Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në takimin mbi Ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Ukrainës me rastin e 1 vjetorit të agresionit rus.
Gjatë fjalës së saj ministrja është shprehur se lufta ka sjellë pasoja të parikuperueshme ku mijëra civilë kanë humbur jetën dhe miliona fëmijë kanë humbur shkollat e tyre, njerëz të panumërt kanë humbur shtëpitë e tyre miliona të tjerë janë zhvendosur dhe dëmet në infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës janë të pamatshme.
“Zoti President,
Më lejoni të filloj duke falënderuar Maltën për organizimin e këtij takimi dhe ju Ministër për kryesimin e tij. Ne i jemi mirënjohës Sekretarit të Përgjithshëm për fjalët e tij të fuqishme, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe mbi të gjitha për qartësinë e tij morale gjatë kësaj krize të paprecedentë.
Kolegë, Sot është një përvjetor tragjik.
Kjo ditë nuk ka asgjë për të festuar, përkundrazi është një ditë pendese. Gjithsesi një gjë duhet të theksojmë dhe të mos harrojmë kurrë: nga një luftë katastrofike dhe pasojat e saj të tmerrshme, ne kemi parë botën jashtëzakonisht të bashkuar për të dënuar një luftë që erdhi nga zgjedhja, për të refuzuar aneksimin territorial me forcë, për të respektuar ligjin ndërkombëtar, dhe për të mbrojtur Kartën e OKB-së.Sërish dje, 141 Shtete Anëtare nga të gjitha anët e botës, konfirmuan njëzëri se ata nuk duan një botë sipas Rusisë, por një botë sipas Kartës së OKB-së; se ata duan paqe, një paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj.
Kolegë,
Një vit më parë, trupat ruse u vërsulën drejt kufijve të Ukrainës dhe raketat ruse mbushën qiellin e saj duke ndezur luftën brutale që vazhdon deri në këtë orë. Ajo që Rusia filloi pikërisht në këtë ditë të vitit të kaluar ka qenë katastrofike për Ukrainën, ka tundur themelet e Evropës, ka formësuar historinë botërore.
Mijëra civilë kanë humbur jetën; miliona fëmijë kanë humbur shkollat e tyre; njerëz të panumërt kanë humbur shtëpitë e tyre; miliona të tjerë janë zhvendosur dhe dëmet në infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës janë të pamatshme. Miliona në mbarë botën, sidomos më të varfrit dhe shtresat më të prekura, kanë vuajtur shumë për shkak të efekteve globale të luftës, veçanërisht të rritjes së krizës ushqimore.
Gjatë gjithë vitit, bota ka qenë dëshmitare e ngjarjeve, ka verifikuar dhe dokumentuar krime të neveritshme, ekzekutime, përdhunime, plaçkitje, tortura, dëbime të fëmijëve, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga pushtuesi.
Ne kemi qenë dëshmitarë të mijëra të dënuarve që u detyruan të mobilizohen dhe u sakrifikuan në radhët e grupit Ëagner, një makinë vrasëse me gjurmë famëkeqe dhe në pjesë të tjera të botës. Dhe më e tmerrshmja nga të gjitha është se një luftë e padrejtë, e paligjshme dhe e paprovokuar kundër një vendi dhe populli të pafajshëm, kryhet nga një anëtar i përhershëm i këtij Këshilli, i cili ka përgjegjësi të veçantë për garantimin e paqes dhe sigurisë, për zbatimin e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.
Në vend të kësaj, ajo ka zgjedhur të sillet si shtet që nuk njeh rendin ndërkombëtar, duke shkuar kundër ligjit, kundër rregullave, kundër botës. E vërteta është se pavarësisht gjithçkaje, Ukraina është ende këtu, populli i saj është duke vuajtur, por duke luftuar, duke rezistuar në mbrojtjen e tokës, lirisë, dhe të ardhmes së tyre. Por ata nuk janë vetëm. Lufta e tyre është edhe lufta e kujtdo që aspiron paqen.
Zoti President,
Udhëheqësit rusë kanë dëshirë të flasin për historinë dhe rolin e vendit të tyre në të. Dhe Rusia sigurisht që ka shumë arsye për të qenë krenare për historinë e saj. Por mbi të gjitha shtetet dhe liderët e tyre gjykohen nga aftësia për të mësuar nga e kaluara dhe për veprimet e tyre në të tashmen. Dhe aktualisht, Rusia nuk ka asnjë arsye për të qenë krenare. Me veprimet e saj të gabuara, me politikën e saj katastrofike dhe me luftën e saj kriminale, Rusia është izoluar dhe faji bie vetëm mbi të për këtë izolim. Sa më shpejt ta kuptojnë rusët e zakonshëm, aq më shpejt do të ndalet kjo marrëzi.
Kolegë,
Kjo luftë duhet të marrë fund dhe do të marrë fund. Por fundi që ne parashikojmë është fundi i agresionit, jo fundi i rendit botëror të bazuar në rregulla. Është fundi i pranisë së trupave ruse në Ukrainë, jo fundi i jetës atje; Është fundi i vuajtjeve të panevojshme, jo fundi i shpresës.
Ukraina duhet të ketë dhe do të ketë një të ardhme me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të lirë, të sigurt, sovrane dhe brenda integritetit të saj territorial të rivendosur, dhe ne presim me padurim ditën, që shpresoj të jetë së shpejti, të fillimit të një procesi shërimi dhe pajtimi. Por derisa të vijë ajo ditë, Ukraina dhe populli i saj meritojnë të gjithë mbështetjen tonë politike, ekonomike dhe ushtarake, të gjithë solidaritetin tonë në rezistencën e tyre heroike për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të drejtën.
Slava Ukraini," është shprehur ajo./CNA.al
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Në 3 mars do të mbahet gjyqi për vulën e Partisë Demokrati...
Dorian Duçka dhe Agron Neza, dy personat më të lakuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u ka bërë t...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur një fjalim për 1-vje...
Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit, Enkelejd...
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se grupi i vulës...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë mesa...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur ditën e sotme...
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shukrov, k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklarimet e ish ...
Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se gjobëvënia ndaj bizn...
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë për ...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Grupi i vulës vijon me prezantimin e kandidatëve për kryet...
Sot shënohet 1 vit, nga nisja e luftës në Ukrainë. Politi...
Gazetari Hysni Gurra, ka analizuar intervistën e ish-Minis...
Takimet në njësinë nr.9, kandidati i Partisë Demokratike p...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në 1-vjetorin e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...