
Dubai, duke mos pasur marrëveshje ekstradimi, është kthyer në vendstrehimin e bosëve të drogëve, të cilët e kryejnë aktivitetin e tyre nga atje.
Disa emra të bosëve shqiptarët që fshihen në Dubai janë publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Klodiana Lalës.
Një nga to është Eldi Dizdari, një nga nga personat më të shumëkërkuar në Evropë për shkak të lidhjeve ndërkombëtare me trafikun e lëndëve të forta narkotike.
Eldi Dizdari, i njohur ndryshe si Denis Matoshi, akuzohet si pjesë e organizatës së njohur si Kompania ‘Bello’, që drejtohet nga Dritan Rexhepi.
Pas arratisjes nga Shqipëria, në vitin 2020, ai u arrestua në Dubai për llogari të autoriteteve italiane, por më pas u lirua nga burgu.
Autoritetet shqiptare e kërkojnë Dizdarin për masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.
Një tjetër person që strehohet në Dubai është Plarent Dervishaj, i cili mendohet se është zhvendosur në Emiratet Arabe që prej vitit 2021.
Dervishaj është në kërkim nga nga autoritetet shqiptare për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, për vrasjen e Klodian Saliut, ngjarje këto të ndodhura brenda 24 orëve në vitin 2005.
Gjithashtu, ai kërkohet edhe për atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ku u vra shoferi Andi Maloku e u plagosën prokurori Arian Ndoji dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi”.
Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, po ashtu thuhet se ka frekuentuar shpesh Dubain.
Ai është në kërkim nga drejtësia dhe akuzohet si pjesë e bandës kriminale të drejtuar nga Plarent Dervishaj. Gjithashtu ai ishte shpallur në kërkim policor për masakrën me 3 të vrarë te mbikalimi i Fushë-Krujës në 2022, ngjarje për të cilën u shoqëriua nga policia sapo u kthye nga Emiratet Arabe.
Edhe Endrit Dokle dyshohet se fshihet në Dubai. Ai rezulton të jetë regjistruar duke udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë vitit 2022, Dokle është shoqëruar dy herë nga policia dhe ëhstë marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës dhe për zhdukjen pa gjurmë të Ervis Martinajt.
Endrit Dokle u dënua në janar 2012 me burg përjetë për një listë të gjatë akuzash përfshi tre vrasje, 4 tentativa vrasje e rrëmbim personi dhe përfshirje në organizatë kriminale, por u lirua me kusht në 2020-ën.
Këto janë vetëm disa nga emrat e të fortëve dhe bosëve shqiptarë të drogës që kanë histori udhëtimi për në Dubai dhe dyshohet se e kanë zgjedhur këtë vend për tu strehuar./ B.A. – CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Gole...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, në ...
Shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe...
Shtetasi M.A është arrestuar nga policia, pasi një dit...
Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë një makine në ...
Përplasja e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka rezu...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reag...
Ilirian Muho, avokati i Alda Klosit, ka tentuar të rrëzojë...
Gjykata lë në burg ish-zyrtaren ish zyrtaren e Kryemin...
Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e djeshme në em...
Pastruesja e cila akuzohej për vjedhje parash tashmë ka fo...
Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së...
Një 41 vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi ka kërcënuar m...
Gjatë natës, në lagjen "Çlirim", Çorovodë, ka rënë zj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...