Një situatë që të kujton një “tigër prej letre”
Deri kur do të vazhdojnë përpjekjet për t’i qëndruar përba...

Janar 2025 përmbytja e parë e madhe më Durrës. Shtator 2025 përmbytja e dytë. Janar 2026 përmbytja e tretë. Më e madhja qe mbahet mend. Ajo që çudit është se ditën e përmbytjes ranë vetëm 44 milimetra shi. Sasi shumë e vogël.
Vërtet nga viti 2000 Durrësin e keqqeverisin socialistët. Vërtet përmbytjet janë shtuar në dekadën e fundit. Por asnjëhere nuk ka ndodhur që Durrësi të përmbytet rëndë tre herë brenda një viti.
Tre përmbytje të mëdha brenda vitit me shtrirje shumë të gjerë edhe pse janë shpenzuar rreth 40 milionë euro për kanalizim ujrash. Krejt pa plan dhe efikasitet (përveç efikasitetit korruptiv, që arrin 100%)
Dëmi dhe stresi i banorëve që u dëmtohen banesat, orenditë shtëpiake, bizneset dhe automjetet janë të papërballueshme nga hallexhinjtë. E sigurt që kjo situatë do të vazhdojë në 2026.
Pasoja: vështirësohet jetesa dhe zhvlerësohen pronat në zonën që përmbytet kaq shpesh.
Përballë zonës së përmbytur, mjafton të kalosh rrugën e hyrjes së Durrësit dhe gjendesh në projektin luksoz Durrës Marina të Alabarit. Nuk do mend e kalem që zhvillimi i asaj zone do të shtrijë interesin e kompanive ndërtuese për zhvillim ndërtimor edhe në zonën e ish-kënetës. Por aty është plot me shtëpi, të legalizuara apo në legalizim.
Në kushte normale banorët kuptojnë vlerën e rritur dhe do të kërkonin çmim më të lartë për të shitur shtëpitë. Ama nëse zona përmbytet 2-3 herë në vit dhe shteti nuk të mbron e të dëmshpërblen, atëherë vlera e banesave bie dhe ato shiten më lirë. Pra ulet kostoja për kompanitë e ndërtimit me “ndihmën e rastësishme e të pavullnetëshme” të shtetit që “nuk arrin të zgjidhë” problemin e përmbytjeve
Jo vetëm kaq, por në 2013, pasi i gënjyen se legalizimi do të bëhej falas, sapo morën pushtetin, u thanë që faturën e legalizimit do t’ua vendosnin si barrë mbi regjistrimin e pronës në Kadastër. Pa shlyer atë faturë, nuk mund ta shesin shtëpinë.
Pra me pak presion, duke ofruar shlyerjen e detyrimeve të legalizimit dhe ca lekë shtesë, pronat e zhvleftësuara nga përmbytjet e shpeshta blihen më lirë. Për atë që është kokëfortë, vijnë në mbrëmje çunat e “përmbarimit” të kartelit dhe deri në sabah është zbrazur prona.
Më pas miratohet një masterplan me buxhet dhjetëra miliona euro për ndërhyrje në kanalizime dhe zona bëhet krejt e urbanizueshme. Ndërkohë banorët i shitën shtëpitë lirë.
Pardje, në mes të shiut e përmbytjeve, ra edhe zjarr tek tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji në Tiranë. “Zjarri do të bëjë punën e vet” tha nënkryetarja e bashkisë Tiranë. Mos u çudisni që shpejt aty të dalin lejet e ndërtimit të blloqeve moderne. Fundja edhe barinjtë ia vejnë qëllimisht zjarrin pyllit që të lirojnë hapsirë për kullotë. Zjarr punëmbaruar.
Uji dhe zjarri me veprim dhe shteti me mosveprim të qëllimshëm si faktorë nxirjeje jete për shumë qyretarë dhe përfitim për pak pushtetarë e ortakë të tyre.
A është përmbytja e qëllimshme një hipotezë apo teori konspiracioni? Si mund të ndërtohet në ish-kënetë? Kujt i intereson?Po a nuk u ndërtuan aty pallatet pas tërmetit? Pse kot ka dhënë në mënyrë krejt jotransparente bashkia Durrës tokat në ish-kënetë me qera afatgjata dhe ku po ndërtoen biznese? Pra mund të ndërtohet e zhvillohet zona e ish-kënetës, kufitare me portin e arabit por, së pari, duhet të boshatiset.
Në 2019 u miratua projekti për Durrës Marina. Pallatet e para kanë hedhur shtat, ndërkohë çmimet e tyre të larta do rrisin çmimin edhe në zonat rrotull.
Në 2021-2022 u miratua (me firmën e Ballukut dhe të Sakos) plani për rikualifikimin urban të zonës së ish-kënetës me ndërtime deri në 8 kate. Vetëm rruga, rreth 100 metra, i ndan të dy zonat.
“Jeni kundër zhvillimit dhe modernitetit” do të ulërasin me buton në komente koristët e patronazhimit. Po, jemi kundër zhvillimit korruptiv dhe mafioz dhe pro zhvillimit të ligjshëm të pronës.
Të shohim nëse hetimi i prokurorisë që ka filluar për veprën “Shkatërrim i pasurisë me përmbytje” do të gjejë neglizhencën e shtetit apo dashjen e bandës mafioze që na qeveris në krye të shtetit. Shpresoj të mos ketë nisur për ta mbyllur e varrosur, me konkluzionin e Ramës: Fajin e kanë shishet plastike dhe ndryshimi i klimës.
E vetmja zgjidhje: rrëzohet qeveria!




Deri kur do të vazhdojnë përpjekjet për t’i qëndruar përba...
Ka momente kur një shoqëri duhet të ndalet dhe të pyesë ve...
Koha kur vendi përmbytet nuk është “Dita e gjykimit të mad...
Përmbytja e sotme e Durrësit, e perceptuar gjerësisht si e...
Ende i kemi në sy pamjet e etjes së banorëve të Vlorës. Mb...
-Ftesë për një debat të shëndoshë, në vend të debatit për ...
Retrospektivë, 1991. Gazeta e parë pluraliste nisi si ...
Janë turrur shumë shpjegues të arrestit të Maduros të shër...
Reagimet entuziaste të një pjese të opinionit opozitar shq...
Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë: •...
nga IRIS BEQIRI Femicidi nuk është vetëm një tragjedi fam...
Sot SPAK ka proceduar nën akuzë penale 33 zyrtarë të lartë...
Në foton e parë është Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu,...
Ky urimi "Gëzuar vitin e ri" është hipokrizi. Nuk ka asgjë...
E dini pse patëm sukses në Dhjetor 1990 dhe në Shkurt ‘91?...
Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ...
Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimev...
E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, z...
Në Shqipëri, cilindo të pyesësh në rrugë, do të të japë të...
Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salian...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...