Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, në konferencë për shtyp, ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë në Vlorë dhe rrethina.
Megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Indoors”, ka çuar në pranga 6 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Sipas Muçajt, janë sekuestruar 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu është bllokuar vila me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.
Deklarata e plotë:
Jam sot këtu, me zv/drejtorin për Hetimin e Krimeve, të Policisë së qarkut, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Indoors”.
Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, prej disa javësh, janë intensifikuar kontrollet në territorin e qarkut Vlorë.
Bazuar në informacionet e siguruara se në disa ambiente, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë, kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave, mëngjesin e datës 09.02.2023, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Indoors”.
Operacioni nisi në orën 11:00 të datës 09.02.2023, në të njëtën kohë, në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë.
Në momentin që shërbimet operacionale kanë shkuar pranë vilës së shtetetasit L. Xh., agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë vilë nuk kishte persona brenda. Për këtë arsye, nisur nga dyshimet se brenda kësaj vile kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, ky ambient është mbajtur në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin.
Operacioni ka vijuar në fshatin Kropishtë, ku gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. K., 55 vjeç.
Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve N. Dh., 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe F. Ç., 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.
Ndërkohë, rreth orës 16:00, agjentët operacionalë që mbanin nën vëzhgim vilën në pronësi të shtetasit L. Xh., kanë konstatuar një shtetas që ka hyrë me vrap në vilë, i cili po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një shtetas, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e shtetasit L. Xh., është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit që hyri me vrap në vilë, konkretisht shtetasit L. Z., 38 vjeç, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit D. P.
Shërbimet operacionale, bazuar në planin operacional dhe informacionet e siguruara, kanë hapur me forcë vilën e shtetasit L. Xh., ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të kësaj vile, shtetasit L. Xh., 42 vjeç.
Gjithashtu, u ndaluan shtetasit E. B., 26 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Vlorë dhe G. M., 44 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi L. Z., i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së shtetasit D. P., është kunati i shtetasit L. Xh., pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë veprimet e thelluara në kuadër të këtij operacioni, me qëllim sekuestrimin e çdo pasurie të përfituar nga këta shtetas si rezultat i veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Theksoj se 2 ditë më parë, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan një tjetër operacion policor në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale me anë të minave me telekomandë. Falë një pune të mirëfiltë profesionale dhe hetimore të kryer nën drejtimin e
Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një hetimi proaktiv, u bë e mundur që të ndërhyhej në kohë, duke sekuestruar 3 mina me telekomandë që do të përdoreshin nga grupet kriminale, në Vlorë. Policia vuri në pranga 2 shtetasit që tentuan të shitnin këto mina.
Gjithashtu, dua të theksoj faktin se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në këtë qark, po punojnë intensivisht për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë, goditjen e veprimtarive të personave dhe grupeve kriminale me veprimtari në fushat e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në fushën e krimeve kundër personit, pronës, fushën e kontrabandës, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.
Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, ftoj qytetarët e qarkut Vlorë, që të mbështetin edhe më shumë strukturat e Policisë, në mënyrë që bashkërisht të parandalojmë dhe të luftojmë krimin, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë./CNA.al
Shtëpi bari raportohet se janë zbuluar në Vlorë. Aksioni ...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e stome në Fier ku automj...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në rrugën 'Tre D...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sot...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku raportohet...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sot...
Shtetasi me inicialet K.D, 53 vjeç ka humbur jetën pas...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, n...
Ngarkesat me pleh kimik të ardhura nga Kolumbia, të cilat ...
SPAK ka shpallur moskopetencë për hetimin në lidhje me dos...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim...
Policia indoneziane ka arrestuar shtetasin me kërkim ndërk...
Dubai njihet si vendi ku fshihet kokat e krimit që dua...
Dubai, duke mos pasur marrëveshje ekstradimi, është kthyer...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Gole...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, në ...
Shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe...
Shtetasi M.A është arrestuar nga policia, pasi një dit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...