PD, letër Spiropalit/ "Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm për Xhaçkën"
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer so...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për marrjen e 224 mijë metrave katrorë tokë në Gjipe.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha i ka drejtuar disa pyetje të reja Ramës.
Sipas tij, kjo tokë nuk ka asnjë dokument kadastral dhe asnjë dokument shpronësimi.
Kreu i PD-së paralajmëroi Ramën se do të publikojë dokumente për të faktuar sipas tij plaçkitjen që i është bërë tokës në jug.
Deklarata e plotë:
Pyetje të tjera për Edvin Gjipenë
Edi Rama heshti si fija e barit dhe nuk guxoi të përgjigjet për asnjërën prej 6 pyetjeve asgjësuese lidhur me lumturimin e tij dhe të familjarëve të tij me 224 mijë metra katrorë tokë në zonën më panoramike dhe turistike të bregut, në Gjipe dhe gjirin e saj.
Pavarësisht se ai është lumturuar me këtë tokë, duke mos disponuar asnjë dokument kadastral, që dëshmon pronësinë e familjes së tij nga nëna, mbi këtë pronë dhe nuk disponon asnjë dokument zyrtar të faktojë se kjo pronë i është shpronësuar familjes së tij nga nëna dhe kushërinjve të tij nga regjimi komunist.
Para këtyre pyetjeve Edi Rama preferoi të qëndrojë i heshtur dhe i bukosur, në fakt me heshtjen e tij, ai foli më shumë se çdo gjë tjetër dhe në njëfarë mënyre konfirmoi akuzat me fakte e dokumente të medieve investigative dhe PD-së, se kemi të bëjmë me një zonë të madhe të 224 mijë metër katrorë tokë në zonën më panoramike, më turistike të vendit.

Me gjithë këtë unë përsëri, pavarësisht nga kjo heshtje që në fakt nuk e nderon, por e fajëson, unë jam këtu sot prapë jo për t'i përsëritur pyetjet e para, por për t'i shtuar një seri pyetjesh të tjera, në mënyrë që publiku shqiptar të mësojë të vërtetën e plaçkitjes, e kësaj grabitje të 224 mijë metrave katrorë tokë në Gjipe, në zonën më turistike, më panoramike të bregdetit shqiptar.
Ndaj dhe po shtroj pyetjet që vijojnë:
1- Edvin Gjipeja, ju, në dacibaon koprolalike, shkruani se Gjykata e Vlorës njeh pronësinë e Petro dhe Spiro Kolekës mbi 22.4 ha pyll dhe kullota në fshatin Vuno të Bashkisë Himarë (diku lart në rripa malesh, shumë larg vijës bregdetare meqë flasin edhe për vlera dhjetëra milionëshe të truallit të “grabitur”).
Mirëpo ju këto fjalë, këtë pretendim, këto rripa malesh, këto distanca të largëta nga deti, nuk i faktoni me një hartën ku t'u tregosh shqiptarëve se ku vendoset vërtetë kjo parcelë me 224 mijë metra katrorë tokë. Ju nuk e bëni dot këtë, sepse mediat investigative kanë gjetur se, kjo tokë që ti pretendon se vendoset shumë larg nga vija bregdetare dhe lart, lart në rripa malesh, në fakt vendoset poshtë, poshtë dhe zbret gjer buzë detit.
13.1 hektarë të kësaj toke të grabitur janë ndën rrugën automobilistike Vlorë-Himarë dhe madje thuhet se zbresin gjer buzë ujit.
Por ju përsëri nëse keni kurajë dhe guxim nxirreni para publikut hartën, sepse ne do të nxjerrim dokumente. Po të paralajmëroj, do të nxjerrim dokumente që faktojnë vendndodhjen e tokës që po plaçkitet.
2 – A ke ndonjë dokument zyrtar ku të shkruhet se sipërfaqja prej 224 mijë metrave katrorë tokë në Gjipe është pronë e gjyshit tënd Petro Koleka dhe vëllaut të tij, baba Pilos se ata e kanë blerë atë tokë?
3 – A mundet një shtetar, në rastin tënd mender shtetar, të marrë 224 mijë m2 tokë pa asnjë dokument kadastral, se i përkasin atij dhe klanit të tij, si trashëgimi dhe pa asnjë dokument zyrtar për shpronësimin e saj?
Ju mashtruat përsëri publikisht kur pretenduat një ndryshim ligjor për mosregjistrimin e pronave me vendim gjykate, ndërkohë që ai ndryshim datonte në vitin 2006.
Edi Rama, shqiptarët presin përgjigje nga këto pyetje sepse, sepse në një mënyrë apo një tjetër kjo është vjedhja shtetërore, qeveritare më e madhe në historinë e vendit për qëllime private, personale./ CNA
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer so...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Të mërkurën u publikua një video ku shihej duke darkua...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kuvendi do të mbledhë Këshillin e Legjislacionit për t...
Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar të enjten në Kuv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në s...
Ditën e enjte, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar publikisht abuzi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Ti...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi i radhës në s...
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokratik...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...