“Drejtësia e çliruar”/ Rama: Askush nuk do të mbrohet dot me flamurin e PS-së në kokë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Greqia se askus...

Këshilltari i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat ka folur për buxhetin e vitit 2025 ku tha se është "tepsia" e llokmave për qeveritarët dhe e thërrimeve për shqiptarët.
Teliti tha se Shqipëria është vendi me taksat më të larta në rajon, ndonëse taksimi progresiv i ka marrë frymën shoqërisë, edhe pse të gjitha grupet e interesit kanë kërkuar uljen e taksave e tatimeve dhe thjeshtimin e procedurave të komplikuara, përsëri këto thirrje vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.
Teliti thekson se projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë sonë, të shpopullimit, të varfërisë, të papunësisë, të rinisë dhe fuqisë punëtore që emigron, të sipërmarrjes që falimenton.
Deklarata e Dorian Telitit
A e mbani mend se si, një vit më parë, përfaqësuesit e mazhorancës gëzonin para tepsisë së bakllavasë, kur ndanin buxhetin për pushtetarët, oligarkët dhe miqtë e tenderimeve qindramilionëshe?
Qeveria sapo ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e vitit 2025.
Buxheti i vitit të ardhshëm, njësoj si çdo buxhet i këtyre 11 viteve, mund të përkufizohet si TEPSIA E LLOKMAVE PËR QEVERITARËT DHE E THËRRIMEVE PËR SHQIPTARËT.
Më lejoni të argumentoj me fakte:
Ndonëse jemi vendi me taksat më të larta në rajon, ndonëse taksimi progresiv i ka marrë frymën shoqërisë, ndonëse të gjitha grupet e interesit kanë kërkuar uljen e taksave e tatimeve dhe thjeshtimin e procedurave të komplikuara, përsëri këto thirrje vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët. Qeveria nuk parashikon asnjë reduktim të barrës fiskale, asnjë lehtësim procedurial për ta.
Përkundrazi, 93 milionë euro është kostoja shtesë e barrës fiskale për vitin e ardhshëm.
Ndonëse raportet ndërkombëtare vlerësojnë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë si problematikë, të nënfinancuar dhe larg standardeve europiane, financimi është larg nevojave të tyre. 2.9% e PBB-së do jetë financimi për shëndetësinë. 2.5% e PBB-së për arsimin. Të harruara mbeten premtimet e Edi Ramës 12 vite më parë, kur premtonte 5% për secilin nga këta dy sektorë.
Fermerët tanë, që prej 11 vitesh i hedhin në kanale prodhimet, që vuajnë konkurrencën e mallrave të huaja, që paguajnë skemën vrastare të diferencimit të TVSH-së, dmth 20% kosto shtesë, do marrin shpërfillje edhe vitin e ardhshëm.
Pas talljes publike me pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike, viti i ardhshëm parashikohet edhe më i zymtë. 790 mijë pensionistët do të indeksohen në tetor 2025, ndërkohë që cmimet nuk presin tetorin tjetër por rriten përditë. Sa u takon 62 mijë familjeve në ndihmë ekonomike, asnjë qindarkë.
Buxheti 2025 nuk është buxheti i rritjes së pagave. Zero lekë për to.
Nuk është as buxheti i ish të përndjekurve politike. Akoma më të goditur janë pronarët e vjetër: fondi për kompensimin e pronave të tyre ulet me 20 milionë euro.
Atëherë kujt i shërben buxheti 2025?
Luksit qeveritar. 25 milionë euro më shumë parashikohen për shpenzimet operative të qeverisjes qëndrore.
I shërben kontratave klienteliste e korruptive të koncesioneve PPP, të cilat gjatë 2025 do marrin 143 milionë euro. S’duan t’ia dinë se disa kontrata janë nën hetim nga prokuroria, s’duan t’ia dinë që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Parate do paguhen.
Shërben për të mbuluar papërgjegjshmërinë në menaxhimin e pronës dhe fondeve publike, duke paguar nga buxheti i shqiptarëve vendimet e humbura në gjykatat ndërkombëtare, konkretisht 199 milionë euro.
U shërben shiritave elektorale, procedurat e tenderimeve të qindra milionë eurove kanë filluar që prej shtatorit 2024, edhe pse buxheti dhe fondet nuk janë miratuar ende nga Kuvendi i Shqipërisë.
Të dashur qytetare!
Projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë tonë, të shpopullimit, të varfërisë, të papunësisë, të rinisë dhe fuqisë punëtore që emigron, të sipërmarrjes që falimenton./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Greqia se askus...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjithë akuza...
Kryeministri Edi Rama nga Selaniku u ka kërkuar emigrantëv...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të fortë...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë nga një gru...
Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi mbrëmjen e kësaj të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sëri...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, nj...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ...
Gazetarja Rudina Muça denoncoi këtë të shtunë se pas n...
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e kr...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ng...
Nis marshimi i opozitës në Shkodër, të pranishëm përfaqësu...
I ftuar në një emision televiziv, Kreu i LZHK-së, Dash...
Pas hekurave, Salianji vazhdon me reagimet e tij kundë...
Deklarata e zedheneses se antikorrupsionit ne PD, Genta Va...
Në podcastin “Flasim” Kryeministri Edi Rama ka folur n...
Ditën e sotme në orën 12:00, Partia Demokratike pa par...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka kome...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...