web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arian Galdini zbardh “prapaskenat”/ Si po tentojnë të më heqin nga gara për bashkinë e Tiranës

24 Shkurt 2023, 17:51, Politikë CNA

Arian Galdini zbardh “prapaskenat”/ Si po tentojnë të

Kryetar i LRE-së dhe kandidati për Kryetar Bashkie i Tiranës, Arian Galdini ka reaguar pasi KQZ ka ndryshuar formularin për tu regjistruar në zgjedhjet vendore.

Në një deklaratë për mediat, Galdini thotë se KQZ ka ndryshuar kartat, duke e nxjerrë të pavlefshëm formularin e vjetër dhe për rrjedhojë dhe të gjitha firmat që ai ka mbledhur deri më tani.

Sipas tij, ndryshimi i formularëve në mes të lojës, tregon qartazi se regjimi ta pengojë konkurimin e tij si kandidati i qytetarëve përballë kandidatëve të kryetarëve.

Gjithashtu, kreu i LRE-së i është drejtuar me një mesazh qytetarëve dhe partive politike në vendin tonë, kur zgjedhjet lokale po vijnë duke u afruar.

Ai paralajmëron se nuk do të dorëzohet, por edhe me formularët e rinj do të rifillojë proçesin e mbledhjes së firmave për të realizuar objektivin, që të jetë në garë për Bashkinë e Tiranës.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë në Shqipëri ne jemi në një situatë kur gjithçka duket kaotike, porse brenda këtij kaosi ne kemi një proces zgjedhor që po përgatitet.

Sikurse ju e dini unë kam shprehur gatishmërinë dhe aspiratën time për të konkuruar në garën për Kryetar Bashkie të Tiranës, si kandidat i së Djathtës Humane.

Ne e kemi nisur proçesin prej disa javësh për mbledhjen e firmave mbështetëse nga qytetarët.

Tashmë opinioni publik është i njoftuar se ekipet tona prej ditësh të shumta me radhë kanë nisur proçesin e tyre të mbledhjes së firmave me këta formularë që kanë qenë të miratuar prej 2 vitesh nga KQZ.

Dhe ndërsa ne kemi bërë një udhëtim të gjatë, por edhe të vështirë në proçesin e mbledhjes së firmave dhe kemi kaluar gjysmën e numrit të domosdoshëm të firmave sipas Kodit Zgjedhor që unë të jem kandidati zyrtar për Kryetar Bashkie i Tiranës, i qytetarëve firmëtarë, por edhe i Lëvizjes së Re - LRE, arbitrarisht dhe në mes të garës, KQZ ka ndryshuar kartat, pra ka ndryshuar formularin duke e nxjerrë të pavlefshëm formularin e vjetër dhe për rrjedhojë dhe të gjitha firmat që janë mbledhur me formularin e vjetër.

Ju e dini besoj se parti që po mbledhin firma në Shqipëri nuk ka, përveç Lëvizjes së Re - LRE.

Kandidatë për Kryetar Bashkie aspirant në Tiranë që po mbledhin firma nuk ka përveç Arian Galdinit.

Ndryshimi i formularëve në mes të lojës, tregon qartazi se Rregjimi me shumë gjasa po kërkon me hile të pengojë konkurimin e Arian Galdinit si Kandidati i Qytetarëve përballë Kandidatëve të Kryetarëve.

Dhe përveçse është ndryshimi i kartave në mes të lojës, ne kemi nga një formular të thjeshtëzuar që është vetëm 1 fletë, kemi një formular që tashmë ka 3 fletë.

Shpërdorim, kosto, por njëkohësisht edhe hile.

Duhen firma të cilat thjesht shprehin mbështetje dhe të cilat në fakt ne prisnim që KQZ-ja, por edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore në Parlament t'i hiqte fare si të panevojshme, sepse sot Shqipëria ka më shume nevojë se kurrë për pluralizëm politik dhe për konkurencë.

Shqipëria nuk ka nevojë më për rrugë të ngushta dhe të mbyllura ku vetëm 2 apo 3 palë të mbajnë peng si "Tokë të Xanun" Shqipërinë.

Unë e konsideroj krejt arbitrare dhe prishje të garës, ndryshimin e formularit.

Megjithatë, sot gjej rastin që të ftoj të gjithë komunitetin e Lëvizjes së Re - LRE dhe të gjithë qytetarët e Tiranës, që t'ia rinisim nga e para.

Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi, por edhe me formularët e rinj ne do të rifillojmë proçesin e mbledhjes së firmave për ta realizuar objektivin tonë, që të jemi në garë për Bashkinë e Tiranës.

Dhe u them përfaqësuesve të partive të mëdhaja që kanë nën kontroll proçeset zgjedhore në Shqipëri : aty ku ju përpiqeni të pengoni, aty ne do të çlirojmë. Aty ku ju përpiqeni të bllokoni, aty ne do të shpërthejmë.

Shoqëria shqiptare ka nevojë për shpërthimin e energjive më të mira dhe këto firma mbështetëse do të jenë vetëm nisja.

Më pas hyrja ime në garë, si Kandidati i Qytetarëve përballë Kandidatëve të Kryetarëve do të përcaktojë qartazi dhe do të determinojë dhe përkufizojë njëherë e mirë faktin tashmë të pandryshueshëm se në Shqipëri është rithemeluar pluralizmi.

Pluralizmi i cili u vra me Kodin Elektoral të 2008-tës dhe Kushtetutën e 2008-tës me marrëveshjen Berisha-Rama, tashmë është rithemeluar.

Një parti e re e qytetarëve ka lindur, një kandidat i ri i qytetarëve do të qëndrojë në fushëbetejë për tu përballur me Kandidatët e Kryetarëve.

Dhe dua të sqaroj çdo të keqkuptuar se unë jam Arian Galdini, unë jam i djathtë në bindje, unë jam i djathtë me vendosmëri dhe nuk ka asnjë shenjë dhe asnjë gjurmë të jetës dhe të aktivitetit tim politik që më lidh me të majtën.

Porse unë jam qartësisht dhe vendosmërisht kundër projektit të "Tokës së Xanun" në opozitë.

Kush mendon se unë hyj në garë, për të marrë vota të kandidatit të opozitës që është brenda oborrit politik apo klubit politik PD-PS-PL gabohet.

Unë kërkoj vota që janë qartësisht kundër Sali Berishës, kundër Ilir Metës dhe kundër politikës së "Tokës së Xanun".

Pra dua votat e atyre të djathtëve të cilët kurrë nuk do të kishin votuar për një parti demokratike, për një opozitë apo koalicion opozitar të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Prandaj shfrytëzoj rastin që t'u bëj thirrje të gjitha partive politike parlamentare, opozitare dhe të gjitha partive të reja joparlamentare që të bashkohen me mua dhe unë të jem kandidati përfaqësues i tyre, i qytetarëve, por edhe i partive të cilat janë jashtë sinoreve, përballë sinoreve, në konkurim me sinoret e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kush do një garë të qartë, vendimtare, shpalosëse përballë Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës, Arian Galdini është i gatshëm të jetë kandidati i tyre për Kryetar Bashkie të Tiranës.

Ftoj partitë parlamentare me vulë, pa vulë, me logo, pa logo, ftoj politikanët e rinj, nismat e reja politike, koalicionet e reja politike që të mbështesin Arian Galdinin si Kandidat të Qytetarëve për Kryetar Bashkie të Tiranës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga