Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Nuk është fjala a ka gjyqtarë që kanë kaluar apo jo vettingun, por a ka gjyqtar që jep vendimin bazuar mbi logjikën dhe mbi ligjin. A ka gjyqtarë që i thotë jo arbitraritetit të perandorit/sulltanit/?
A ka gjyqtarë në Tiranë si 300 vjet më parë në Berlin?
Legjenda thotë se Frederiku i Madh kërkoi të shembte një mulli në Potsdam, kundrejt dëmshpërblimit. Mullixhiu nuk pranoi. Kur Frederiku i Madh i kujtoi se mund ta shembte dhe të mos i jepte asnjë kacidhe, mullixhiu-iu përgjigj: ti je perandor, je i plotfuqishëm dhe mund ta shembësh mullirin, por ka ende gjyqtarë në Berlin.
Mulliri është edhe sot e kësaj dite në Potsdam. Nuk bluan grurë, por është kujtesë për traditën gjermane në drejtësi. Eshtë kujtesë që një gjyqtar mund të ndal arbitraritetin e të gjithpushtetshmit.
A ka mbetur ndonjë gjyqtar me integritet në Tiranë që mund të mendojë si prind, të mendojë si biznesmen, të mendojë si qytetar dhe të vendosë me paanshmëri dhe drejtësi një çështje arbitrariteti si ajo e mbylljes së kopshtit të fëmijëve?!
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si prind, do të shqetësoheshin për fatin dhe traumën e fëmijëve të vegjël që nuk kanë mundësi të shkojnë në kopsht sepse ka një urdhër për mbylljen e tij!
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si biznesmenë, do të tronditeshin se si arbitrariteti mund të vendosë nëse një biznes do të qëndrojë hapur apo mbyllur!
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si punonjës të administratës publike, do të mirëkuptonin heshtjen e atyre prindërve dhe qytetarëve që vuajnë dhe stresohen nga kjo situatë, por nuk protestojnë dot se kanë frikën e vendit të punës.
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si qytetarë do të alarmoheshin se si është e mundur që halli i një njeriu në Stamboll apo në Tiranë të përkthehet në hallin e dhjetëra fëmijëve, qindra prindërve dhe mijëra shqiptarëve në Shqipëri!
Çfarë krimi ka kryer ky kopsht fëmijësh? Çfarë ligji ka shkelur? Çfarë dëmi i ka shkaktuar shtetit dhe vendit?
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të mendonin si profesionistë, me veprimet e tyre do të dëshmonin se ka ardhur koha për t’i dhënë një mësim arbitraritetit të kujtdoqoftë.
Nëse gjyqtari/gjyqtarja duan t’i tregojnë opinionit publik se janë ata Zoti në sallë mund ta nisnin nga nxjerrja jashtë salle e “kokoroshëve” të Avokaturës së Shtetit që investohen për një kopsht fëmijësh dhe nuk bëjnë punën e tyre aty ku fluturojnë qindra milionë eurot e taksapaguesve shqiptarë. Këta avokatucër të kujtojnë njeriun që vrapon pas kokrrës së ullirit, ndërkohë që po derdhet fuçia e vajit. Janë 156 milionë euro që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve edhe për hajvanllëqet dhe paaftësinë e avokatëve të shtetit që gjejnë kohë të përfaqësojnë shtetin përballë një kopshti fëmijësh.
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të kenë parasysh kushtetutën, do të kujtohen për nenin 54 që i ofron mbrojtje të veçantë fëmijëve.
Nëse gjyqtari/gjyqtarja do të kujtojnë historinë e mullirit në Potsdam do të sjellin patjetër ndërmend gjykatësit, 300 vjet me parë, në Berlin .. dhe me vendimin e tyre do të kujtohen se nuk është fjala për kopshtin e fëmijëve, por për Shqipërinë, këtë “Kopshtin shkëmbor të Europës Juglindore”, siç thoshte Konica.
Me vendimin e tyre gjyqtari/gjyqtarja nuk do të vendosin fatin e një kopështi apo një shkolle, por vendosin edhe për t’u treguar shqiptarëve të ardhmen e këtij vendi; do të jetë një vend ku sundon drejtësia dhe ligji apo një vend që e ka zënë përfund “halli” i një njeriu në Stamboll apo në Tiranë.
Do të ishte fat nëse ka mbetur ende një gjykatës/e që i skuqet fytyra kur mendon se me vendimin e tij/saj nuk po mbyll thjesht një kopësht fëmijësh, por po i hap derë arbitraritetit dhe padrejtësisë.
Çështja e një kopshti fëmijësh do të na tregojë nëse në gjykata kemi gjyqtar apo qyqar!
Audiencat mashkullore kanë më shumë se ato femërore interesi...
Ja edhe Partia Demokratike e bëri qokën e vet, na dha siha...
26 shtator 2022, në "Euronews Albania", diskutohet a ka vj...
Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transpar...
Ato, ato të shoqërisë civile etj., etj., që çirren për...
Hetimet e thelluara të SPAK, me ndihmën edhe të ekspe...
Gjatë kësaj jave do ta dëgjoni shpesh fjalën që fillon...
Shtresa gjithnjë e më të mëdha të popullsisë jet...
Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. ...
Është batutë e filmit “Dueli i Heshtur”. Kam kaq muaj...
Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot k...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...