendos të japë me koncension edhe uniformën, armën dhe ekspertizën e policit.
Një polici që, edhe në kontekstin aktual nuk i përmbush dot kushtet për ruajtjen e rendit, për arsye të aq mungesave e keqpërdorimit politik, do të ngarkohet me role që, jo vetëm dalin jashtë fokusit institucional, por edhe i shtojnë barrën.
Figura e policit, edhe kështu e nëpërkëmbur, do të shihet si roje objektesh, koncertesh apo të ashtuquajturish investitorë strategjikë.
Nëse doni një ilustrim se si do të jetë policia pas këtij ligji, imagjinojeni si eskortë të Gaz Pajës, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik.
Ky vendim e bën policinë e shtetit që të ndërrojë hierarki dhe të ketë dy autoritete: shefat në zyrë dhe shefat në rrugë, që variojnë nga të fortët e deri te klientët e qeverisë në biznes.
U bëjmë thirrje profesionistëve në polici që të mos heshtin, por të ngrihen kundër këtij depersonalizimi, që u bëhet atyre individualisht dhe uniformës që përfaqësojnë.
Me Edi Ramën në krye, shteti dhe të gjitha institucionet e tij janë në rrezik”, tha Lisandër Hoxha në një deklaratë për mediat./ CNA.al
Pas një viti hetimesh intensive, Gjykata e Posaçme ka kalu...
Ilir Meta ka nxjerrë deputetët për të folur për problemati...
Partia e Lirisë e Ilir Metës po ndjek këmba-këmbës kryebas...
Në një intervistë për CNA.al, Besart Xhaferri, ka folu...
Besart Xhaferri, kandidati për lidershipin e FRPD-së, ...
Kandidati për kreun e FRPD-së, Besart Xhaferri, ka zbu...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar marrjen e një s...
Gjatë prezantimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shq...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehu...
Ilir Meta, kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, t...
Nuk është e rastësishme, por duket se dita ditës Parti...
Presidenti Bajram Begaj është nisur sot për një vizitë...
Ledina Mandia e Rithemelimit ka dalë dje në një konfer...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka bërë një r...
Kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, tashmë të qu...
Ferdinand Bushati, një nga personalitetet e Shkodrës q...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka akuzuar qev...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratë ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar ...
Gazetari Arjan Çani ka dhënë versionin e tij, mbi vend...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...