web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutime, atentate, tritol, vrasës me pagesë/ Shqipëria si Sicilia e viteve 1990

13 Qershor 2022, 11:19, Kronika CNA
Ekzekutime, atentate, tritol, vrasës me pagesë/ Shqipëria si
Foto ilustruese

Tri ditë më parë Tirana dhe mbarë opinioni publik u trondit nga një atentat mafioz. 27-vjeçari Aleksandër Sadiku humbi jetën pas shpërthimit të një sasie eksplozivi që ishte vënë në makinën e tij.

Pamjet e makinës në flakë dhe 27-vjeçari i gjymtuar që del nga makina ishin të ngjashme me pamjet në Sicili, ku mafia dikur vriste dhe priste, ndërsa shteti ishte inekzistent.

Pas krimeve rëndom skanohet viktima, policia justifikohet duke hedhur në publik se ka qenë person me precedentë penalë dhe asgjë më shumë.

“Kokat hëngshin” është versioni i heshtur i policisë, e cila mbledh kufomat rrugëve, pa dhënë përgjegjësi për parandalimin e krimeve të tilla.

Vetëm në vitin 2021, janë 61 vrasje, ekzekutime, atentate që kanë shokuar mbarë opinionin publik. Edhe po të ishim në luftë s’do të kishte kaq shumë vrasje.

Krimi nuk mbetet pas edhe në vitin 2022, atentate, ezkekutime, vrasje, madje deri në komisariatin e policisë.

VITI 2021

Ekzekutime, atentate, tritol, vrasës me pagesë/ Shqipëria si
Foto ilustruese

Janar

1 janar - vritet Vladimir Zvezhda nga kunati në Tiranë – zbardhur (krim në familje)

24 janar - vritet Edmir Bregu në Durrës - pa zbardhur

29 janar - vritet Përparim Sinanrrapaj në Fier - zbardhur

Shkurt

1 shkurt - vritet Shkëlzen Kastrati në Fier – zbardhur

6 shkurt - vritet Gentian Qarri në Vlorë - pa zbardhur

17 shkurt - vritet Mark Gjeta në Mirditë - zbardhur

25 shkurt - vritet Behar Sofia në Tiranë - zbardhur

Mars

3 mars - vritet Tauland Gjikaj në Vlorë - zbardhur

5 mars – vritet Dhori Rapi në Fier nga djali - zbardhur (krim në familje)

17 mars - vritet Irvana Hyka nga bashkëshorti në Fier - zbardhur (krim në familje)

20 mars - vritet Mond Çekiçi në Durrës - pa zbardhur

Prill

4 prill – vritet Bardhok Pllanaj në Shkodër – pa zbardhur

10 prill - vritet Fellenxa Shirja nga bashkëshorti në Kavajë - zbardhur (krim në familje)

11 prill - vritet Nazife Markja në Dibër nga nusja - zbardhur (krim në familje)

12 prill - vritet Ilirjan Ruço në Gjirokastër – zbardhur

13 prill - vritet Xhetan Konesha në Dibër – zbardhur

21 prill- vritet Pjerin Xhuvani në Elbasan - zbardhur

29 prill - vritet Benard Tonuzi nga i vëllai në Dibër – zbardhur (krim në familje)

Maj

6 maj - vritet Luljeta Buzo nga bashkëshorti ne Elbasan - zbardhur (krim në familje)

10 maj - vritet Bledar Birçaj në Vlorë - pa zbardhur

10 maj - vritet Mehmet Qema në Tiranë - zbardhur

11 maj - vritet Everest Caka në Elbasan - pa zbardhur

17 maj - vritet në Shkodër Endri Mustafa - zbardhur

21 maj - vritet në Vlorë Delion Troqe - pa zbardhur

28 maj - vritet Emiljan Ndou në Shkodër - zbardhur

31 maj - vritet Zef Krasniqi në Durrës

Qershor

1 qershor – vritet në Tepelenë Çajup Selimi - pa zbardhur

2 qershor - vritet në Vlorë Shkelzen Velaj - pa zbardhur

2 qershor -  vritet në Lushnjë Hirakli Qorri - zbardhur

4 qershor – vritet Kudret Saliaj në Tiranë - zbardhur (krim në familje familje)

6 qershor – vritet Diana Vukaj në Shkodër - zbardhur (krim në familje)

6 qershor – vritet Gramoz Memaj në Sarandë - zbardhur

7 qershor – vritet Lumturie Bici në Librazhd - zbardhur (familje)

