“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Situata brenda RTSH-së duket se është mjaft e tensionuar për shkak të tërheqjes së disa artistëve nga konkurimi në Festivalin e Këngës, si Samanta Karavello, Kejsi Tola dhe Sardi Strugën.
Gjatë një interviste për mediat, Sardi Struga është shprehur se fituesi është i përcaktuar dhe sipas tij do të jetë Elsa Lila.
“Kështu flitet. Unë, emrin e Anxhelës e kam ditur që në maj. Emrin e Ronelës e dija nga qershori, që e ka fituar Ronela. Nuk e besoja, por kur dalin… Vjet, Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet, flitet që e ka fituar Elsa. Mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur…”, tregon këngëtari.
Ai ka theksuar se nuk ka asgjë me këngëtarët, por një nga arsyet pse ka hequr dorë nga gara është niveli i ulët të festivalit.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti, cili është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit, jo i artistëve. Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjesht ta meritojë”, ka thënë Sardi.
Po ashtu është raportuar se mes drejtuesve të televizionit dhe regjisores Arnita Beqiraj.
Thuhet se debatet kanë ndodhur për shkak të orareve dhe regjisorja është pushuar nga puna.
Kjo e fundit ka ngritur një padi ndaj RTSH-së dhe ndaj drejtuesve të saj duke e çuar kështu çështjen në gjykatë, sipas mediave.
Një tjetër largim nga RTSH ka qenë dhe ai i gazetarit Bledi Strakosha, i cili e njoftoi në rrjetet sociale duke treguar situatën e ndërlikuar brenda këtij televizioni që nga ndryshimi i drejtuesve.
“8 vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media. Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur. I vetmi emocion (i kuptueshëm kësaj radhe) vjen nga lidhja dhe afërsia shpirtërore imja me këtë institucion ku kam hyrë që fëmijë, ku kam mësuar ABC në e profesionit, ku jam formuar nga profesionistë të televizionit e të drejtimit të mediave. Që nga fillimi i viteve ‘90 kur nisa punën në RTSH, kam parë të kalojnë shumë emra të njohur të televizionit, siç kam parë të vijnë e të ikin drejtues dhe emërues drejtuesish; secili me shkallën e vet të përkushtimit, ndershmërisë, aftësisë, zgjuarsisë, qytetërimit.
Për vullnetin, të cilat nuk është ky rasti t’i analizoj, RTSH ka shumë vite që ndodhet në gjendjen që njihet, por ajo që mund të them është se në këtë institucion ka ekzistuar një lloj pakti i pashprehur, ku profesionistët janë trajtuar të paktën si trajton qytetari shtëpinë me qira, apo fshatari hurmën e fqinjit kur i bie në oborr. Për sa po ndodh aktualisht në RTSH nuk bëj asnjë koment. E vetmja frazë që mund të shpreh është se i uroj RTSH-së një fat mesatar.
Së fundmi, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ju që në këto 8 vite keni zgjedhur të më ndiqni apo edhe ju që në ekranin e RTSH-së e që në programet e mia keni ndalur rastësisht. Shumë falënderime tërë atyre personaliteteve të jetës shqiptare, të cilët kanë pranuar të jenë të ftuar në emisionet e mia, qoftë edhe kur e kanë bërë për miqësi apo si “qokë” personale”, shprehet ai.
Po ashtu edhe këngëtarja Samanta Karavella ka zbuluar arsyen pse u tërhoq nga festivali. Këngëtarja ka deklaruar se kënga ka qenë tepër ritmike dhe për këtë arsye nuk i është lejuar performanca, që siç u shpreh ajo do të krijonte një atmosferë në Pallatin e Kongreseve.
“Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeç. Kënga që unë kam zgjedhur në festival, që e kam krijuar për 2 ditë sepse ishte ajo energjia që dua të shkoj, është një këngë me potencial dhe ritmike.
Kënga fillonte me ‘eagle’ (shqiponjë), edhe do krijonte atmosferë të paparë në “Pallatin e Kongreseve”, mua më ka mbetur shumë peng. E vërteta është që nuk m’u lejua performanca, dhe unë nuk mund ta këndoja atë këngë ritmike pa performancë. Këto ishin kriteret e festivalit këtë vit. Nuk iu lejua askujt”, tha këngëtarja në emisionin “Më ler të flas” në Tch.
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Show”...
Moderatori i njohur Eno Popi ka rrëfyer detaje nga jet...
Irgen Çela ka rrëfyer për publikun një ndër vitet më t...
Këngëtarja me famë botërore, Adele, e ka kaluar dekadë...
59-vjetori e gjeti Nora Malajn të plotësuar, me plot b...
Kejvina Kthella është një nga modelet më të komentuara...
Taylor Swift ka zbuluar rutinën e saj të çmendur të st...
Aktori Agron Llakaj ka treguar nëse do të ishte i gats...
Ledina Çelo, këngëtarja shqiptare vërteton që vitet ja...
Revista Time e ka shpallur këngëtaren Taylor Swift si ...
“Big Brother Vip Albania 3” do të nisë në janar të vit...
Pornostarja e njohur ruse, Eva Elfi merr shpesh vëmendjen ...
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, ë...
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme ...
Dhjetori erdhi për të na kujtuar se nuk janë të rëndës...
Këngëtarit Luiz Ejllit për të disatën herë dikush po tenton ...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ...
Pak ditë më parë u bë me dije se "realityshow", "Big B...
Aktorja Olta Gixhari është një nga personazhet më të k...
Aktorja Florence Pugh u godit në fytyrë nga një objekt i h...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...