“Automjeti nuk është armë!”/ Lamallari paralajmëron shoferët
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes...
Në mbledhjen e grupit të PS-së dhe qeverisë kryeministri Edi Rama "pushkatoi" ministrat duke deklaruar se në raport me qytetarët nuk kanë arritur dot që investimet t’i barazojnë me përvojën e qytetarit.
Një prej shënjestrimeve të tij ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. Rama tha se në rastet që ka hasur, të treguara nga qytetarët, mungon empatia.
Përvoja e një qytetari nuk është e barabartë me investimet që Rama thotë se janë bërë në Shëndetësi.
Në një intervistë për median gjermane, Evis Sala duket se i është përgjigjur qëndrimit të kryeministrit Edi Rama.
Ajo është justifikuar duke thënë se nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh.
“Kur mora këtë detyrë, pothuajse menjëherë e kuptova se çfarë doja të bëja. Doja të rishikoja gjithçka. Jo sepse gjërat ishin bërë gabim, por sepse po i shihja me një sy të ri, pasi isha rikthyer në vend pas 29 vitesh.
E dija se si duhet të funksionojë një sistem shëndetësor modern, bazuar në përvojën time në zbatimin e reformave, përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në fillim mendova: 'Këtë mund ta bëj brenda një viti. Mund ta transformoj të gjithë sistemin.' Por, pastaj kuptova se mendimi që mund t’i bësh të gjitha njëherësh mund të çojë drejt dështimit. Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh.
Prandaj vendosa të ndalem, të analizoj me kujdes se çfarë kishte nevojë për ndërhyrje, të përcaktoj prioritetet dhe më pas të përqendrohem në dy ose tre objektiva kryesorë, duke u angazhuar për t’i çuar deri në fund.
Natyrisht, gjatë rrugës do të ketë edhe ndërhyrje të tjera, të lidhura ose jo me ato prioritete. Do të kishte zgjidhje të shpejta, gjëra që ndoshta nuk duken të rëndësishme apo kërkojnë pak energji, por që kanë ndikim të madh.
Pra, në fund, do të jetë një përzierje elementesh të ndryshme. Por nëse e humbet fokusin dhe mendon se do t’i bësh të gjitha.
Pastaj, tërhiqesh pak dhe thua: 'Mirë, tani e kam krijuar një tablo të qartë, e di se çfarë duhet rregulluar. Tani do të veproj hap pas hapi, ose do të merrem me tri gjëra njëherësh, nuk ka rëndësi se si vepron, për sa kohë që përqendrohesh vërtet dhe zgjedh betejat e duhura'”, ka deklaruar Sala./ CNA
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qyteta...
Një ditë më parë, pas mbledhjes së grupit të PS dhe qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Këtë të premte po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e hënë pë...
Ish-kryetari i PS-së Korçë dhe gazetar i "Zërit të Populli...
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Kël...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zbuluar se në javët ...
Pas Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka targetuar gjatë...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS-së d...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama u ka përcjellë një mesazh publik pro...
Kryeministri Edi Rama u ka bërë "dush të ftohtë" socialist...
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat para Kuvendit...
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, të cilat i q...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me grupin e PS-së d...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS-së d...
Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka publikuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pa...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...