Lyerja e vezëve të Pashkës/ Tradita e veçantë me një kuptim simbolik
Lyerja e vezëve të Pashkës është nga traditat më të veçant...

Mëngjesi i sotëm në kafe me shokët e zyrës u çel me një bisedë sa të çuditshme aq dhe trishtuese.
-Kur ke dalë jashtë shtetit ti? - pyeti Genci Bedriun.
Bedriu u mendua një copë herë dhe tha:
-Më 2003, kur martova çunin në Kanada.
Në fakt të gjithë po i thërrisnin kujtesës. Jo aq për të thënë vitin, por për të parë se sa vonë dolëm jashtë kufijve të Shqipërisë. Nga që jetuam thuajse një jetë brenda gardhit të atdheut. As pasaportë nuk kishim. Asnjëri prej nesh. Gabova, kishte Maksi. Ai disa vite punoi në ambasadë në Romë. E ndërsa po i shkëlqente fytyra kur tregonte se si jetoi ato vite kur ne rrinim në rradhë për një shishe qumësht e dhjetë vezë, fjalët i morën një ngazëllim triumfatori. Ne po e shihnim me zili, por dhe me keqardhje për jetën tonë. Në këto minuta Maksi befas më drejtohet mua:
-Po ti Gimo, kur ke dalë për herë të parë jashtë shtetit?
Bëra sikur u mendova dhe i thashë me rrokje:
-Be-soj nga vi-tet ‘60.
Qeshën të gjithë. Normal, e morën si shaka
-Po ti ke qënë kalama ato mote,mo, -gati m’u hodhën në grykë.
-Pse kalamajtë nuk delnin jashtë shtetit! -iu turra.
Heshtën pak. Më shumë u stepën nga gërthitja ime. Por dhe po prisnin të tregoja hollësi.
-Kam udhëtuar me anije, -u thashë.
Atë çast nuk dinin ç’të bënin. Të qeshnin a të rrinin seriozë. U gufatën.
-Madje qe anije me vela, -vazhdova.
Por kaq. Më tej nisa të flisja me veten. Atë çast më erdhi para syve kuzhina e vogël në Korçë. Ajo qe ishte as 9 metër katror e ku merrnim frymë babai, nëna, gjyshja, motra, unë dhe vëllai. Gjashtë persona në atë çikë vend. Sa hapej dera ishte tavolina me dy karrike. Karriket e tjera sa mbaronim së ngrëni i çonim te dhoma ku flinin nëna e babai. Në mes krenare rrinte një sobë e madhe dhe anash saj dy minderë me dyshekë mbushur me kashte. Më tepër nuk mbante ai vend i shenjtë. Atje gatuhej, atje bënim detyrat, atje recitonim, atje nëna e babai këndonin, atje luanim mbi minderët që për ne fëmijët qenë si palestër e madhe. Në verë një kanat i dritares rrinte hapur. Në dimër normsl që mbyllej dritarja dhe mbi të vendosnim një batanije ushtrie se e ftohta hynte mes xhamave. Si bisturi kirurgu të priste. Ndaj 24 orë e mbanim ndezur llampën. Me atë ndriçoheshim, por edhe me flakën e zjarrit në sobë që bubulonte. E mes asaj ngrohtësie harronim ciknën jashtë, borën që hera-herës mbulonte edhe katin e parë të pallatit. Torturë ishte kur ngriheshim të shkonim për të fjetur. Rrëmbenim secili tullat e nxehta që vinim mbi sobë e që na ngrohnin këmbët në krevat. Gjyshja kishte një gur lumi të latuar. Tulla më vret noçkat, thoshte murga. Babai e nëna ishin një klasë më lart, kishin borsë llastiku me ujë të ngrohtë. Ndërsa larja të shtunave me kanoçe qe lebeti. Nuk këndonim dot nga e ftohta se gjuha na qe fshehur brenda barkut. Rrinte kopsitur me kërthizën.
E një ditë dhjetori, nga ato më të ftohtat, mamaja na solli në kuzhinë çarçafët që i kishte larë me dorë dhe i kishte nderur para ca orësh te karriket e dhomës së saj. Thamë se qenë kartonxhez, nga ato që sot bëjnë punë në ndërtime. E linje çarçafin në dysheme e rrinte ai i krekosur në këmbë si të qe njeri. I bije me grusht, të dhimbte dora.
