Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për videomesazhin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama për akuzat e ngritura ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Berisha e cilëson mesazhin e Ramës drejtuar socialistëve "kokën lart dhe vetëm përpara", si mesazh të hipokrizisë dhe paturpësisë.
Kjo, pasi ai pretendon se kreu i qeverisë jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën arratisje të Arben Ahmetajt.
Më tej, Berisha i drejton disa pyetje kryeministrit Rama, i cili shprehu krenari për rezultatet e Reformës në Drejtësi.
Reagimi i plotë në rrjetet sociale:
Kokën lart dhe vetëm përpara!
Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij! Të dashur miq, cili do që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare, si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha se sa vjedhje e shekullit me djegësat, ose përpara me arratisjen e qeveritarëve hajdut në rast se ata i kërkon drejtësia për vjedhjen e qytetarëve.
Nuk ka thirrje më të paturpshme dhe më cinike për shqiptarët se sa kjo thirrje që Edi Rama si kreu i organizatës kriminale u drejtoj dje rilindasve të vet hajdut kriminel.
Por mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe Paturpësisë. Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroj një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për ti shpëtuar sallës së gjyqit. Ai në vend të këtyre zgjodhi me paturpësinë dhe hipokrizinë më të madhe të ju mburrej shqiptarëve me drejtësinë e re, me drejtësinë në kontrollin e tij me zëvendëskryeministër të pandehur në arrati.
Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjalimi i Edi Ramës sepse ai jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën arratisje të Arben Ahmetajt. Ai foli para publikut sikur Arben Ahmetaj të mos ishte arratisur, por ishte në krah të tij dhe nga parlamenti do të shkonte para drejtësisë, paçka se arratisja e tij është arratisja e shekullit dhe ai është i pari ministër në historinë e shtetit shqiptar që arratiset kur thirret të japë llogari para drejtësisë.
Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjala e djeshme e Edi Ramës sepse rrahu gjoksin se, ai nuk pengon drejtësinë e re paçka se ai vet sabotoi atë duke njoftuar zëvendësin dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që të ja mbathi kohë përpara se vendimi i prokurorisë të dërgohej në parlament.
Te dashur miq, hipokrizi dhe paturpësi ishte mesazhi i Edi Ramës në të cilin ai poshtërsisht dhe si bos i organizatës së tij kriminale dhe në zbatim të kodit të mafies, nuk tha asnjë fjalë të vetme se Arben Ahmetaj u arratis sepse akuzohej për vjedhjen në sipërmarrjen private të djegësave të Edi Ramës, e cila gjerë sot është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.
Kjo hipokrizi është një poshtërim për çdo shqiptar, që sot jeton me rrogat më të ulëta në rajon, pikërisht nga vjedhjet që kjo organizatë kriminale ka bërë.
Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do t'i drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:
- Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?
- Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?
- Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?
Së fundi të pyesim Edi Ramën kush e pengon përveç teje drejtësinë e re të rikuperoj mbi 200 milion euro të vjedhura në këto vite nga sipërmarrja jote e djegësave dhe të bllokoj grabitjen çdo muaj të miliona euro nga kjo sipërmarrje e shpallur nga vet drejtësia si vepër krimi.
Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë. Për këtë degradim që ka pësuar shteti ynë, Edi Rama duhej të kish dhënë dorëheqjen ose të ishte përmbysur me kohë. Dorëheqja nuk do të ishte më një akt burrërie, por një akt arsyeje. Në vend të dorëheqjes çfarë bëri Edi Rama? U tha shqiptarëve se është krenarë për arritjet. Kjo është paturpësi. Dhe përpara një kryeministri të paturp dhe që vjedh, i takon popullit të ruaj arsyen. Dhe të bëj atë që çdo popull i arsyeshëm do të bënte përballë kësaj drame. Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë.
Ka ardhur koha, që shqiptarët jo vetëm të thonë së janë qytetarë të Europës. Por të veprojnë si qytetarë të Europës./ CNA.al
Bledi Çuçi i ka dorëzuar sot stafetën Taulant Ballës, i ci...
Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushj...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me videomesa...
Miqësia me Erdoganin dhe shembulli i Putinit shkojnë k...
Kryeministri Edi Rama në episodin e 15-të të podkastit “FL...
Mëngjesin e kësaj të shtune Taulant Balla është betuar në ...
Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë ...
Ditën e sotme do të mbahet ceremonia e betimit të Taulant...
Kandidati për kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ak...
Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi ka shpreh...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë për dosjen e i...
Kryeministri Edi Rama është distancuar këtë pasdite ng...
Kryeministri Edi Rasma ka dalë me një videomesazh për voti...
Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë dërgu...
Në Shqipëri, ish-zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri ...
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka ka arsyetuar mbi abs...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazment...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Berisha konsideroi si bosë të sipërmarrjes së inceneratorë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...