KUZHINA ME VELA
Mëngjesi i sotëm në kafe me shokët e zyrës u çel me një bi...

"Zhgënjimi i Veriut" është një komedi e zezë norvegjeze me autor Martin McDonagh, e cila u vu në skenë në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”, nën regjinë e Orgest Karagës dhe me interpretimin e një grupi aktorësh të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Vepra trajton marrëdhëniet e tensionuara mes dy vëllezërve, të cilat përpiqet t’i pajtojë një prift, por përpjekja e tij dështon, duke lënë hapësirë për reflektim të thellë mes dy protagonistëve.
Regjisori Orgest Karaga tregon se zgjedhja për ta vënë këtë vepër në skenë erdhi nga dëshira për të sjellë një realitet dramatik, por njëkohësisht edhe absurd, që pasqyron konfliktet njerëzore dhe mungesën e komunikimit në familje.
"Jemi përpjekur të bëjmë një shfaqje në Pogradec, shkaku ka qenë Jurgen Licckollari, një nga aktorët, jemi organizuar e përpjekur të bëjmë një shfaqje profesionale. Tema trajton zënkat që kanë jo vetëm familjet por edhe njerëzit mes vetes, me gjëra që janë realisht të vogla por shtohen derisa dalin nga kontrolli. Në këtë vepër, dy vëllezërit që duhet të jenë të afërt, ajo zënkë ka dalë në tepricë mes tyre, aty ku ata gati vrasin njëri tjetrin. Gjithashtu kemi dashur të përcjellim mesazhin që ka ende njerëz që përpiqen ta rregullojnë këtë problem. Në këtë rast ishte një prift, që në kulturën irlandeze ka një rëndësi të madhe katolicizmi, tregoi që nuk është një punë e lehtë por që duhet të bëhet."
Nën rolin e priftit, aktori Besian Sulejmani përshkruan sfidat që sjell një personazh i tillë, i cili duhet të mbajë një qëndrim të paanshëm dhe të ndërtojë ura komunikimi mes palëve në konflikt. Ai thekson se tematika është shumë aktuale edhe në ditët e sotme.
"Ky rol ka qenë pak i vështirë, si ccdo lloj tjetër por e kam pranuar me shumë kënaqësi sepse të gjithë njohim njerëz si personazhet në vepër e duhet dikush tju japë një shtysë. Shpresoj të mos përfundojnë sicc përfundon prifti këtu sepse është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Këtu prifti vjen si psikolog për tu marrë me ta, por asnjëri nuk e dëgjon, fillojnë tallen me të. E ccojnë deri aty sa dehet, dhe sipas fesë katolike thuhet që kush mbyt veten shkon në ferr. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe prej Maqedonisë nga vij unë, është shumë reale, ndodh në jetën e sotme. Mendoj që është një shfaqje ku secili jep një mesazh."
Aktori i ri nga Pogradeci, Jurgen Liçkollari, njëkohësisht edhe iniciatori i projektit, tregoi se ideja për realizimin e shfaqjes u mirëprit nga miqtë e tij të vjetër, me të cilët kishte ndarë vite studimi. Ai foli gjithashtu për personazhin që interpretoi dhe sfidat që solli ai rol.
"Është një situatë shumë aktuale edhe sot. Kjo vepër trajton raportet njerëzore, një mosmarrje e një informacioni të duhur në një vend të duhur, prishen raportet familjare. Duke jetuar në një provincë, dhe duke mos gjetur dot mënyrën e duhur për të reaguar, degradon në këtë mënyrë sicc është edhe kjo vepër. Shkaku isha unë që i kam thirrur sepse i kam njohur që në fakultet, nuk ishte shumë e vështirë. Djemtë e kanë pritur me kënaqësi ftesën. Ngarkesa emocionale është frustrimi, tensioni gjatë gjithë kohës që zhvillohet vepra, sepse janë dy vëllezër që kanë raport shumë të keq me njëri tjetrin që e kanë trashëguar nga babai i tyre."
Shfaqja, që zgjati më tepër se 60 minuta, solli në skenë një atmosferë të tensionuar brenda një shtëpie ku jetojnë dy vëllezër, pas vdekjes misterioze të babait të tyre. Me dialogë të ngarkuar emocionalisht dhe momente humori të errët, publiku përjetoi një spektakël të fortë e mbresëlënës./ CNA
Mëngjesi i sotëm në kafe me shokët e zyrës u çel me një bi...
Lyerja e vezëve të Pashkës është nga traditat më të veçant...
Sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po ...
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftua...
Margarita Xhepa, ylli i kinematografisë shqiptare, është n...
Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është ...
Qyteti i Korçës është në zi pas lajmit për ndarjen nga jet...
Studiuesja dhe arkivistja e njohur, Irini Asqeri, ka publi...
Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së At Spiro Katundit, ...
Artisti i njohur korçar Stefi Prifti sapo ka publikuar pro...
Nga Kristaq Balli Kristaq Sotiri u lind më 1883 në Mborje...
Poeti i njohur Xhevahir Spahiu, më datë 1 mars festoi 80-v...
Ceremonia e 97-të e çmimeve "Oscar" u zhvillua këtë fundja...
Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëro...
Fundjava kulturore solli për artdashësit në Gjirokastër ev...
U zhvllua sot Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mes ...
Filmi i animuar kinez "Ne Zha 2" ka thyer rekorde të shumt...
Shkëlqim Guçe, që prej vogëlisë spikati me energjinë e tij...
Ky është Anastas Petridhi, gdhendësi i historisë së qyteti...
Festivali i 75 i Sanremos u mbyll me finale emocionuese dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...