web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryevepra e trashëgimisë/ Shkëlqim Guçe, 50 vite përballë sfidave të ruajtjes së saj

18 Shkurt 2025, 14:38, Kulturë CNA

Kryevepra e trashëgimisë/ Shkëlqim Guçe, 50 vite

Shkëlqim Guçe, që prej vogëlisë spikati me energjinë e tij, dashurinë për vallet, isopolifoninë. Dashuri të cilën e kultivoi për vite të tëra. I rritur mes këngës, Shkëlqimi së bashku me 4 vëllezërit e tij do të trashëgonin nga nëna e tyre pasurinë e vyer të krahinës së Picarit. Në një rrëfim për vegjëlinë, studimet dhe më pas formimin e grupit Gurra e Picarit artisti s'i fsheh lotët, emocionet që ka marrë në gjithë këto vite nga duartrokitjet e publikut.

Ne jemi 5 vëllezër, nëna jonë na ka rritur me isopolifoninë dhe vallet, unë e kam nisur aktivitetin që në vogëli në shkollen 9-vjeçare ku për herë të parë këndova disa vargje, më pas ndoqa studimet e larta dhe kështu dëshira u rrit çdo vit deri në krijimin e grupit Gurra e Picarit”, tha Guçe.

"Isopolifonia është një zhaner ku jo të gjithë mund ta interpretojnë pavarësisht dëshirës së tyre sepse kërkon mjeshtëri. Në këto kohë pavarësisht statusit të mbrojtjes nga UNESCO si pasuri botërore isopolifonia po merret më qafë nga disa pseudoartistë", u shpreh Guçe.

Më vjen keq sepse jo çdokush mund të jetë i aftë për të drejtuar një grup artistik, pasi nuk mundet që pa njohur rrymën ti të mund t’i japësh publikut dhe aq më tepër të përfaqësosh krahinën tënde në aktivitete”, shton ai.

 

Mes trazirave të fillimviteve ’90, Shkëlqimi arriti të mbledhë grupe të ndryshme dhe sot me 5 artistë të tjerë ai përfaqëson Gjirokastrën në festivalet folklorike e jo vetëm.

Ka qenë një amanet për formimin e grupit dhe unë ia dola, ne marrim pjesë jo vetëm në festivale, por edhe me agjencitë e ndryshme argëtojmë përmes isopolifonisë dhe kostumografisë të huajt që vijnë nga mbarë bota”, tha Shkëlqim Guçe.

Pavarësisht viteve, Shkëlqimi mban mend me detaje se si ka shkruar këngën Zog e Libohovës. “Isha në Libohovë afër rrapit, dielli lindi dhe unë duke parë lindjen e tij mbi mal, ujin, rrapin, fillova me vete të them vargjet e para. Shkova të gjej laps dhe letër dhe mendimet nga frymëzimi t’i hedh aty. Sot pas kaq shumë vitesh ndihem krenar që kënga këndohet nga artistë të ndryshëm”, shprehet Guçe.

Shkëlqim Guçe me grupin e tij Gurra e Picarit ka marrë pjesë në çdo aktivitet folklorik duke përcjellë përmes zërit dhe duke ruajtur me fanatizëm pa e tjetërsuar e pa e deformuar këngën labe. Isopolifonia ashtu si edhe muzika qytetare janë përballur përgjatë dekadave të fundit me vështirësitë e vijimësisë dhe përcjelljes te të rinjtë.

Kostumet që shoqërojnë këtë traditë të kënduar janë duke u dëmtuar dhe duke humbur shumë elementë me kalimin e kohës. Edhe përfaqësuesit e Ansambleve popullore kanë bërë vazhdimisht apel për mbështetjen e përcjelljes në mënyrë autentike të kësaj trashëgimie./ CNA





17:13 Kulturë

LAMTUMIRË LEGJENDË

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipër...

Lajmet e fundit nga