Përgatitjet për 11 majin/ Mbërrijnë në Pogradec materialet zgjedhore
Në Pogradec kanë mbërritur materialet zgjedhore për zgjedh...

Kandidati i PD-së për Qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, ka dhënë një reagim për mediat pas seancës ndaj vëllait të tij në Gjykatën e Korçës.
Nallbati, referuar konfliktit ku u përfshi ai dhe vëllai i tij, tha se është e inskenuar nga Rama dhe Peleshi. Lidhur me aktakuzën, Nallbati deklaroi se një punonjës ka firmosur me urdhër i detyruar. Për këtë kandidati i PD-së i bëri thirrje të shkojë në SPAK ose do ta çojë ai si rast.
Gjithashtu Nallbati iu përgjigj dhe Ramës për deklaratat e bëra ditën e djeshme nga Devolli.
Nallbati u shpreh se Rama nuk e tremb dot me këto lloj inskenimesh. Kandidati i PD-së tha se Rama do ta marrë përgjigjen nga ata dhe devollinjtë më 11 maj.
“Sikundër e dëgjuat prokurorja e çështjes, ish-vartëse e Niko Peleshit, personit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet, por them të caktohet një masë sigurie. Thotë vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie kundër një personi pavarësisht se ende nuk i administroj këto akte. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade dhe inskenimi politik. Kuptohet pse sigurisht. Ju e dëgjuat dje kryeministrin Rama në Devoll. Erdhi për t'u kërkuar votën devollinjve, foli një orë e ca dhe nuk përmendi asnjë gjë se çfarë ka bërë për Devollin dhe devollinjtë, por u mor vetëm me këtë rast. Kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12-vjeçare dhe të merrej me një tallava të tillë siç merret gjithmonë. E pyes prokuroren dhe gjyqtaren a ma justifikojnë dot pse me urdhër të drejtorit të policisë, dhe këtë e ka pranuar prokurorja në sallën e gjyqit. Drejtori i policisë delegoi çështjen në Korçë, ndërkohë që ka kompetencë territoriale Komisariati i Devollit. Që këtu duket që është marrë personalisht dhe është e inskenuar. Unë e kuptoj, drejtori i policisë, Niko Peleshi, janë eunukë, të paburrë që marrin dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Unë atyre do t'ua jap përgjigjen ligjërisht, por kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marrë më qafë një punonjës që ka firmosur shkresat mbi këtë aktakuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë. E ftoj atë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë në SPAK.
Sot i them Edi Ramës, këtij skërfyelli dy metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika, që nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Unë e di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur, por kanë marë vendime për t’i varur në litar. Mbas datës 11 maj ti mund të shërbesh vetëm për një punë për të trembur gallofët nëpër arra sepse je fiks për atë punë, por as këtë s'do të mund ta bësh sepse do të jesh në burg për çdo gjë që ke bërë në këto 12 vite. Unë dhe vëllai im as jemi trembur dhe as do të trembemi asnjëherë. The vëllai i Bledjon Nallbatit, një njeri gjysmë metër i gjatë është kapo. Jo ai, as është gjysëm metër i gjatë dhe nuk është kapo, është kapedan sepse pret e përcjell këdo dhe e ndihmon me çfarë mundet. Ndërkohë që vëllai yt dymetrosh dihet botërisht i akuzuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si kryemafiozi, narkotrafikanti i kokainës në Shqipëri. Pra, vëllai im dhe yti janë ndryshe ashtu siç unë dhe ti ndryshojmë shumë. Ti je frikacak dhe burracak, ndërsa unë dhe vëllai im nuk jemi si ti. Do ta marrësh përgjigjen nga ne dhe qytetarët e Devollit mbas datës 11 maj”, tha Nallbati./ CNA
Në Pogradec kanë mbërritur materialet zgjedhore për zgjedh...
Në Qarkun e Korçës kanë mbërritur materialet zgjedhore, në...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, dha sot një deklarat...
Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për D...
Nga Fieri ku zhvilloi një takim, kryetari i PSD-së, Tom Do...
Një shkrim i botuar në median e njohur greke “Kathimerini”...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka z...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot një ko...
Kryeministri Edi Rama, nga takimi elektoral në Librazhd, k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë di...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Durrësit, Oerd Bykly...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, u është përg...
Në 11 maj Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare, ndërsa...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve ka çmendur kryemin...
Emisioni “Opinion” në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme se ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lobimi 6 milionë do...
Kryeministri Edi Rama ka folur për arrestimin e zyrtarëve ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për lobimin e PD-së kundër ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...