web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e inceneratorëve/ Veliaj: Kush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi

17 Prill 2023, 22:42, Politikë CNA
Afera e inceneratorëve/ Veliaj: Kush ka bërë gabime, të
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Veliaj tha sërish se ata që kanë bërë gabime dhe janë përfshirë në korrupsion duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në një intervistë me Elona Meçon, ai deklaroi se nuk i intereson se çfarë thonë njerëzit për inceneratorët.

“Mandatin e parë e trajtova si mandat për të nxjerrë Tiranën nga emergjenca, bashkinë nga falimentimi, ujësjellësin nga falimentimi, çështjen e pastrimit. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan për inceneratorët. A është më e pastër sot? A është në çmim 1/3-a më e ulët? E ka bashkia që e çon tek trau aty dhe Tiranën e bën xixë? Është më ajo reja veshtullore me kancer? Kaq! Kush ka bërë gabime në këtë proces, të mbajë përgjegjësi”, theksoi kryebashkiaku socialist./ CNA.al





Lajmet e fundit nga