web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes 14-vjeçarësh në Vlorë/ Plagoset një i mitur

13 Qershor 2022, 21:51, Kronika CNA
Sherr mes 14-vjeçarësh në Vlorë/ Plagoset një i mitur
Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur mes të miturish mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Blutë bëjnë me dije se sherri ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit mes tre bashkëmoshatarëve.

Njëri prej tyre ka qëlluar me sende të forta një 14-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe po merr mjekim shëndetësor.

“Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga