Nikolla pret Presidentin e Polonisë/ “Reformat po përshpejtojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE"
Ditën e sotme, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka viz...

Në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Korçë do të garojnë Sotiraq Filo nga Partia Socialiste dhe Ledina Alolli nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".
Sotiraq Filo është në kërkim të mandatit të 3-të të plotë pasi ka drejtuar Bashkinë Korçë edhe për një gjysmë mandati në vitin 2013, atëherë kur Niko Peleshi pati dhënë dorëheqjen.
Para zgjedhjes si kryetar bashkie, ai ka shërbyer si nënkryetar i saj për një periudhë prej 6 vitesh.
Gjatë kësaj fushate, Filo po zhvillon takime jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale i shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si dhe nga ministri Niko Peleshi i deleguar në këto zgjedhje.
Në programin e tij për mandatin e radhës Sotiraq Filo premton përfundimin e termoizolimit të banesave kolektive në Korçë si dhe projektin e gazifikimit të qytetit për ngrohjen e familjeve.
Ndërtimi i aeroportit turistik dhe sportiv si edhe "Korçarena" që përfshin stadiumin e ri, pishinën dimërore dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit janë pjesë e programit.
Vlerë e shtuar për turizmin do të jenë sportet dimërore ku do të ndërtohet një resort dimëror dhe një pistë skish.
Përballë kryetarit aktual të bashkisë është kandidatja Ledina Aliolli, e zgjedhur me votëbesimin e demokratëve gjatë Primareve.
Ledina Aliolli është pedagoge dhe dekane e ekonomisë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Fan Noli" të Korçës me një karrierë të gjatë si në botën akademike e po ashtu edhe në politikë.
Për Aliollin, sfida për kryebashkiake të Korçës është tepër e rëndësishme, pasi për të do të jetë mandati i parë, ndërsa më herët ka qenë deputete e Parlamentit të Shqipërisë. Slogani i fushatës është: "Korça në duart e tua".
Në programin e saj Aliolli si projekt madhor premton termoizolimin e të gjitha banesave të Korçës po ashtu edhe projektin e ngrohjes qendrore të qytetit. Disa pika të tjera të programit të saj janë: ulja e taksave, përgjysmimi i çmimit të druve të zjarrit, parkimi falas në të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, ndërtimi i një parkingu të madh nëntokësor dhe mbështetje e zonave rurale.
Fokus, në 4-vjeçarin e këtij mandati, do t'i jepet turizmit, zhvillimit social dhe atij bujqësor, po ashtu dhe përmirësimit të infrastrukturës.
Gara e dy kandidatëve, Filo dhe Aliolli, pritet të jetë e fortë, ndonëse të dy po zhvillojnë një fushatë të qetë duke zhvilluar takime me banorë të qytetit dhe fshatrave të Bashkisë Korçë./ CNA.al
Ditën e sotme, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka viz...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, në...
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka mbërritur sot në n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me shtab...
Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit...
Kreu aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka zhvill...
Kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë takimit el...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkrahur kand...
Teksa jemi 3 ditë para zgjedhjeve dhe në fushatë elekt...
Ditën e sotme në media u publikua një video që tregont...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Beli...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në lidhj...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka komentuar tak...
Në media shpeshherë është përfolur se kryebashkiaku Er...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u bëri thirrj...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan C...
Kryeministri Edi Rama ka lënë në dorë të drejtësisë ek...
Kryetari i dorëhequr i PD-së, i cili rezulton ende në ...
Afera e inceneratorëve vijon të thellohet çdo ditë edh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...