Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Mazhoranca socialiste bllokoi këtë muaj kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” – ku një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës kishte si objekt verifikimin e “nxitjes, ndikimit, porositjes, përdorimit, përfshirjes përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal, dhe/ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.
Por gjatë diskutimit të kërkesës në Konferencën e Kryetarëve në mbledhjen e 7 shkurtit, përfaqësuesit e PS-së pretenduan se ajo nuk mund të merrej në shqyrtim për shkak se Kuvendi kishte nisur një proces ndryshimesh në ligjin e komisioneve hetimore dhe votuan për shtyrjen e vendimmarrjes.
Sipas proceverbalit të zbardhur të kësaj mbledhjeje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kundërshton shqyrtimin e kërkesës deri në një afat të pacaktuar. Kuvendi, sipas tij, ka ngritur një komision të posaçëm për të transpozuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në këtë ligj dhe kjo pengon shqyrtimin e kërkesës së opozitës.

“Refuzoj të hyj në thelbin e kërkesës", thotë Balla, duke i propozuar Konferencës së Kryetarëve që kërkesa të shtyhet deri në momentin që “ne të kemi përfunduar procesin e rishikimit të ligjit”.
Në të njëjtën linjë argumentoi se deputetja Ermonela Felaj, duke thënë se vendimi i Kuvendit për të ngritur një komision të posaçëm për ndryshimet në ligjin e komisioneve hetimore kanë fuqi ligjore.

“Kuvendi nuk mundet të dalë kundër vetes. Kjo është arsyeja që ne nuk po shprehemi sot për thelbin e kërkesës, por po themi që do të sigurojmë një ligj, i cili e sjell këtë instrument të veprimit,” mësohet të ketë thënë Felaj.
Për opozitën, qëndrimi i i PS-së është tentativë për të asgjësuar të gjitha instrumentet e kontrollit parlamentar.
“Thoni hapur: t’i vendosim kyçin parlamentit. Ky është absurdi,” iu drejtua kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, kolegëve socialistë.
Sipas tij, pezullimi i zbatimit të ligjit me arsyen se do të ndryshohet është antikushtetues, sepse ndryshimet mund të mos ndodhin kurrë.
Për ekspertët e shoqërisë civile, kjo sjellje e mazhorancës politike është antikushtetuese dhe vë në pikëpyetje standardet e parlamentarizmit në vend.
Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë me qendër në Tiranë, i tha "BIRN" se Kuvendi nuk mund të devijojë nga detyrimi kushtetues për kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe një prej mekanizmave klasikë të ushtrimit të këtij funksioni është institucioni i komisioneve hetimore.

“Përpjekja e mazhorancës për të delegjitimuar parlamentin nga roli kushtetues, si dhe për të përdorur alibinë e nismës ligjore për ndryshime në legjislacionin për komisionet, si argumente për të pamundësuar hetimin parlamentar, janë tregues të një demokracie hibride, një praktikë abuzive politike dhe një zhvillimi që vjen ndesh me parimet e Kushtetutës,” tha Krasniqi.
Pa bazë ligjore e gjen argumentin e socialistëve edhe Erinda Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ngritja e një komisioni hetimor nuk mund të refuzohet me argumentin se ligji është në ndryshim, pasi kjo cenon parimin e sigurisë juridike,” tha Skëndaj, duke shtuar se “legjislacioni nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të legjislacionit penal kur është favorizues”.
Sipas Skëndajt, komisionet hetimore janë instrument parlamentar që ndihmojnë në mënyrë të veçantë opozitën dhe kjo është shprehur në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë kontest, shton ajo, – “ngritja e një komisioni hetimor apo refuzimi për ngritjen e tij duhet të bazohet në legjislacionin aktual dhe jo te pritshmëritë e ndryshimit të legjislacionit në të ardhmen”.
Për Krasniqin, kjo sjellje politike e mazhorancës më shumë sesa një debat i momentit rrezikon të vendosë praktika abuzive dhe të cenojë standardin e parlamentit dhe të gjithë sistemit qeverisës, pasi Kuvendi nuk ushtron rolin e tij kushtetues si kontrollor i ekzekutivit.
“Nëse parlamenti nuk mund të ushtrojë kontroll kushtetues mbi kryeministrin, kush tjetër mund ta bëjë këtë?,” ngre pyetjen Krasniqi, duke parë me shqetësim forcimin e pozitës së kryeministrit në dëm të parimit kushtetues të ndarjes dhe balancës së pushteteve.
Vetë kryeministri Edi Rama u shpreh në mënyrë kategorike kundër hetimit parlamentar ndaj tij, pa përdorur si mbrojtje qëndrimet juridike të deputetëve socialistë.
“Nuk ka për të ndodhur,” tha ai gjatë një interviste televizive, duke e cilësuar kërkesën e opozitës një tentativë për të përdorur parlamentin për propagandë abuzive.
Megjithatë, Krasniqi i tha "BIRN" se kryeministri si objekt i kërkesës për hetim parlamentar është “në konflikt interesi” dhe se në kushte normale, politikanët e akuzuar do të duhej të ishin të parët të interesuar për të provuar pafajësinë.
“Nëse ata refuzojnë hetimin, de facto pranojnë fajësinë ose frikën nga hetimi, duke passjellë pasoja në imazhin dhe besimin publik, por edhe në cilësinë e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se i vetmi mekanizëm zhbllokues për këtë situatë ishte dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese – ku një vendimarrje kritike ndaj Parlamentit do duhej, sipas tij, të shoqërohej me përgjegjësi politike dhe institucionale./BIRN
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka mba...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kome...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është panikosur nga dosja ÇEZ...
Belind Këlliçi, kandidati për bashkinë e Tiranës, ka zbrit...
Ilir Meta, miliarderi që është kryetar i Partisë së Lirisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka ngritur sërish akuza nd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer...
Kryetar i LRE-së dhe kandidati për Kryetar Bashkie i Tiran...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur një fjalim në K...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Në 3 mars do të mbahet gjyqi për vulën e Partisë Demokrati...
Dorian Duçka dhe Agron Neza, dy personat më të lakuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u ka bërë t...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur një fjalim për 1-vje...
Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit, Enkelejd...
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se grupi i vulës...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë mesa...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur ditën e sotme...
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shukrov, k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...