Berisha, me mesazh të fortë: Nesër nis mosbindja civile pa kthim
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar pasditen e sotme se duke filluar nga nesër do të nisë mosbindja civile pa kthim deri në ngritjen e qeverisë teknike.
Lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve, mësuesve, studentëve, pensionistëve, mjekëve, fermerëve që të dalin në protestë ditën e nesmërme pasi kryeministri Edi Rama ka vjedhur votën, ka bllokuar rrotacionin dhe e ka kthyer diktaturën në vend.
Berisha nënvizoi se Europa na ka mësuar se liria ka një emër dhe është vota e lirë.
“Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na mëson një gjë, liria ka një emër ky emër është vota e lirë. Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për betejë, sot të gjithë si shqiptarë, kemi edhe arsye të përbashkëta për bashkim.
Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi.
Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë. Nuk ka dinjitet, kur paranë e fituar me ndershmëri dhe lodhje, të vidhet me taksa. Të vidhet me gjoba të tepruara. Dhe këto para më pas shkojnë në fluturime me avion taksi të Edi Ramës. Shkojnë në oborre përrallore 4 milionë euro, në zyrën e Edi Ramës. Shkojnë në ndërtimin e hoteleve luksoze të Erion Veliajt.
Shkojnë në xhepat e bashkëshortit strategjik të Olta Xhaçkës. Nuk ka dinjitet miq, kur trafikanti me krahët e mbrojtur nga narkopolicia, të kanoset si të ishte padroni yt. Kur qytetari jeton si skllav, mezi shtyn muajin. Ndërsa Edi Rama, ministrat dhe trafikantet e tij jetojnë si mbretër.
Nuk ka dinjitet, kur sheh një deputet të ri, që burgoset sepse të informoi ty, se vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar për trafikim kokaine dhe vazhdon i qetë trafiqet në Vlorë. Nuk ka dinjitet, kur gëlltit çdo poshtërim, kur pranon çdo të keqe, vetëm se kërcënohesh me një rrogë që nuk del as për nevojat jetike.
Por mbi të gjitha, shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për Shqipërinë. E cila nga një gjenocid i butë i kalkuluar, është pakësuar në frymë plot 40% për 10 vite. Prandaj mosbindja civile që nis nesër, në datën 7 tetor, ora 18:00, shënon një gur kilometrik në historinë e demokracisë së Shqipërisë.
Sepse nesër jo vetëm fillojmë paralizimin e narkoshtetit, por vendosim një precedent për demokracinë tonë, për pasardhësit tanë, se kur e keqja na kërcënon, ne reagojmë. Se kur të drejtat tona shkelen, ne sulmojnë, ashtu si çdo popull europian garanton demokracinë e tij.
O sot, o kurrë për votën e lirë, është radha jonë. Miq, nëse Europa na mëson një gjë, është se demokracia fitohet, nuk të jepet. Prandaj kur popujt europianë paralizojnë jetën për 5% të halleve tona, shqiptarët nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë kompleksim për të kërkuar të drejtat themelore të njeriut.
Si Parti Demokratike ne jemi mbi 600.000 shqiptarë. Si front opozitar ne jemi shumica numerike e Shqipërisë. Ne kemi gjithë forcën. Ne kemi gjithë përgjegjësinë për t'i dalë zot vendit.
Prandaj edhe një herë, ftoj çdo shqiptar, në datën 7 tetor, ora 18:00, në marshimin drejt Tiranës. Pa fjalime. Sepse kjo është beteja e gjithë shqiptarëve. Duke filluar nga nesër. Mosbindje civile pa kthim. Deri në qeveri teknike.
Sepse vetëm me qeveri teknike garantohen zgjedhjet e lira. Vetëm me zgjedhje të lira, rotacioni i vonuar realizohet. Dhe vetëm me rotacion, Shqipëria shpëton! Shqipëria kthehet nga tokë e mallkuar për shqiptarët që braktiset prej tyre në tokën e bekuar që Zoti na e bëri dhuratë, dhe të parët tanë derdhën gjakun për ta ruajtur.
Liria ka një emër, ky emër është vota e lirë. Dinjiteti njerëzor ka një emër, ky emër është vota e lirë. Sovranitetit i vërtetë i një kombi ka një emër, ky emër është vota e lirë. E ardhmja e një kombi dhe vendi ka një emër, ky emër është vota e lirë. O sot, o kurrë për votën e lirë. Është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Pas burgosjes së Ervin Salianji për kallëzim të rremë në l...
Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi, u...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, njëkohësisht dhe drejt...
Lideri i opozitës Sali Berisha, thotë se beteja e deputetë...
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka qenë pjesë e tubimit të ...
Lideri i opozitës Sali Berisha është ndalur te protesta ko...
Lideri i opozitës, Sali Berisha në ditën e 278 të tubimit...
Ditën e djeshme, në një propnoncim për mediat, kreu ...
Këshilltari për çështjet ekonomike në CDU dhe ish-kësh...
Kryedemokrati Berisha gjatë deklaratës së tij të përna...
Pas takimit me ish-presidentin Donald Trump, anëtari i Kry...
Ervin Salianji ka reaguar nga burgu në lidhje me dekla...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, prezantoi pla...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka f...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjith...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka folur për aksionin opoz...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ndo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...