“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar të enjten në Kuvend mocionin për heqjen e mandatit të deputetit të PS, Vullnet Sinaj.
Demokratët kanë kërkuar zyrtarisht që Kuvendi të nisë procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Sinaj, pasi e akuzojnë se në 9 transaksione përfitoi 36 mijë euro nga Buxheti i Shtetit.
Së fundmi, nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputeti, i cili shprehet se gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017.
Ai thekson se surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.
Deputeti sqaron se që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve dhe se nuk ka përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit.
"Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit", shprehet ai ndër të tjera.
DEKLARATA E GRUPIT PARLAMENTAR TE PD
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar sot zyrtarisht që Kuvendi të nis procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.
Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, z. Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.
“Shoqëritë e mësipërme kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave zj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si “person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj”, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.2017, 29.03.2018 dhe 31.10.2018. Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga “zotërues aktiv i aksioneve” në “zotërues pasiv i aksioneve” për shkak të caktimit të “një personi të besuar”. “Personi i besuar” siç qartësisht përcaktohet edhe në Akt-marrëveshjet e sipërcituara i ka kaluar vetëm e drejta e vendimmarrjes mbi 100% të kuotave të zotëruara nga deputeti Vullnet Sinaj, me qëllim menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit të shoqërive. Por në asnjë rast, deputeti Vullnet Sinaj nuk humb të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria, sepse kjo jo vetëm buron nga ligji, por përcaktohet qartësisht edhe në pikën 3, të nenit 3 të secilës Akt-Marrëveshje, ku specifikohet: “Z. Vullnet Sinaj, pavarësisht kalimit në zotërues pasiv të kuotave të tij, gëzon në mënyrë individuale të drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë që gëzon mbi kuotat e saj në shoqëri, përfitime të cilat do të jenë të pasqyruara hollësisht në Pasqyrat Financiare të shoqërisë, por në çdo rast, nuk mund të ushtrojë asnjë veprim tjetër civil mbi këtë pasuri”.” – thuhet në Mocionin e firmosur nga deputetët e opozitës.
Në Mocion evidentohet edhe fakti se fillimisht në Akt-Marrëveshjen e datës 20.07.2017, deputeti Sinaj parashikonte shprehimisht në pikën 8, të nenit 3, se: “Shoqëria nuk do të kryejë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre, me qëllim zbatimin me korrektësi të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. Më tej, një ndalim i tillë është hequr nga përmbajtja e Akt-Marrëveshjeve të datave 29.03.2018 dhe 31.10.2018, duke i lejuar në këtë mënyrë, në kundërshtim me Kushtetutën, që shoqëritë në pronësi të tij, të përfitojnë duke filluar nga viti 2019, të ardhura nga Buxheti i Shtetit dhe deputeti Sinaj të marrë të ardhura të tjera, përveç pagës, nga fitimi i kompanive të tij nga të ardhurat e shtetit.
Pronësia mbi këto shoqëri dhe fakti që fitimet kanë shkuar si divident për vetë deputetin Vullnet Sinaj rezulton i provuar edhe nga Deklaratat Vjetore të deklarimit të pasurisë për subjektin Vullnet Sinaj. Nga ana jonë, janë marrë në analizë deklaratat e viteve 2017 (fillimi i detyrës), 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2022, të cilat janë publike, nga ku deputeti deklaron pronësinë mbi këto shoqëri dhe deklaron si të ardhura fitimet e këtyre shoqërive, përmes marrjes së dividentit në përputhje me kuotat që zotëron në secilën kompani.
“Për rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë, në respekt të detyrimeve që rrjedhin nga neni 70, pika 4, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 119/1, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, duhet të vendos për dërgimin e mocionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.” – thuhet në kërkesën e 14 deputetëve.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit që të mbledhë Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit, përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në s...
Ditën e enjte, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar publikisht abuzi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Ti...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi i radhës në s...
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokratik...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë...
Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se ka marrë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur te zhvilli...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkoj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Komisioni Xhafaj ka marrë pushimet! Pas mbledhjes së j...
Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Ivi Kaso, iu kund...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...