web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për Reformën Territoriale/ Këlliçi: Manovra e Ramës për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme

25 Korrik 2026, 14:16, Politikë CNA

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat ka komentuar seancën e fundit parlamentare dhe vendimin e mazhorancës për të shtyrë Komisionin për Reformën Territoriale, duke theksuar se kjo është një manovër e kryeministrit Edi Rama për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme.

Këlliçi tha se Ramën e pret burgu nëse prek edhe një herë të vetme zgjedhjet në Shqipëri.

“Seanca e fundit parlamentare faktoi vullnetin e Rilindjes për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës për të bërë transparencë për reformën territoriale manovra e fundit e Ramës për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme.

Edi Ramën e pret burgu nëse i prek edhe një herë të vetme zgjedhjet në Shqipëri. Qëllimi ishte të ndalonte opozitën të bënte transparencë për institucionet e drejtësisë së re”, tha Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga