
Dy persona kanë hasur probleme me pronat në Ksamil dhe kanë tentuar të përfitojnë nëpërmjet korrupsionit.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale S. D. dhe F. D., të cilët objektin pa leje e kishin kaluar për legalizim.
Por në vitin 2019, IKMT ka kryer një inspektim dhe ka proceduar me masë administrative shtetasin F. D. Kështu ky i fundit ka lidhur kontakte me inspektorin e IKMT-së J. P.
Në muajin mars të 2020-ës, inspektori i IKMT-së ka kërkuar 7.500 euro, për të mos prishur objektin e ndërtuar në plazhin Ksamil.
Pasi kanë negociuar, shtetasi F. D. i ka dhënë zyrtarit shumën prej 3 mijë eurosh dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse IKMT e ka nxjerrë vendimin për shembjen e objektit që në shtator të vitit 2019.
Nga dokumentacioni i administruar nga IKMT, SPAK-u njofton se objekti u shemb vetëm në datën 7 qershor 2021.
Pasi është njohur me këtë rast, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për punonjësin e IKMT-së.
Ndërkohë, sipas SPAK-ut, dy personat që kishin probleme me pronat, kishin tentuar të korruptonin edhe zyrtarin e Urbanistikës së Sarandës Ariel Balani, për të përfituar një leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil.
Njoftimi i SPAK-ut:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka regjistruar procedimin nr.188 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasit S. D. dhe F. D. janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt. Shtetasi A. B. duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë ka ndërvepruar me shtetasit F. D. dhe S. D., të cilëve iu ka kërkuar 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021 shtetasi A. B. ju ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtë mijë) Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe shtetasi A. B. ia ka kthyer shumën monetare.
Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi A. B., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit F. D. dhe S. D. kanë patur probleme edhe në lidhje me një objekt të ndërtuar nga ata në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja në vitin 2019 subjekti “F. D.”, është proceduar me masë administrative. Në muajin mars të vitit 2020 shtetasi J. P. me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë shtetasit J. P. shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti i shtetasit F. D. është prishur vetëm në datën 07.06.2021.
Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, shtetasi J. P., ka konsumuar elementë të veprës penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.115 date 25.10.2023, ka vendosur :
1.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim A. B., hetuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.
2.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim J. P., hetuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Masat e mësipërme janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 26.10.2023./ CNA
Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion me kanabis...
Policia ka zbuluar se dy kompani private në Fier derdh...
Policia Shkodër ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale E.N.,...
Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish këtë të enjte në pr...
Arrestohet në Morinë 56-vjeçari me iniciale M.T., i ci...
Policia e Shkodrës pas kontrolleve ka vënë në pranga shtet...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Elba...
Policia e Lezhës ka arrestuar 16-vjeçarin me iniciale G. P...
Policia e Pogradecit ka kryer një aksion për lojërat e...
Policia e Korçës ka zbardhur detaje nga operacioni “Maskim...
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest m...
Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje m...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një prej s...
Të mërkurën kanë dalë para Gjykatës së Vlorës për masë sig...
Një person është kapur me drogë në doganën e Kapshticës. ...
2 persona janë vënë në pranga nga policia e Cërrikut p...
Policia Rrugore e Tiranës ka nxjerrë bilancin e javës përs...
Gazetarja Afrovita Hysaj raportoi fshehjen e një prej ...
Policia ka vënë në pranga shtetasen me inicalet L.Gj 56-vj...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Vlorë, Gjirokastër...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...