“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zbuluar akuzat që rëndojnë mbi zyrtarin e Urbanistikës në Sarandë, Ariel Balani.
SPAK njofton se shtetasit me iniciale S. D. dhe F. D. janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt.
Balani, duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, u ka kërkuar 12 mijë euro dy personave të sipërpërmendur për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.
Në korrik të 2021-shit, ai u ka marrë atyre 6 mijë euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe zyrtari ka kthyer paratë.
Gjykata e shkallës së parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.
Njofimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka regjistruar procedimin nr.188 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasit S. D. dhe F. D. janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt. Shtetasi A. B. duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë ka ndërvepruar me shtetasit F. D. dhe S. D., të cilëve iu ka kërkuar 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021 shtetasi A. B. ju ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtë mijë) Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe shtetasi A. B. ia ka kthyer shumën monetare.
Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi A. B., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit F. D. dhe S. D. kanë patur probleme edhe në lidhje me një objekt të ndërtuar nga ata në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja në vitin 2019 subjekti “F. D.”, është proceduar me masë administrative. Në muajin mars të vitit 2020 shtetasi J. P. me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë shtetasit J. P. shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti i shtetasit F. D. është prishur vetëm në datën 07.06.2021.
Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, shtetasi J. P., ka konsumuar elementë të veprës penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.115 date 25.10.2023, ka vendosur :
1.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim A. B., hetuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.
2.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim J. P., hetuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Masat e mësipërme janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 26.10.2023./ CNA
Një zyrtar i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës është...
Gazetari Blendi Fevziu gjatë emisionit "Opinion" i është d...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në emisionin Op...
Gazetari Blendi Fevizu i ka drejtuar ish kryeminsitrit Sal...
Ish kryeministri Sali Berisha në emisionin Opinion ka treg...
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes analistit Andi Bu...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka bërë me dije se SPAK ka f...
Ish kryeministri Sali Berisha në daljet e tij publike apo ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka shk...
Ish kryeministri Sali Berisha është trteguar i prerë d...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për vendimet e gjykat...
Valentina Teodoresku ishte avokatja e radhës, e cila u cak...
Dorian Duçka ka dalë nga ambinetet e SPAK, ku është ma...
Në Bullgari është mbajtur kampionati botëror për flutu...
Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi gjykata i caktoi si avoka...
Gjykata ka caktuar disa avokatë shtetit për të mbrojtur is...
Gent Strazimiri ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me v...
Drejtoresha e AKU-së Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen ditën e...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvill...
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin detyrim me paraqitje për is...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...