“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Qyteti i Korçës është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut Dhionis Robert Kotmilo, i cili u shua në moshën 85-vjeçare. Kotmilo ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin korçar, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në administrimin lokal.
Ai drejtoi Bashkinë e Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, një periudhë e mbushur me sfida të mëdha për qytetin dhe mbarë vendin, përfshirë trazirat e vitit 1997 dhe krizën humanitare të Kosovës. Gjatë katër viteve të tij në krye të bashkisë, Kotmilo u përball me situata të vështira, por u dallua për përkushtimin dhe aftësinë e tij për të mbajtur ekuilibrin në një periudhë të trazuar. Ai luajti një rol kyç në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, duke u kujdesur për akomodimin dhe mirëqenien e mijëra të shpërngulurve.
Me qasjen e tij të hapur dhe bashkëpunuese, ai fitoi respektin e qytetarëve dhe të kolegëve të tij në administratë.
Familjarët e tij e kujtojnë si një njeri të ndershëm dhe të përkushtuar, i cili u qëndroi gjithmonë besnik parimeve të tij. Vëllai i tij, Gjergji Kotmilo, shprehet se Roberti ishte një qytetar model, i cili punoi me përkushtim dhe pa bërë dallime politike në bashkëpunimin me kolegët dhe institucionet.
"Kujtimet e një vëllai ndaj vëllait janë të shumta, t'ju jap detaje është pak vështirë dhe mbase s'janë të plota. Pështypjet e vëllait unë i ruaj gjithmonë për qytetarinë e tij të madhe, një shembull i madh ndaj të tjerëve.
Kjo e bëri që të ishte përfaqësues i popullit të Korçës në bashki. Ai ka qenë edhe 4 vite para si kryetar i Këshillit Bashkiak, ka pasur një periudhë të gjatë në qeverisjen lokale. Shembulli i tij është i jashtëzakoshëm, ndoshta kjo është relative sepse unë jam vëllai i tij. Patjetër që ai ka bashkëpunuar me institucionet, me pushtetin, me drejtuesit, sepse ai nuk përjashtonte njeri dhe nuk bënte dallime politike ndaj kolegëve të tij. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë me të gjithë ata që punonin pranë tij.
Është një shembull dhe kontribut shumë i madh se si mund të administrosh një qytet. Do ta mbaj mend si vëlla, si qytetar, si njeri i përkushtuar për të dhënë maksimumin e dijeve të tij, të vetive të tij, virtyteve të tij. Besoj se ka lënë përshtypje të mira në të gjithë bashkëqytetarët e qytetit të Korçës. Për më tepër, ai ishte një kryetar që nuk arriti dot të jepte shembullin më tepër se aq sepse periudha e tij e administrimit të qytetit ishte e shkurtër, 4-vjeçare.
Kaloi një periudhë të vështirë gjatë 4 viteve, kaloi 1992, kaloi luftën e Kosovës, ku këtu erdhën 3 mijë qytetarë të Kosovës, të shpërngulur, që i administroi në mënyrë perfekte."
Kushërinjtë dhe të njohurit e tij e përshkruajnë si një njeri me vlera të mëdha, që i dha shumë shoqërisë. Edhe pas largimit nga jeta publike, Kotmilo mbeti një figurë e respektuar, duke u vlerësuar për kontributin e tij në zhvillimin e Korçës dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Bashkia e Korçës dhe komuniteti vendor kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e njërit prej drejtuesve që la gjurmë në historinë e qytetit.
"Berti është një njeri i përkryer, një njeri i pastër nga shpirti, që i dha shoqërisë shumë. Ishte njeri aq i pastër sa edhe shtëpinë nuk e rregulloi, qe në një gjendje të tillë, një njeri i nderuar. Ka marrë vlerësime, por sa duhej nuk e di. Ai ka qenë njeri i përkryer, s'mund të thuash që i mungonte diçka. Kishte vlera të mëdha se ishte njeri me kapacitet që i dha shoqërisë shumë. Ai donte ta shikonte vendin e tij sa më të begatë, kjo ishte dëshira e tij."
"Unë e kisha kushëririn e parë të burrit. Berti ishte një njeri i përkryer, shumë human, shumë i ndershëm dhe inteligjent. Bënte për të gjithë. Është vlerësuar, dimë që ishte njeri i nderuar dhe respektuar nga të gjithë. Edhe bashkia e ka nderuar, edhe të gjithëve u erdhi keq që e humbëm."
"Jemi krushqi me Bertin. Ishte njeri i përkryer, inteligjent, merrte vesh nga të gjitha sektoret e jetës dhe kishte dalë me nota të shkëlqyera sepse ishim moshatarë dhe ka përfunduar gjimnazin 'Raqi Qirinxhi' me nota të shkëlqyera, ishin vite të arta. Berti ishte shumë i përkushtuar në detyrën e tij dhe në të gjitha fushat e jetës. Ishte në natyrën e tij, jo se bashkia nuk i bëri, ajo ia bëri nderet e saj deri në fund të jetës dhe u shpërblye."
Largimi nga jeta i Dhionis Robert Kotmilos lë një boshllëk të madh, jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për qytetarët e Korçës, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij. Ai mbetet një simbol i përkushtimit dhe ndershmërisë në shërbim të komunitetit, duke lënë pas një trashëgimi që do të kujtohet për vite me radhë./ CNA
Studiuesja dhe arkivistja e njohur, Irini Asqeri, ka publi...
Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së At Spiro Katundit, ...
Artisti i njohur korçar Stefi Prifti sapo ka publikuar pro...
Nga Kristaq Balli Kristaq Sotiri u lind më 1883 në Mborje...
Poeti i njohur Xhevahir Spahiu, më datë 1 mars festoi 80-v...
Ceremonia e 97-të e çmimeve "Oscar" u zhvillua këtë fundja...
Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëro...
Fundjava kulturore solli për artdashësit në Gjirokastër ev...
U zhvllua sot Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mes ...
Filmi i animuar kinez "Ne Zha 2" ka thyer rekorde të shumt...
Shkëlqim Guçe, që prej vogëlisë spikati me energjinë e tij...
Ky është Anastas Petridhi, gdhendësi i historisë së qyteti...
Festivali i 75 i Sanremos u mbyll me finale emocionuese dh...
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organ...
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipër...
Një orë ari, e dhuruar kapitenit të anijes që shpëtoi më s...
Kuzhina e Azerbajxhanit është një nga më të vjetrat, më të...
Mitropoliti Dhimitri i Francës, President i AEOF-it dh...
Nga Ekrem Spahiu (Me rastin e 100-vjetorit të Republikës ...
Pogradeci është një nga qytetet e Shqipërisë që pjesë të t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...