-Ngricë dhe në dhomë, -i tha babait.
-T’i nderim këtu, -tha ai.
E me sqepar nguli gozhdët. Vuri tela, u rehatuan çarçafët. Ne fëmijët na pengonin të hidheshim e të përdridheshim mbi mindere.
-Tani kuzhinën e kemi anije me vela, -tha babai pasi pa që na u pengua liria.
Vërtet ashtu na ngjau. Ne endeshim nëpër vela e babai nisi të na i kthente në argëtim.
-Unë jam Kristofor Kolombi, ju jeni tani marinarët e mij. Po shkojmë të zbulojmë kontinente të reja. Ky është misioni ynë.
Kaq u desh dhe morëm rolet. Unë vura shishen e qumështit në sy, gjoja vrojtoja dhe lajmëroja. Vëllai me një tepsi në dorë kishte marrë drejtimi e timonit.
-Majtas 32 gradë, -thoshte babai.
-Siurdhëron, kapiten!
Mamaja me një gjilpërë te cepi i çarçafit gjoja qepte velat. Gjyshja si kuzhiniere na lajmëronte:
-Gati dreka. Peshk dhe fasule sot.
Peshku ndër mend, se pjata me fasule na priste. Kaq u mësuam sa kur të nesërmen erdhëm nga shkolla dhe nuk pamë çarçafë menduam se na u mbyt anija.
-Prisni një javë ore, -tha mamaja.
E pas një jave mirëserdhën çarçafët e larë. Valëzonin nga që nuk i kishte kapur ngrica e dhomës së prindërve. Sërish udhëtuam mes oqeaneve. Por na ndërpreu daj Muhameti. Erdhi në anijen tonë me një çantë me pastërma.
-Sa e kam bërë. Është e kriposur, por ka nevojë të thahet, -tha dhe iku.
Babai i shpejtë. Mori sërish sqeparin dhe gozhdët. Vuri një tel të ri mur më mur dhe nderi atje mishin pastërma. Ndërsa po e shihnim me çudi, na tha:
-Marinarë, kemi lundrim të gjatë ndaj e morëm mishin. Do të na duhet.
Javë pas jave kuzhina me vela na u bë si romanet e Zhyl Vernit. Atje jetuam botën e madhe, atje prekëm kontinentet, atje plotësuam dëshirat dhe zgjeruam ëndërrat tona.
-Na trego pra udhëtimin me anije, -më folën bashkëmoshatarët qëu çuditën që kaq gjatë s’po flisja.
-Një herë tjetër, është histori e gjatë, -u thashë dhe ika.
Nuk doja që kuzhinën time me vela ta transferoja te lokali i lagjes. Atje u luajt një film ëndërrimtar që kastë aktorësh pati familjen time. M’u duk sikur babai erdhi ato çaste e te veshi më dha porosi:
-Skenari dhe regjia isha unë. Por rishkruaje bir, siç di ti. E dikush le ta bëjë film. Që të mos na humbin ato vite, dëgjon! T’i japim dëshmi dhe jetë asaj jete. Të mos treten ato kohë të pakohë…/ CNA
Lyerja e vezëve të Pashkës është nga traditat më të veçant...
Sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po ...
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftua...
Margarita Xhepa, ylli i kinematografisë shqiptare, është n...
Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është ...
Qyteti i Korçës është në zi pas lajmit për ndarjen nga jet...
Studiuesja dhe arkivistja e njohur, Irini Asqeri, ka publi...
Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së At Spiro Katundit, ...
Artisti i njohur korçar Stefi Prifti sapo ka publikuar pro...
Nga Kristaq Balli Kristaq Sotiri u lind më 1883 në Mborje...
Poeti i njohur Xhevahir Spahiu, më datë 1 mars festoi 80-v...
Ceremonia e 97-të e çmimeve "Oscar" u zhvillua këtë fundja...
Bryan Adams, këngëtari dhe kompozitori i mirënjohur botëro...
Fundjava kulturore solli për artdashësit në Gjirokastër ev...
U zhvllua sot Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mes ...
Filmi i animuar kinez "Ne Zha 2" ka thyer rekorde të shumt...
Shkëlqim Guçe, që prej vogëlisë spikati me energjinë e tij...
Ky është Anastas Petridhi, gdhendësi i historisë së qyteti...
Festivali i 75 i Sanremos u mbyll me finale emocionuese dh...
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...