web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkëpunimi PD-PL/ Zbardhet plani Berisha-Meta

12 Gusht 2022, 12:35, Politikë CNA

Bashkëpunimi PD-PL/ Zbardhet plani Berisha-Meta

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar se do ta ngrenë zërin për referendumin së bashku me Ilir Metën e Partisë së Lirisë, pasi vlerëson qëndrimin e tij në këtë aspekt.

Duke zbuluar kështu planin e tyre, për aksionin opozitar në vijim.

Berisha ka thënë se Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë.

“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jemi shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet.

Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë.

Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.

Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë të shumëllojta, që i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë.

Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre”, është shprehur Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga