“Kristal”, poezia e të madhit Ismail Kadare vjen mjeshtërisht nga Stefi Prifti
Artisti i njohur korçar Stefi Prifti sapo ka publikuar pro...

Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së At Spiro Katundit, u organizua një koncert festiv në teatrin "Andon Zako Çajupi", ku At Spiro vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm mes miqve dhe publikut të tij besnik.
Për At Spiron, koncerti i sotëm i quajtur "Kocert me dashurinë tuaj", është një festë gëzimi dhe dashurie për njëri-tjetrin. Repertori përfshinte muzikë të lehtë, këngë të njohura shqiptare, si dhe disa krijime të huaja. Në skenë, krahas tij, performuan edhe artistë të njohur si Bashkim Alibali, Myfarete Laze dhe Liljana Kondakçi.
"Koncerti i sotëm është në kuadër të 70-vjetorit të lindjes sime. Menduam që me miqtë të festojmë së bashku, por të festojmë të gëzuar, me dashuri për njëri-tjetrin edhe t'u japim njerëzve gëzime. Repertori përfshin muzikë të lehtë, ka këngë të tjera, këngë përshëndetëse që kanë ardhur të ftuarit Bashkim Alibali, Myfarete Laze dhe Liljana Kondakçi dhe njëkohësisht ka dhe këngë që janë me fëmijët. Janë këngë dhe krijime të mia dhe të autorëve të tjerë. Kemi edhe disa këngë të tjera të huaja."
Për At Spiron, ky moment ishte mjaft emocional, pasi, ndonëse feston 70-vjetorin, ai ka 58 vite që i është përkushtuar artit, duke kënduar, aktruar dhe shkruar poezi e drama, një lidhje me artin që ka nisur prej moshës 12-vjeçare. Për më tepër, për At Spiron, gëzimi bëhet më i madh kur festohet mes miqsh.

"Kur bëhesh 70 vjeç është emocion i madh, kështu që të shpresojmë që njerëzit të mbeten me mbresa të mira. Publiku janë të ftuar miqtë e mi, sepse gëzimi bëhet së bashku me miqtë. Vërtet bëhem 70 vjeç këtë vit, por e vërteta është që kam 58 vjet që merrem me art, që fëmijë 12 vjeç, kështu që në gjithë këto vite edhe kam aktruar, edhe kam kënduar, edhe kam shkruar poezi, drama, nuk i jam ndarë artit në asnjë fushë të tij, përveç kërcimit."
Ndërkohë, këngëtarja e njohur Myfarete Laze ndau emocionet e saj për këtë event, duke kujtuar miqësinë e vjetër me Spiron dhe momentet e paharrueshme që kanë kaluar së bashku në skenë. Ajo ka treguar se miqësia me Spiron ka vlerë të veçantë pasi si shoqëri e vjetër, ata e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo moment.

"Jam mikeshë e Spiro Katundit që në rininë e tij. Unë kam qenë 18 vjeçe në festivalin e parë, aty kam takuar Spiron e shumë shokë të tjerë. Është një kënaqësi që në 75-vjetorët tanë, 70-vjetorët tanë, 65-vjetorët tanë, 60-vjetorët tanë takohemi me njëri-tjetrin. Kemi ruajtur një miqësi me sinqeritet të mirë. Kjo është kënaqësia e viteve tona. Sot jemi mbledhur bashkë, kisha dashur të ishin edhe shokë të tjerë, por janë me aktivitete. Ne që kishim dëshirën të vinim, sakrifikuam edhe ndonjë aktivitet tonin, por para ditëlindjes e para miqësisë me Spiron me thënë të drejtën nuk vlen kurrgjë sepse është një miqësi që hyn në ato të vjetrat. E kemi provuar njëri-tjetrin në vështirësi, në të mira e në gëzime."
Ky koncert jo vetëm që përmbushi zemrat e të pranishmëve me muzikë dhe emocione, por gjithashtu tregoi se arti dhe miqësia e vërtetë nuk njohin moshë./ CNA
Artisti i njohur korçar Stefi Prifti sapo ka publikuar pro...
Nga Kristaq Balli Kristaq Sotiri u lind më 1883 në Mborje...
Poeti i njohur Xhevahir Spahiu, më datë 1 mars festoi 80-v...
Ceremonia e 97-të e çmimeve "Oscar" u zhvillua këtë fundja...
Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëro...
Fundjava kulturore solli për artdashësit në Gjirokastër ev...
U zhvllua sot Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mes ...
Filmi i animuar kinez "Ne Zha 2" ka thyer rekorde të shumt...
Shkëlqim Guçe, që prej vogëlisë spikati me energjinë e tij...
Ky është Anastas Petridhi, gdhendësi i historisë së qyteti...
Festivali i 75 i Sanremos u mbyll me finale emocionuese dh...
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organ...
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipër...
Një orë ari, e dhuruar kapitenit të anijes që shpëtoi më s...
Kuzhina e Azerbajxhanit është një nga më të vjetrat, më të...
Mitropoliti Dhimitri i Francës, President i AEOF-it dh...
Nga Ekrem Spahiu (Me rastin e 100-vjetorit të Republikës ...
Pogradeci është një nga qytetet e Shqipërisë që pjesë të t...
“In Memoriam për Ismail Kadarenë”. Ka qenë ky aktiviteti ...
Autori Viron Prodani ka sjellë një tjetër libër për lexues...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...