Zjarr në një fabrikë në Xhafzotaj
Një fabrikë në Xhafzotaj është përfshirë nga flakët. Sipa...

SPAK ka përfunduar hetimet për oficerin e OPGJ-së, Fatbardh Lala, dhe dy persona të tjerë, Tefta Llagaçi dhe Ermir Llagaçi.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK-u, Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke pasur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhura midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekësh oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala, pasi ky i fundit u ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim te funksionarët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë pasur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim, Ermir Llagaçi.
Për këtë arsye, i pandehuri Fatbardh Lala është akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i IV I të K. Penal.
Njoftimi i SPAK-ut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.180, të vitit 2022, me të pandehur shtetasit:
Fatbardh Lala, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i IV dhe 295/a paragrafi i III të K. Penal.
Tefta Llagaçi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.
Ermir Llagaçi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.
Në përfundim të hetimit paraprak, provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke patur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhura midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionarët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë patur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim Ermir Llagaçi, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.
Njëkohësisht provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Fatbardh Lala, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka marrë/pranuar shumën prej 55.000 lekë, nga të bashkëpandehurit Llagaçi, duke ju premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm, duke shfrytëzuar detyrën e tij si Oficer i Policisë Gjyqësore.
Për këtë arsye i pandehuri Fatbardh Lala është akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i IV I të K. Penal.
Gjithashtu, i pandehuri Fatbardh Lala, duke nxjerrë të dhëna në lidhje me procese penale që kanë lidhje me shtetasin Ermir Llagaçi, si emrin e prokurorit, veprën penale etj., ka konsumuar edhe veprën penale të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Këto të dhëna i’a ka transmetuar të bashkëpandehurës Tefta Llagaçi, nëpërmjet telefonit, madje duke rekomanduar se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cënuar rregullin e punës së tij, duke cënuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, përsa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin Ermir Llagaçi, duke cënuar në këtë mënyrë funksionimin e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor, dhe për këtë arsye ai është akuzuar se ka kryer veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a paragrafi i III të K. Penal./ CNA
Një fabrikë në Xhafzotaj është përfshirë nga flakët. Sipa...
Sanije Tuga ka treguar me detaje vrasjen e vjehrrës së saj...
Sanije Tuga, nëna e Blerina Metës, gruas së viktimës Pëllu...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Edmon...
Mediat malazeze kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me v...
Vëllai i Pëllumb Metës ka akuzuar para kamerave kunatë...
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndo...
Policia e Shkodrës ka gjetur trupin e pajetë të shtetasit ...
Arrestohet në Dubai, Denis Bajri Brajoviç. Raportohet se...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin...
Policia e Tiranë ka arrestuar një 45-vjeçar me inicial...
Në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit" është vënë nën...
Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka Meta, ka zbuluar mbrëmj...
19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila dyshohet të ketë vrarë të...
Policia ka nxjerrë detajet e para nga shpërthimi i lën...
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Perondi, Kuçovë....
3 anëtarët e familjes Meta kanë dalë sot para gjykatës ku ...
Familjarët kanë refuzuar të kryejnë varrimin e Arben Llesh...
Tre anëtarët e familjes Meta në Shën Vlash do të dalin sot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...