Albin Kurti: Segmenti Gjakovë-Shkodër do të bashkojë 2 qytete emblematike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar qytetin e...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar poetin Havzi Nela, i cili u var me litar gjatë kohës së diktaturës.
Berisha akuzon Ramiz Alinë dhe babain e kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama, si urdhëruesit e varjes së poetit.
Ai deklaron se Rama duhet të dënojë krimin mizor ndaj Havzi Nelës dhe t’i kërkojë ndjesë publike familjes së këtij të fundit.
Mesazhi i plotë:
Sot 36-vjetori i martirizimit të poetit të shquar e disident Havzi Nela.
Të dashur miq, letrat shqipe dhe mbarë kombi shqiptar përulen sot me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme, sakrificës sublime, të martirit të lirisë, poetit të pavdekshëm, disident Havzi Nela.

36 vjet më parë, më 10 gusht të vitit 1988 me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të Edi Ramës u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit për t'u bërë përjetë i pavdekshëm poeti i shquar e disident Havzi Nela. Varja publike e poetit, kolosit të pamposhtur të lirisë me urdhër të xhelatëve Alia dhe Rama vetëm një vit para shembjes së Murit të Belinit ishte çmimi që ai pagoi për guximin e tij që t’u thurë vargje kushtruese lirive dhe të drejtave të njeriut, frymës së Helsinkit dhe Kosovës së pushtuar. Varja publike e Havzi Nelës, ky akt makabër tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror dhe dëshmoi përsëri fytyrën e vërtetë mizore të diktaturës hoxhiste. Akti kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të regjimit ndaj kundërshtarit politik, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti si dhe të vriste pa lindur, pa dalë nga goja çdo varg apo fjalë të lirë. Por sot Havzi Nela prehet i qetë në panteonin e lirisë së kombit shqiptar kurse kasapët që urdhëruan varjen e tij dergjen në galerat e krimit politik dhe turpit të historisë.
Nderim për jetë poetit disident Havzi Nela.
Këtu me poshtë keni ripublikimin e një poezie të poetit Havzi Nela dhe një status për Edi Ramën, të birin e xhelatit Kristaq Rama që së bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosën 36 vjet më parë varjen në litar të poetit disident.

-Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela
Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!
-Sot është një ditë që mund të bëhesh njeri!
Edvin! Sot është 36-vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, të poetit disident Havzi Nela.
Sot është një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të "varë" brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela. Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë sepse Edi Rama sot ndjek rrugën e etërve mizorë për një Shqipëri pa opozitë me liderët e opozitës dhe kundërshtarët politikë të arrestuar në burg dhe procese politike. Por këto rreshta i shkruaj si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun!/ CNA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar qytetin e...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë mungesë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer so...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Të mërkurën u publikua një video ku shihej duke darkua...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kuvendi do të mbledhë Këshillin e Legjislacionit për t...
Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar të enjten në Kuv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në s...
Ditën e enjte, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar publikisht abuzi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Ti...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...