Foto - Tirana “pushtohet” nga posterat/ Si gënjeu Rama për shpenzimet e fushatës
Kryeministri Edi Rama në hapjen zyrtare të fushatës el...

Ka një vend për të kuptuar realitetin e një qyteti, përtej fasadës dhe propagandës, dhe ky është tregu.
Biznesi i vogël dhe i mesëm është duke kaluar ditë të vështira në Tiranë, ku shkaqet kryesore janë mungesa e fuqisë blerëse për shkak të largimit të të rinjve dhe varfëria. Barrë janë po ashtu, taksat e larta.
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte në këtë fillim jave me subjektet që operojnë në Tregun Industrial në zonën e “5 Majit”.
Tregtarët treguan se janë duke kaluar ditë të vështira ku shitjet kanë rënë në mënyrë drastike.
“Siç e sheh vet, s`ka ndonjë ndryshim. Më keq nuk ka. Me ditë me ditë, siç është tregtia, e kupton vetë. Me rënie, nuk ka më ngritje, iku ai muhabet. Pak, shumë pak. Mendimi jonë është ta bëjmë më mirë. Shif e shkruaj, bosh. Kam 31 vjet. Ky vit ishte masakër fare”, u shprehën biznesmenët.

Belind Këlliçi u prezantoi paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat pas 14 majit do të lehtësojnë barrën fiskale që biznesi i paguan bashkisë së Tiranës.
Këlliçi u shpreh para biznesit se paketa e tij e uljes së taksave, ka si synim të rrisë fitimet e biznesit dhe të nxisë punësimin.
“Të gjithë tregtarët që po takoj këtu, e njëjta gjë. Situata keq e më keq. Kemi planin për taksat, për tarifat, për biznesin e vogël, t`i japim frymëmarrje. Planin për uljen e taksave dhe tarifave ta garantoj që do e bëjmë realitet. Aty është programi për të ulur taksat dhe tarifat, për të fituar më shumë biznesi i vogël. 41 mijë biznese të vogla janë në Tiranë. Një njeri me punësu më shumë, me pas më shumë të ardhura, janë 41 mijë vetë më shumë. Ecën ekonomia, ka lekë, ka gjallëri, ka optimizëm”, tha Këlliçi.

Ashtu si kudo në Tiranë, edhe Tregu Industrial rrezikon të shembet për t`i hapur rrugë ndërtimit të kullave. Belind Këlliçi u shpreh se ky projekt i Erion Veliajt duhet ndalur, pasi aty janë mijëra njerëz të punësuar direkt dhe indirect, që mbajnë familjet.
“Më kryesorja është, për mendimin tim, është me ndalu projektin që kanë se duan ta shembin tregun të bëjnë pallate. Ky është problem. Këtu janë mijëra familje të punësuar po ta marrësh, se nuk është vetëm biznesi, por janë shërbimet, janë të gjithë ata që përfitojnë”, tha Këlliçi.
Tashmë qytetarët janë njohur me projektin e Belind Këlliçit për Tiranën, dhe nuk ngurojnë të shprehin vlerësimet për kandidatin e opozitës për këtë bashki. Ata shprehen të lumtur që Belind Këlliçi dhe programi i tij përfaqëson shumicën e qytetarëve dhe jo interesat e oligarkëve.

“Belindi përfaqëson masën, njerëzit e ndershëm, njerëzit e pastër. Oligarkët janë një përqindje e vogël, u ka dalë boja. Programi është shumë shumë i zgjedhur, shumë i gjetur”, u shprehën një qytetar.
Teksa shtrëngoi duart me bizneset, Belind Këlliçi shprehu zotimin që pas 14 majit të sjellë ndryshimin në Kryeqytet.
“Duhet të bëhemi bashkë, t`u heqim frikën njerëzve sepse i kanë mbytur me idenë, nuk bëhet ndryshimi, nuk bëhet ndryshimi. Jo, bëhet ndryshimi, vetë e kemi në dorë, me votë ndëshkoje të kutia, ke kutia votën, kaq. Unë jam i vendosur ta sjellë ndryshimin se kam vendosur të jetoj vetë në këtë vend”, tha Këlliçi./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama në hapjen zyrtare të fushatës el...
Nga Njësia 1, ku u takua me banorët e zonës, Erion Veliaj ...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka reaguar pas deklarat...
Roland Bejko, kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Saimir Korreshi ka bërë një parashikim të rez...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka...
Kandidati i grupit të PD-së së vulës për Bashkinë Tiranë, ...
Kandidati i Partisë Demokrate të Alibeajt për Bashk...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar sërish drejtuesin e ...
Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland...
Zëdhënësja e fushatës së opozitës, Silvi Bardhi, ka denonc...
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt do të çelë ditën e ...
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka paraqitur nj...
KQZ ka njoftuar miratimin e modelit të fletëve të votimit ...
Shefja e ODIHR-it, Audrey Glover, ka mbërritur në selinë e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një taki...
Kandidatja e PDIU-së, Lajla Përnaska, ka zhvilluar një tak...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar mba...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...