web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Automjeti nuk është armë!”/ Lamallari paralajmëron shoferët

25 Korrik 2026, 13:04, Politikë CNA

“Automjeti nuk është armë!”/ Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se drejtimi i automjeteve me shpejtësi ekstreme rrezikon jetën e drejtuesve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Duke publikuar të dhëna nga kontrollet e orëve të fundit të Policisë së Shtetit, ministri bën me dije se vetëm gjatë natës së kaluar pajisjet inteligjente kanë regjistruar 206 raste të automjeteve që lëviznin me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h në segmentet rrugore nga Lezha në Fier, ku kufiri maksimal i lejuar është 90 km/h.

Lamallari e cilëson këtë sjellje si të papranueshme dhe një kërcënim serioz për sigurinë rrugore, duke theksuar se automjeti nuk duhet të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse ndaj vetes dhe të tjerëve.

Lamallari paralajmëron se ndaj drejtuesve që i trajtojnë rrugët si pista garash nuk do të ketë asnjë tolerancë, duke nënvizuar se teknologjia moderne e Policisë identifikon çdo shkelje dhe se masat administrative e ligjore do të zbatohen pa kompromis.

“Automjeti nuk është armë! Vetëm gjatë natës së kaluar, pajisjet inteligjente të Policisë së Shtetit regjistruan 206 raste me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h, në akset nga Lezha në Fier, ku kufiri maksimal është 90 km/h. Çmenduri!

Po i shndërroni makinat në një armë vdekjeprurëse ndaj vetes dhe çdokujt tjetër që rastësia e sjell pranë!

Nëse rrugët i shihni si pista garash dhe makinën si mjet aventurash të rrezikshme, leja e drejtimit nuk bën më për ju!

Sot teknologjisë nuk i shpëton asgjë, Policia nuk bën kompromis dhe rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë atyre që sillen si kamikazë në timon!”, thekson Lamallari./ CNA





Lajmet e fundit nga