
Mazhoranca duket e painteresuar të zgjedhë Avokatin e Popullit. Erinda Ballanca qëndron prej 8 vjetësh në detyrë nga të cilat 3 vjet i ka siguruar me shtesa në pritje të zëvendësimit.
Procedurat e zëvendësimit formalisht janë hapur e rihapur plot 3 herë, por mazhoranca në të gjitha rastet ka qenë më e interesuar të djegë nga brenda kandidatët e preferuar të Ramës sesa të zëvendësojë Ballancën.
Në vitin 2022 kur nisën për herë të parë procedurat e zgjedhjes së avokatit të ri, Klotilda Bushka ishte kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Përgjimet për çështjen Veliaj nxorën në dritë edhe përdorimin që Bushka i bënte pa teklif zyrës së Ballancës. Qëndrimi në atë zyrë i shoqes ishte më i rëndësishëm për Bushkën sesa procesi parlamentar.
Grupi Parlamentar u distancua me urdhër nga dhënia e mbështetjes me nënshkrime, gjasme në emër të një negociate që nuk dihej se ku, si, në emër të kujt dhe për cilin bëhej.
Në një lojë mes copave të PD-së, mazhoranca bënte sehir mbi detyrimin kushtetues të Kuvendit të ripërtëritjes me votë të Avokatit të Popullit.
Mes papërgjegjshmërisë totale, të vetmet që fitonim ishin shoqet Bushka-Balanca.
Këmbë përmbi këmbë, Bushka siguronte Ballancën se sa të ishte ajo, Balanca mund të rrinte edhe 10 vjet të tjera në atë zyrë.
E ndërsa Ballanca i gëzohej miqësisë së vërtetë, kandidatët talleshin live në gjasme seanca dëgjimore që nuk pasoheshin nga vijimi i procesit parlamentar.
Në fund Edi Rama rrëzoi me votë kandidatin e negociuar prej 6 muajsh mes Ballës dhe Alibeajt. Asnjërit nuk i erdhi keq për kurbanin që bënë.
Kuvendi priti ca kohë dhe rihapi prapë procedurat për gjasme zëvendësimin e Ballancës, ndërsa shoqe Bushka i kishte prapë “copy-paste” gjërat.
Tashmë Gazi edhe zyrtarisht ishte bërë i Berishës dhe ishte më i motivuar se kurrë që të shfaqej si kalorës i berishizmit.
Kurse Berisha insistonte publikisht të shfaqej si mbështetës i Besim Ndregjonit, i vetmi kandidat për të cilin mazhoranca kishte shprehur refuzim.
Shoqet ishin të qeta. Asgjë nuk mund të ndodhte.
Mazhoranca bën sikur pret propozimet e opozitës dhe deklaron që nuk mbështet me firma asnjë kandidat.
Një strategji e çuditshme që nuk shpjegon minimumi se pse i refuzon firmën dikujt që je i gatshëm t'i japësh votën!
Dhe pastaj pse mbush veshët e dëgjuesve të zyrës me emrin e të preferuarit të Ramës, kur i refuzon firmat mbështetëse të paktën atij?
Në këtë taktikë as ligjore, as politike, askush nuk kupton dot as se cili është kriteri që mazhoranca ka në parapëlqim. Si e do mazhoranca Avokatin e Popullit? E do si Ballanca apo do thjesht Ballancën?
Mbështetja me firma mund t'i nxirrte më të nderuar sesa Berisha që nënshkruan për zyrtarin e arrestuar të hipotekës.
Kaq gjë duhet të na e dëshmonin me cilësinë e kandidatit që mbështesnin me firma. Për më tej s'kishin pse shqetësoheshin e as të kompleksoheshin.
Mund të merrnin shembull nga Berisha.
Deri tani në këto 3 fillime të procedurave për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Berisha i ka lënë të lira firmat e grupit të vet.
Me ato firma janë gëzuar deri tani mbi 25 kandidatë, përfshirë Endri Shabanin që sot e pëshpërisin vetë si të preferuarin e Ramës.
Por asnjëri nuk është gëzuar dot me votë./ CNA
Kryedemokrati Sali Berisha ndau një koment teksa këtë të m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot te si...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza të shumta n...
Avokati i Popullit është bërë mollë sherri në Komisionin e...
Besim Ndregjoni, një prej emrave të propozuar nga Partia D...
Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me kan...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka shfrytëzuar kohën gj...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi akuza se qeveria e d...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni G...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni G...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje nga mbj...
Mashtruesi i dënuar për kallëzim të rremë, i njohur ndrysh...
Kjo e martë është një ditë e ngarkuar për Kuvendin, që mbl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill ka folur mbrëmje...
Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill k...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme l...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në e...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reag...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...