8 qershor - vritet Ylber Xhahysa në Peqin - zbardhur

13 qershor – vritet Fridman Xhaferraj në Korçë - zbardhur

27 qershor – vritet Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj, Musaen Zeneli në Shkodër – zbardhur

Korrik

5 korrik - vritet Klarita Ismalaja në Fushë-Krujë - zbardhur (krim në familje)

26 korrik - vritet Ylber Lezi në Dibër – zbardhur (krim në familje)

29 korrik - vritet në Lushnje Romeo Hasalla, sherr me kushërinjtë - zbardhur

Gusht

18 gusht – vritet në Shkodër Sanije Bandulla – zbardhur

21 gusht - vritet në Vlorë Xhuljano Bullari - zbardhur

23 gusht - vritet në Lushnjë Bledar Muca - pa zbardhur

27 gusht - vritet Sokol Çelaj në Shkodër - pa zbardhur

Shtator

4 shtator - vritet në Tropojë Isat Gocaj – zbardhur

10 shtator - vritet në Fier Sabrina Bega nga burri – zbardhur

28 shtator - vritet Saimir Hoxha në Lezhë – zbardhur

Tetor

2 tetor - vritet ganezja nga Klinton Pira – zbardhur

4 tetor - vritet Ardian Collaku në Elbasan – pa zbardhur

4 tetor - vritet Lulzim Bitri në Elbasan – pa zbardhur

7 tetor - vritet Gazment Kurmaku në Elbasan – zbardhur

23 tetor - vritet Demir Backa në Fier – pa zbardhur

25 tetor - vritet Gjergji Koreta në Vlorë – zbardhur

Nëntor

1 nëntor - vritet Xhelal Reçi në Laç të Kurbinit – pa zbardhur

5 nëntor - vritet Florenc Kovaçi në Elbasan – zbardhur

6 nëntor - vritet Saimir Hoxha në Qafë Mollë të Tiranës – zbardhur

13 nëntor - vritet Erigers Mihasi në Astir në Tiranë – pa zbardhur

13 nëntor - vritet Armand Dumani në Astir në Tiranë – pa zbardhur

16 nëntor - vritet Mateo Vasiu në Greçalli të Fierit – zbardhur

29 nëntor - vritet Pashko Ujka në Shkodër – pa zbardhur

Dhjetor

10 dhjetor - vritet Rakip Roli ose Pilot Roli në Laç – pa zbardhur

14 dhjetor - vritet Jurgen Duka në Tiranë - zbardhur.

VITI 2022

Ekzekutime, atentate, tritol, vrasës me pagesë/ Shqipëria si
Foto ilustruese

Janar

4 janar - vritet Erion Çela në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Çela humbi jetën, teksa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Më vonë u mësua nga policia se ai nuk ishte shenjestra e atentatit.

Me 3 janar, atentat ndaj Vinçens Pirolit. 34-vjeçari u qëllua me pistoletë me silenciator, por arriti të mbijetonte.

Me 3 janar iu vendos tritol në makinë Bernard Sinomatit.

Me 7 janar, u regjistrua një atentat në Vlorë, ku u plagos Diego Hajnaj.

Me 7 janar, atentat me tritol në makinë, Mikel Harizajt.

Me 9 janar në Vaun e Dejës vritet nga bashkëshorti Xhuliana Topalli.

Me 9 janar, atentat Gentjan Bejtas. Atij iu bë pritë nga disa persona kur ai ishte duke udhëtuar me automjet me mikun e tij Klodian Stafukën.

Shkurt

13 shkurt - Vritet Prek Tonaj. 48-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, mblodhi provat, por nuk ka ende të arrestuar për këtë ngjarje.

Prill

12 prill - Vritet duke pirë kafenë e mëngjesit Nazmi Bandulla. Ai u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tip “Mercedes Benz” që kaloi aty pranë, e cila u zhduk më pas.

Maj

Me 23 maj rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është vrarë punonjësi i policisë, Çaush Saliasi.

Me 7 maj, 37-vjeçari O.DH pas konfliktit e ka goditur me thikë shtetasin, I.K 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Qershor

Me 3 qershor, u ekzekutua në Shkodër, Naim Bajri.

11 qershor - vritet me eksploziv Aleksandër Sadikaj.

Me 11 qershor, vritet në Fier, Petra Gjika./CNA.al





Lajmet e fundit nga